Lidhu me ne

Kryesore

Lleshaj keqinterpreton ligjin e azilit për të justifikuar dëbimin e Çelik

Lleshaj keqinterpreton ligjin e azilit për të justifikuar dëbimin e Çelik

I pyetur në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi mbi ligjshmërinë e këtij dëbimi, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se dëbimi i Çelik ishte amplifikuar nga media, që sipas tij kishte publikuara shumë fakte të pasakta dhe inekzistente.

Ministri shtoi se shtetasi turk nuk kishte bërë kërkesë për azil me shkrim dhe për këtë shkak, dëbimi i tij nga Policia e Shtetit ishte i ligjshëm.

“Ne nuk kemi asnjë dokument, të paktën kaq sa unë jam informuar, nga Polica e Shtetit, nuk ekziston asnjë dokument që të provojë që qytetari turk ka aplikuar apo ka kërkuar azil,” tha Lleshaj.

“Kërkesat për azil nuk janë verbale, kërkesat për azil janë të shkruara dhe unë nuk di që të ketë patur një dokument të tillë,” shtoi.

Megjithatë, ndryshe nga sa pretendon ministri Lleshaj se kërkesa për azil duket të paraqitet me shkrim, ligji 121/2014 “Për azilin” shprehet qartë se kërkesa për azil mund të bëhet në çdo lloj forme në vendin tonë.

“Kërkesë për azil” është çdo deklaratë e të huajit ose personit pa shtetësi, e shprehur në çfarëdolloj mënyre e në çfarëdo kohe përpara autoriteteve kompetente në pikat e kalimit kufitar apo brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, i cili kërkon mbrojtje ndërkombëtare, sipas konventave ndërkombëtare dhe legjislacionit shqiptar,” thuhet në Nenin 3 të ligjit.

I pyetur nëpërmjet zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme për interpretimin e tij të pasaktë të ligjit dhe justifikimin e dhënë për dëbimin e shtetasit turk, Lleshaj nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi. Gjithashtu, e kontaktuar nëpërmjet zëdhënësit, edhe zyra e Kryeministrit Edi Rama nuk i komentoi deklaratat e Ministrit të Brendshëm – shkruan BIRN në një shkrim të gazetarit Besar Likmeta.

Harun Çelik, baba i katër fëmijëve me profesion mësues u ndalua më 8 korrik 2019 në aeroportin e Rinasit bashkë me shtetasin tjetër turk, Selami Simsek, në përpjekje për të udhëtuar në Kanada përmes një vize false. 42-vjeçari, i cili besohet se është pjesë e lëvizjes së frymëzuar nga kleriku Fetullah Gylen, ishte larguar nga Turqia përpara grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 dhe ishte strehuar në Kazakistan bashkë me familjen.

Çelik u dënua me 13 muaj burg për “përdorim të dokumenteve të falsifikuara” dhe në përfitim të gjykimit të shkurtuar, qëndroi 5 muaj e gjysmë në burgun 302 në Tiranë. Pas lirimit nga burgu me 1 janar, ai u dëbua menjëherë në Turqi, ku është arrestuar dhe akuzuar si anëtar i një organizate terroriste dhe rrezikon një dënim të gjatë me burg.

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes intervistave me dëshmitarë okularë dhe avokatët mbrojtës tregojnë se policia shqiptare e dëboi forcërisht Harun Çelik dhe bëri një vesh shurdh ndaj thirrjeve të tij të dëshpëruara për azil, pasi e kishte shoqëruar më parë brenda ambasadës turke në Tiranë. BIRN mësoi gjithashtu se në orët e tij të fundit në Shqipëri, Çelik iu mohua e drejta e avokatit dhe përkthyesit dhe firmosi dokumente në mungesë të tyre.

Ngjashëm me ministrin Lleshaj, edhe Policia e Shtetit i tha BIRN se Çelik dhe avokatët e tij nuk kishin dorëzuar një kërkesë për azil. I pyetur se pse punonjëst e policisë nuk i kishin marrë në konsideratë thirrjet verbale të Çelik, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u përgjigj se “kjo nuk është një lojë ngriva-shkriva”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook