Kryesore
“Rrëmbim personi” / Një tjetër reagim nga PE për rastin e Harun Çelik
Rebecca Harms është eurodeputetja e dytë që reagon për ngjarjen e ndodhur në Shqipëri, në datën 1 janar.
Ekstradimi nga Shqipëria drejt Turqisë i qytetarit turk, Harun Çelik ka shkaktuar reagime të organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të Parlamentit Europian.
Politikania gjermane, Rebecca Harms ka kërkuar një hetim serioz mbi procedurat që ka ndjekur Shqipëria për ekstradimin e një qytetari ndaj të cilit ka akuza politike nga Turqia.
Në një reagim në Twitter, Harms shprehet se duhet “një hetim i pavarur i këtij rasti dhe rasteve të ngjashme të rrëmbimeve të shtetasve turq jashtë vendit është urgjentisht i nevojshëm”.
Ajo ka shpërndarë në Twitter dhe një lajm për rastin e Harun Çelik, ekstradimi i të cilit drejt Turqisë vlerësohet si rrëmbim personi dhe shkelje e të drejtave të njeriut.
Rebecca Harms është eurodeputetja e dytë që reagon për ngjarjen e ndodhur në Shqipëri, në datën 1 janar.
Në datën 2 janar, eurodeputetja Ramona Strugariu kritikoi qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Edi Rama për shkelje të Konventënës së Këshillit të Evropës për ekstradimin, duke theksuar se asnjë vend nuk ekstradon një individ të cilit i rrezikohet jeta në shtetin ku po dërgohet.
“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Shqipëria ka firmosur Konventën e Këshillit të Europës mbi ekstradimin. Ju thoni se Shqipëria është gati për në BE. Atëherë ju lutem respektoni nenin 19, pika 2 të Kartës Europiane për të Drejtat Themelore dhe mos e ekstradoni #HarunÇelik në Turqi!”, shkroi ajo.
Harun Çelik u arrestua në Shqipëri me dokumente false dhe deklaroi se në Turqi i rrezikohej jeta për shkak e etiketohej si mbështetjes i lëvizjes Gulen, e shpallur organizatë terroriste nga Erdogan.
Pas vuajtjes së dënimit për falsifikim dokumentash në Shqipëri atij i ishte premtuar strehimi në një qendër azilkërkuesish.
Por pas lirimit nga drejtësia shqiptare ai është ekstraduar drejt Turqisë.
Sipas mediave turke veprimi u krye nga Shërbimi Informativ Kombëtar Turk i quajtur ndryshe (MIT).
Shqipëria i bashkohet në këtë mënyrë një numri të vogël shtetesh që i binden kërkesës së presidentit të Turqisë Recep Taip Erdogan për të dërguar në Turqi për ndjekje penale çdo person të lidhur me lëvizjen globale Gulen, të cilën ai e akuzon si organizatore të grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016.
An independent investigation of this case and similar cases of abductions of turkish citizens abroad is urgently needed. @hrw @hrw_de @coe @Dunja_Mijatovic @SLagodinsky https://twitter.com/ihrfm/status/1213429478682234880 …IHRF Marburg@IhrfM„Die illegale Entführung des türkischen Staatsangehörigen Celik durch die Regierung Rama verletzt die Menschenrechte und verstößt gegen albanisches und internationales Recht, einschließlich der Konventionen des Europarats.+ @hrw https://exit.al/en/2020/01/03/deported-turkish-teacher-was-denied-political-asylum-dp-calls-for-independent-investigation/ …https://twitter.com/GencPollo/status/1213181205622992898?s=19 …24112:28 AM – Jan 5, 2020Twitter Ads info and privacy293 people are talking about this