Lidhu me ne

Kryesore

Të vish në pushtet me premtimin e çrrënjosjes të së keqes dhe ta sofistikosh atë

Të vish në pushtet me premtimin e çrrënjosjes të së keqes dhe ta sofistikosh atë

Nga Edona Llukaçaj

Kam pasur gjithnjë respekt per njerëzit punëtorë, ata që fitojnë jetesën duke u përpjekur e me mund, ata që e arrijnë suksesin me këmbëngulje të paepur, por të jesh fatlum është tjetër gjë.

Në një botë ku edhe diplomat e shkollave jepen duke nënvizuar sa të drejtat aq edhe përgjegjësitë e profesionistit të ardhshëm, të kesh vetëm privilegje është fat i madh.

Sigurisht ministrat aktualë në vendin tonë, shumë prej të cilëve të duken si të huazuar nga “Kabineti i Sulltanit” i Nolit do ishin një shembull tipik i të pasurit fat në karrierë po të mos merrej parasysh sa të lehtë-sakrifikueshëm janë, si ushtarë në një lojë shahu.

Për më tepër, ky vend ka parë politikanë aq fatlumë sa ministrat të duken veçse si fitues të një bilete falas në llotari, pasi “çmimet e mëdha” i kanë kapur të tjerë figura.

Çfarë fati duhet të jetë për një politikan, supozojmë lider historik partie, t’i vdesin ose t’i ikin të gjithë zërat alternativë ose të gjithë rivalët hipotetikë brend forcës së vet politike që hedhin dyshim mbi principin themelor “Partia është Lenini; Lenini është partia”.

Me fatin duhet të ketë lidhje edhe të jesh me profesion udhëheqës i pashmangshëm; të bëhesh kryeministër, kryetar kuvendi, president e kështu me rradhë, ndërsa në kohën që do të marresh veten nga lodhja e madhe të jesh ministër a kryetar partie, që si për hobi vendos politikat e një vendi.

Fat të paperceptueshëm duhet të ketë dikush që nuk mban përgjegjësi minimale, megjithëse nxjerr përfaqësuesit e të përfaqësuarit rrugash, në demonstrata himnesh të ngjirur, protesta me qivure e bojkote spektakolare duke u përbetuar për qëndresë historike, e, më pas, brenda natës “bën kthesë” e dërgon kanakarët e vet në tryeza ripërtypjesh, (se reformimi është si më ndryshe).

Nuk e vret turpi se ka futur në koma një forcë të rëndësishme politike, por artikulon i vetëkënaqur fjalë të mëdha, si demokraci, votë e lirë, zgjedhje të ndershme, rruga drejt Europës etj.
Vetëm dikush që e di se ka në dorë numrat me fat do të sillej kështu, një njeri që nuk ka dhënë kurrë llogari për veprimet e veta.

Një fatlum që gjithçka i është servisur në tabaka e që edhe sloganet me “ik” ia ka maestros borxh, si hijen e vet.

Por fat i çmendur vërtet është të vish në pushtet me premtimin e çrrënjosjes të së keqes dhe veçse ta sofistikosh atë. Fat të kesh për rival politik dhe kryesues së një prej mekanizmave më të reëndësishme të demokracisë, opozitës, një “top anti-stres” që sa më fort e gjuan aq më furishëm të përplaset në duar.

Një individ që punon aq zellshëm për ty sa ta rrit popullaritetin edhe me mitingjet anti-qeveri.

Edhe tërmeti, fatkeqësia e disave, trondit për shansin e këtyre. Kanë fatin, që pasi bëjnë plane buxheti si varrmihës shteti, i mbushet arka nga donacionet, destinacioni i së cilave do jetë vendosur me kohë, ndërsa të prekurit nga fatkeqësia të mjaftohen me biseda “gju më gju”, se po të kishin fat s’do ngeleshin çadrave të grisura.

Veçse fat i madh duhet të jetë që ish-aleati i shpallur armik të mos dekretojë çunakun premtues në vend të ministrit që bëri të mundur kryesimin e e OSBE nga Shqipëria për këtë vit, por të bëjë përjashtimin e rrallë dhe të të dekretojë emërimin si ministër i jashtëm.

Marrëdhënie interesante dashuri-urrejtje plot intriga, alla- telenovelë turke!

Fati që të bësh zgjedhje për lezetin tënd e të bëhen kryebashkiakë çfarëdo tipash të përlyer, sigurisht fatkeqë që s’dinë të fshehin gjurmët e pislliqeve.

Fat…fat që tingëllon si një përqeshje e përdalë për gjithsecilin prej nesh nga lëkurë-regjurit e trotuareve politike.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport11 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix11 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix12 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix12 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix12 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix12 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix12 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix12 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix12 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix13 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook