Kryesore
Kokëdhima: Rama, kundër shqiptarëve dhe pro ish-Jugosllavisë
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, reagoi pas padisë së kryeministrit Rama ndaj kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, me pretendimin se homologu kosovar ka shpifur për deklaratat e tij mbi shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi. Sipas Kokëdhimës, Rama e ka bërë zgjedhjen e tij, duke u vënë kundër shqiptarëve dhe pro Ish-Jugosllavisë.
Reagimi i Kokëdhimës:
Rama e ka bërë zgjedhjen e tij. Padit kryeministrin në detyrë Haradinaj pse e denoncoi si mbështetës idesë së shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi dhe hesht për deklaratën e Vuçiç që mohon krimet serbe në Kosovë. Ndaj është edhe mbështetës i ‘Minishengenit’ që ringjall Ish-Jugosllavinë dhe u ka vënë traun me pagesë shqiptarëve në të dyja anët e kufirit.