Kryesore
Video/ A ka mashkull që s’tradhëton? Ja si përgjigjet Bieta Sulo
Në emisionin e saj “Ftesë në 5”, moderatorja Bieta Sulo është përballur me një pyetje që bëhet shpesh.
Teksa ajo e pyeti gazetaren, Sabina Mete nëse do ta falte tradhëtinë, kjo e fundit ju përgjigj po me një pyetje.
“Nuk e fal kurrë. Pse ka ndonjë mashkull që nuk tradhëton? Ku është ta marr për burrë! Ta çoj te babi! Ka ndonjë mashkull që nuk tradhëton?”, tha Sabina.
“Unë një e njoh, por e kam për vete. Nuk të ndihmoj dot!”, u përgjigj Bieta duke shkaktuar të qeshura.
Ndërsa më pas e ka postuar bisedën e tyre në Instagram duke i shkruar Sabinës: “Më fal që s’të ndihmova dot”. /Gazeta Liberale