Lidhu me ne

Kryesore

Denoncimi / Një rast hajdutërie në media që të le vërtetë pa fjalë

Denoncimi / Një rast hajdutërie në media që të le vërtetë pa fjalë

Një rast gati i pabesueshëm i kurajos për të vjedhur pronën intelektuale të tjetrit është denoncuar dje nga studiuesi Vladimir Kola (në foto).

Një shkrim i sociologout dhe diplomatit të njohur Fatos Tarifa, botuar në DITA në 2013 është rimarë nga një autor që prezantohet në gazetën Bota Sot si “doktorant ne universitetin e Orleonsit per maredhenie nderkombetare, France”.

Doktoranti nuk ka ndryshuar presjen, ka kopjuar gjithçka nga titulli deri tek fjalia e fundit.

Ka zëvendësuar vetëm fjalën Shqipëri në shkrimin e Tarifës në Dita me fjalën Kosovë.

Për nga përmasat rasti është për të qeshur e për të qarë duke nxitur edhe ironinë në postimin denoncues të Kolës.

Shkrimi i z.Tarifa në DITA mund të lexohet duke klikuar KËTU

Shkrimi i “doktorantit” në Bota Sot mund të lexohet duke klikuar KËTU

Denoncim i z.Kola në rrjetet sociale

Studiuesi Kola është një nga denoncuesit e vjedhjeve të pronës intelektuale në politikë dhe botën akademike.

Disa prej rasteve janë vërtet skandaloze dhe përfshijnë emra publikë, por reagimi serioz i institucioneve ka munguar.

Një nga rastet e fundit – edhe ky pa reagim institucional – është denoncuar nga studiuesi Ilir Mborja dhe ka të bëjë me ish-drejtorin e ISKK, Agron Tufa.

Doktoratura e tij, e cila ka shërbyer edhe për emërimin në post dhe pagesat ekstra është e vjedhur, madje veç vjedhjes, janë falsifikuar më pas dokumenta shtetërorë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook