Kryesore
Befason aktori i “Portokallisë” Ledio Lako: U ndava nga e dashura se nuk njihte Kadarenë

Aktori i njohur i humorit Ledio Lako, i ka befasuar të gjithë me deklaratën që ka bërë së fundmi.
I ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’, teksa ka treguar detaje nga jeta personale, ai ka rrëfyer se si është ndarë nga ish e dashura.
Me plot të qeshura, Ledio u shpreh se jeta nuk është vetëm seks dhe s’e njeriu ndonjëherë duhet edhe të komunikojë.
Aktori tregoi për takimin që kishte pasur me një vajzë , ku ai e kishte pyetur për autorë të letërsisë Shqiptare, si përshembull Ismail Kadarenë dhe vajza në fjalë nuk e kishte njohur.
‘Doli Ismail Kadare në televizor dhe e pyeta se kush është, më tha nuk e njoh. Pastaj e çova në radio, dinte të gjitha këngët përmendësh edhe thashë ku po shkon kjo botë. Nuk është vetëm marrëdhënie seksuale jeta, edhe do flasësh diçka’, deklaroi Lako.