Lidhu me ne

Gatime

Mënyra më e mirë e të ushqyerit sipas moshës


Ndiq këto këshilla për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor.

Mënyra se si ju ushqeheni mund të shkaktojë probleme, ndërsa mosha juaj rritet, gjë që do të thotë se ajo që ju bëri mirë në moshën 20-vjeçare, mund të mos funksionojë po aq mirë në moshën 40-vjeçare. Ndiq këto këshilla për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor.

1. Kur je në të 20-tat, konsumo salmon

Të njëzetat nuk janë gjithmonë kohë qejfi dhe argëtimi por për fat të mirë, konsumimi i këtij peshku të ujërave të ftohta, mund të ndihmojë për të parandaluar apo trajtuar depresionin, një gjendje ku gratë kanë gati dy herë më shumë shanse të bien sesa burrat.

Studimet tregojnë se depresioni ka më shumë gjasa të zhvillohet fillimisht mes moshës 15 dhe 34 vjeç. Por salmoni është i pajisur me acide yndyrore omega-3, të cilat mund të stabilizojnë ndjenjat e tua duke rritur nivelin e serotoninës, lëndës që të bën të ndihesh mirë.

“Në moshën 20-vjeçare ka gjasa që ju po punoni shumë dhe po kaloni kohë me shoqërinë e ndoshta nuk keni kohë për të gatuar.Nëse dy herë në javë përdorni salmonin, atëherë bëni shumë mirë”, thotë Ruth Frenchman, një autore librash mbi dietat. “Nëse përzieni salmonin me sallatë dhe me pak majonezë me yndyrë të ulët për drekë, mund t’iu shijojë shumë.”

2. Në moshën 30 vjeç: konsumoni vezë dhe spinaq

Kjo është koha kur ju bëni fëmijë, kështu që ka gjasa që jeni njëkohësisht duke ushqyer fëmijën me gji apo jeni shtatzënë. Mbajeni veten mirë me një omletë me spinaq dhe qumësht çdo mëngjes. E verdha e vezëve dhe spinaqi përmbajnë kolinë, një ushqyes që ndihmon trurin e fëmijës të zhvillohet siç duhet. Instituti i Mjekësisë rekomandon konsumimin e 425 mg koline në të gjithë kohën, 450 mg nëse jeni shtatzënë dhe 550 mg nëse po jepni ushqim me gji.

Një vezë e madhe do të japë 145 mg kolinë dhe një gjysmë kupe me spinaq do të të japë 240 mg. Spinaqi ka më shumë prioritet, sepse përmban edhe një ushqyes tjetër të vlefshëm për nënat, folatin, i cili ndihmon në shmangien e lindjeve me defekte. Një gjysmë gote me spinaqin e gatuar lehtë jep rreth 130 mcg foliat, një e treta e asaj që rekomandojnë mjekët për gratë në këtë moshë.

Kur je shtatzënë, duhet të synohet 600 mcg dhe kur je me qumësht, duhet të synosh 500 mcg. Nëse nuk arrin këto nivele përmes dietës, mund të pyesësh mjekun nëse marrja e suplementeve është një ide e mirë.

3. Kur je 40: konsumo mish viçi pa dhjamë dhe brokoli

Për ata që dashurojnë hamburgerët në këtë moshë, kjo është fat. Mishi i viçit pa dhjam përmban shumë hekur, një ushqyes që ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, furnizuesit e trupit me oksigjen dhe që mbajnë nivelin e energjisë lart.

Mjekët rekomandojnë 18 mg në ditë për gratë në moshën 40 vjeç dhe 27 mg gjatë shtatzënisë. Nevojiten 9 mg kur je me qumësht. Rreth 120 gramë mish do të sigurojnë 4 mg hekur. Por, për shkak se mjekët e kancerit rekomandojnë kufizimin e konsumit të mishit të kuq në rreth 520 gramë në javë, më shumë se kaq mund të shkaktojë sëmundje zemre dhe rrezik kanceri, duhet të kërkohet hekur nga burime të tjera, si karkalecat e detit apo farat e kungullit.

Kur je në të dyzetat, është gjithashtu me rëndësi kritike të konsumosh perime si brokoli, për shkak se reduktojnë rrezikun e kancerit të gjirit.

4. Në të 50-at: ushqime me yndyrë të ulët

Ju duhet të keni dëgjuar për përfitimet e shumta që vijnë nga kosi me nivel yndyre të ulët ose pa yndyrë. “Estrogjeni përmban kalcium në kockat tuaja, por pas menopauzës, ju filloni të humbni estrogjen, dhe rrjedhimisht humbisni kalcium dhe fuqinë e kockave”, thotë Joan Salge Blake, një nutricist.

Kosi siguron afërsisht 300 mg ose një të katërtën e kalciumit ditor të nevojshëm. Për pjesën tjetër, pini qumësht pa yndyrë dhe lëng portokalli të fortifikuar me kalcium apo hani djathë me yndyrë të reduktuar.

Për të ndihmuar trupin tuaj të absorbojë kalciumin, flisni me mjekun për mundësinë e marrjes së suplementit me vitaminë D, megjithëse ju mund ta merrni këtë vitaminë edhe përmes ushqimeve, si kërpudhat apo nga dielli. Gjithsesi është e vështirë të marrësh vitaminë D mjaftueshëm përmes dietës.

5. Konsumoni bishtajore në moshën 60-vjeçare

Ka një këngë që këndohet në shkollat fillore në SHBA: “Fasulet, janë të mira për zemrën”. Kjo është në fakt edhe shkencërisht e vërtetë. Të gjitha llojet e bishtajoreve, bizelet, bathët, fasulet etj, përmbajnë nivel të lartë potasi, gjë që ndihmon në uljen e presionit të gjakut, një faktor i njohur për sëmundjet e zemrës.

Këto mrekulli të vogla janë gjithashtu të pasura me fibra, të cilat ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur dhe të mbani një peshë të shëndetshme. Lufta kundër obezitetit dhe presionit të lartë të gjakut është e rëndësishme pas kësaj moshe, sepse gratë mbi 55 vjeç kanë dy herë më shumë gjasa të goditen nga një atak kardiak në krahasim me burrat apo gratë më të reja.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet2 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske2 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar2 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix2 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar2 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike3 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook