Lidhu me ne

Kryesore

Të vegjlit në burg pas tërmetit, por drejtuesve të Tiranës, Durrësit e Krujës s’i hyn gjemb në këmbë

Tërmeti i 29 nëntorit nxori në shesh abuzimet që janë bërë në Tiranë e në Durrës me lejet pa kriter të ndërtimit, të cilat qenë shkaku kryesor i marrjes së jetës së viktimave.

Arrestimet dhe ndalimet e deritanishme për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, dëshmojnë për një hetim selektiv pasi në pranga janë vënë vetëm zyrtarë të niveleve të ulëta e kryesisht të zonave periferike të Tiranës, siç ishin ish-kryetarët e Komunave të Farkës e të Yzberishtit (të Partisë Demokratike).

Shqetësim ky i ngritur dhe nga njëri prej avokatëve që përfaqësojnë të pandehurit, Ramiz Billa: “Duket haptazi! Po të shikosh edhe ish-komunat janë kryesisht djathtas. Ka një lloj selektiviteti.”

Ndërkohë për drejtuesit e niveleve të larta që kanë dhënë leje pa kriter për ndërtimet, jo vetëm në Tiranë por në veçanti në Durrës e në Krujë (Thumanë), ku ka qenë edhe numri më i lartë i viktimave, nuk ka patur asnjë arrestim.

Ditën e djeshme, Prokuroria e Tiranës e mohoi që të kishte një lloj selektimi duke u justifikuar se nuk i kishte akoma aktet e ekspertimit të ndërtesave për të arritur në përfundime mbi përgjegjësitë penale.

Elisabeta Imeraj e konsideroi si një sukses ndalimin e 31 personave dhe të procedimit të 11 të tjerëve.

Sipas saj, hetimi deri më tani ka prekur vetëm ish-komunat për faktin se organi akuzës ka marrë në administrim aktet e ekspertimit të banesave të dëmtuara vetëm për këto zona.

Ka një hallkë të gjatë të procesit se si aplikohet deri në nxjerrjen e një leje ndërtimi, por prokuroria duket se ka anashkaluar hallkën kryesore dhe përfundimtare ku ka rol kryetari i bashkisë.

Siç parashikon dhe ligji “PËR PLANIFIKIMIN DHE ZHVILLIMIN E TERRITORIT”, në rastet e lejeve të ndërtimit mban përgjegjësi kryetari i bashkisë.

Mirëpo kryetarët e bashkive të Tiranës, Durrësit e Krujës nuk duken të shqetësuar për përgjigjet që duhet të japin përpara qytetarëve.

Ndërkohë që atë të Tiranës, Erion Veliajn, e shohim 24 orë në 24 në media, duke bërë edhe premtime se përgjegjësit për dëmet e tërmetit do vihen para drejtësisë, kryebashkiakët e Durrësit e të Krujës (ku ishin edhe dëmet më të mëdha) qëndrojnë larg kamerave.

Ish-kryebashkiakun Vangjush Dako që ka drejtuar Durrësin në 3 mandate s’e kemi parë askund, ndërsa Artur Bushin e kemi parë vetëm një herë në ditët e para pas tërmetit, ku me gjysëm zëri tha se ndërtesat e shembura në Thumanë në tërmetin e parë të shtatorit apo të korrikut të 2018-ës, kanë pësuar vetëm plasaritje. Duke rënë kështu në kundërshtim me deklaratat e zv.kryeministrit Erion Braçe, i cili i doli në krah duke thënë se bashkia i kishte urdhëruar banorët e Thumanës të largoheshin, por ata kishin qëndruar përkundrejt rrezikut.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook