Lidhu me ne

Aktualitet

Kush është Zoran Milanovic, presidenti i sapozgjedhur i Kroacisë i cili më parë këshillonte Edi Ramën

Ish-kryeministri, Zoran Milanović është zgjedhur si presidenti i ri i Kroacisë në zgjedhjet e 5 janarit, duke mposhtur lehtësisht presidenten në detyrë, Kolinda Grabar-Kitarović.

Milanović fitoi 52.7 përqind të votave në balotazhin, që pritej ta fitonte zonja Grabar-Kitarović. Humbja e saj do të jetë një goditje e rëndë për partinë në pushtet – Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) të kryeministrit Andrej Plenković. Kroacia më 1 janar mori përsipër presidencën e rradhës gjashtë-mujore të Këshillit të Bashkimit Evropian që më vonë këtë vit do të përballet me zgjedhje parlamentare.

Ish-kryeministri socialdemokrat pritet të marrë detyrën në 19 shkurt 2020.

53-vjeçari Milanović u tha mbështetësve të tij në fjalimin e fitores se ai dëshiron të krijojë një Kroaci më tolerante, evropiane.

“Katër milion prej nesh po kërkojnë vendin tonë në Evropë që është, përkundër të gjitha problemeve, vendi më i bukur për të jetuar, projekti më paqësor në të cilin Kroacia duhet të gjejë vendin dhe interesin e saj”– tha Milanović, citon EE.

Kush është Zoran Milanović?

Zoran Milanoviç, ish-kryeministri i majtë i Kroacisë i cili u zgjodh si presidenti i ri i vendit të dielën, është një politikan me përvojë që u rikthye pasi u largua nga politika për tre vjet.

Siç shkruan rfi, 53-vjeçari është parë nga kritikët si arrogant dhe një i vetmuar i përqendruar në ambiciet e tij.

Kur u emërua kryeministër në vitin 2011, në moshën 45 vjeç, kreu i Partisë Social Demokratike (SDP) u perceptua nga shumë si një politikan i ri premtues, pa korrupsionin që kishte pllakosur partinë rivale konservatore HDZ.

Por qeveria e tij nuk arriti t’i plotësojë pritshmëritë dhe të zbatojë reforma shumë të nevojshme. SDP e tij humbi pushtetin pas zgjedhjeve të 2015 dhe Milanovic u tërhoq si shef i partisë pasi ai dështoi përsëri në votimin e parakohshëm të vitit të ardhshëm.

Që nga ajo kohë ai drejton një kompani konsulente menaxhimi dhe mes klientëve të tij përmendim dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama. Emri i tij madje është  përmendur edhe për një tender fiktiv në vend, atë të zhvilluar në tetor 2018 nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për “Përmirësimin e e Modulit të Menaxhimin të Kontrollit të Faturimeve” që ka vlerën 15.5 milionë eurosh (lexo këtu).

Milanoviçi u rikthye në politikë duke marrë pjesë në garën presidenciale si “President me Karakter”, duke u munduar të thyejë reputacionin që kishte më parë si një njeri kokëfortë.

Në fushatë ai premtoi ta bënte Kroacinë më “të mirë”, me një shoqëri të barabartë dhe gjyqësor të pavarur.

Lindur në Zagreb në vitin 1966, Milanoviç ishte një student i drejtësisë. Ai ishte një boksier amator në të njëzetat e tij, por ai kurrë nuk mori pjesë në ndeshje.

Ai u bashkua me ministrinë e jashtme gjatë luftës së pavarësisë së viteve 1990 të ish-republikës jugosllave.

Më pas, Milanoviçi shërbeu për tre vjet me Bashkimin Evropian dhe misionin e NATO-s në Bruksel dhe përfundimisht u bashkua me SDP në 1999.

Ai e pa partinë SPD si kundërpeshë të përsosur ndaj vlerave ‘rurale’ të promovuara nga HDZ që në atë kohë në pushtet, udhëheqësi nacionalist i të cilës Franjo Tudjman vdiq në dhjetor 1999.

Milanoviç u zgjodh kryetar i SDP në mes të vitit 2007 si pasardhës i mentorit të tij Ivica Racan, një ish-kryeministër që vdiq nga kanceri.

Milanoviç është i martuar me një mjeke dhe ka dy djem.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook