Kryesore
T’ia puthësh apo të mos ia japësh dorën kryeministrit?
“Përse kemi pak para? Ku janë ndihmat”. Me këto fjalë banorë të qytezës së Cobargo në News South Wales të Australisë (një nga zonat më të goditura nga zjarret) kanë kontestuar vizitën e kryeministrit australian Scott Morrison.
Nën kritika se ka bërë shumë pak për emergjencën që ka përfshirë vendin, Morrison është akuzuar se ka treguar pasivitet ndaj shkaqeve që kanë sjellë zjarret.
“Zhduku, nuk je i mirëpritur këtu. Nuk do marrësh asnjë votë nga këto anë” – thërrisnin banorët në një video publikuar nga TV lokal Nine News dhe rimarrë nga CNN, nga ku ka bërë më pas xhiron e rrjetit.
“Ti je idiot”, “ti je një k…” dëgjohen qytetarë të tjerë kundër kryeministrit.
Një grua ka refuzuar ti japë atij dorën, duke i kërkuar llogari për fondet e munguara dhe pagesat e zjarrfikësve.
Të njëjtin gjesti ka përsëritur edhe një zjarrfikës.
Morrison është detyruar më pas të rifutet në makinë dhe të largohet nga qyteza 380 km në jug të Sidnejit.
Kryeministri u akuzua fillimisht në verë kur nisi kriza dhe u raportua nga mediat që ai ishte me pushime në Hawai.
Megjithëse i ndërpreu ato dhe kërkoi falje, kritikat vijuan, sidomos pas deklaratave të tij kundër masave për pakësimin e karbonit në ajër.
Prej 4 muajsh zjarret vazhdojnë në Australi.
Shifrat janë shokuese.
24 persona kanë humbur jetën.
500 milionë kafshë kanë humbur jetën gjithashtu.
Rreth 5 milion hektarë janë shkrumbuar tërësisht (më shumë se sipërfaqja e gjithë Belgjikës)
Plazhet duken si zona lufte.
Mijëra persona janë në kurth mes flakëve pasi disa qytete të vendit janë tashmë të rrethuara nga zjarri.
Marqinet, Vorë pas tërmetit