Lidhu me ne

Aktualitet

Lefter Alla, ish-mësuesi i fizkulturës që u kthye pronar minierash dhe kryebashkiak i Bulqizës

Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla.

Image result for lefter alla

Nga mësues fizkulture në zotërues minierash, drejtues partie e më pas kryetar bashkie. Kjo është historia e ngritjes së Lefter Allës në krye të Bashkisë Bulqizë.

Abc News i kushtoi një profil kryetarit Alla duke zbuluar se për rreth 17 vite ai ka zotëruar një nga kompanitë kryesore të shfrytëzimit të minierave në Bulqizë. Është nip i ish-kryetarit të Bashkisë Bulqizë.

Në vitin 2018 puna e dobët e kompanisë së vëllait të tij shkaktoi helmimin e 60 fëmijëve në një shkollë të Shupenzës. Ndërsa i biri iu arrestua 6 muaj më parë për narkotikë.

Alla është diplomuar për Edukim Fizik, por profesionin si mësues fizkulture e ka ushtruar vetëm në periudhat 89-90 dhe 96-98 në Bulqizë.

Nga viti 2001 deri në vitin 2017 Abc News thotë se ai ka pasur në zotërim një nga kompanitë kryesore në fushën minerare.

Prej janarit 2016 mori drejtimin e Partisë Socialiste në Bulqizë, kohë kur (2015-2019) Bashkia drejtohej nga daja i tij, Melaim Damzi.

Në mars 2018, kompania B-Alla 76 e vëllait të Lefter Allës, Ilir Alla, ishte përfshirë në një rast të rëndë.

Gjashtëdhjetë fëmjë të shkollës së mesme në Shupenzë u asfiksuan dhe u dërguan në spital pasi u helmuan nga kaldaja.

Instalimet e kaldajës ishin bërë nga kompania e vëllait të Lefter Allës, e cila nuk kishte përvojë të mëparshme në këtë fushë.

Pasi Melaim Damzi vendosi të mos rikandidonte për Bashkinë Bulqizë, deputetët socialistë të qarkut Dibër dhe Kryeministri Rama ia besuan Lefter Allës kandidimin për zgjedhjet e 30 qershorit.

Një muaj pas marrjes së detyrës, më 18 shtator 2019, vëllai i tij Vangjel Alla u plagos në Bulqizë. Ndërsa pak muaj më vonë policia arrestoi djalin 19-vjeçar të Lefter Allës, Enion, për lëndë narkotike hashash.

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix17 orë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix18 orë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix19 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix19 orë më herët

Më dëgjo siç dëgjohet shiu – Poezi nga Oktavio Paz

Poezi nga Oktavio Paz Shqipëroi: Merita Paparisto Më dëgjo ashtu siç dëgjohet shiuas me vëmendje por as me shpërqëndrim,gjurmë të...

Mix20 orë më herët

Lana Del Rey tall Selena Gomez: Shko në Meksikë, merr edhe gjyshen me vete

Këngëtarja Lana Del Rey, e cila është mbështetëse e sloganit politik të Trumpit ‘Make America Great Again’, u është bashkuar...

Radar20 orë më herët

Me Gaz Bardhin në krah, Berisha çon në Kuvend ligjin që njeh vetëm dy gjini në Shqipëri

Berisha si Trump, do çojë në Kuvend ligjin që njeh vetëm dy gjini në Shqipëri Kreu i Partisë Demokratike, Sali...

Mix20 orë më herët

Receta e sallatës tradicionale ruse

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 45 minuta Sugjerohet për: 6-8 persona Kalori: 300 kcal për porcion Patate (4 të mesme,...

Mix20 orë më herët

Hallvë tradicionale shqiptare- Receta

Veshtiresia Mesatare Koha gatimit 40 minuta Sugjerohet për: 6-8 persona Kalori: 280 kcal për porcion Miell (500 g) Gjalpë (200...

Mix20 orë më herët

10+ poezi brilante nga Ismail Kadare

I njohur si një nga shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë, Ismail Kadare (28 janar 1936 – 1 korrik 2024) shquhet...

Facebook