Lidhu me ne

Kryesore

“Rama, kryeministri me bilanc më të dobët në këto 30 vite”, Gjekmarkaj skanon politikën: Tërmeti, aleat i qeverisë. I ka mpirë të gjithë!

Analisti dhe profesori Agron Gjermarkaj shprehet se Edi Rama është kryeministri me bilancin më të dobët në këto 30 vite, ndërsa tërmetin e ka konsideruar aleat të qeverisë.

I pyetur në rubrikën “Opinion” në News24 nëse ka gabuar opozita më protestat që zhvilloi, Gjekamrkaj shprehet se protestat e opozitës kanë qenë masive dhe e kanë bërë efektin e tyre.

Por problemi sipas Gjekmarkajt qëndron tek fakti që pas kësaj, opozita pas fazës së revolucionit demokratik, ka kaluar në një fazë heshtje.

Gjekamarkaj: Ndërkombëtarët e kanë të vështirë të analizojnë realitetin këtu. Ata e kanë të vështirë të kuptojnë djegien e mandateve. Por as pjesën tjetër që vidhen dhe blihen vota, nëse ata do të gjuanin mbi opozitën dhe qeverinë, mbase do të kishte një realitet tjetër. Kjo çoi në ato protesta. Kulimi shëmtisë, janë votimet e 30 qershorit, të cilat krijuan një precedent të pazakontë. Votimet u kontestuan nga OSBE/ODIHR, për mënyrë si u administruan nga KQZ, pati pastaj akte në këtë proces që e bënë qesharak, skena gati estrade, në të njëjtën gjë edhe tragjike për menaxhimin e rregullit demokratik në Shqipëri.

Pas tërmetit është përjashtimi nga procesi i integrimit, dhe refuzimi francez dhe holandez.  Duket që tërmeti është bërë një aleat të qeverisë. Një nga problemet e opozitës, është inkoherenca që ka dëshmuar mes fjalëve dhe akteve. Njerëzit opozitës i janë përgjigjur të shumtë, sepse protesta e opozitës kanë qenë masive dhe në këtë aspekt ata e kanë bërë efektin e tyre. Pas kësaj, opozita pas fazës së revolucionit demokratik, ka kaluar në një fazë heshtje.

Ndodhi mesa shohim se i ka mpirë të gjithë tërmeti, duke lënë politikën pak mënjanë.  Nuk e di nëse opozita  po merret me veten, por do të ishte jetike  të merrej. Opozita duke parë zhvillimet politike, gjërat që kanë ndodhur, krizat, thyerjet, si e vetmja shpresë për rrotacion mbetet opozita. Ajo duhet të hapet, duhet të luftojë me programe. Ndryshe në këtë vend as nuk vjen ndryshimi, por as nuk ka shpresë. Me presidentin duket se lufta është më e zbehtë, por nuk është e thënë që të mos rindizet. Presidenti po bën një përpjekje për t’i qëndruar, disa herë e shoh të rrëshqas në terminologji folklorike, sepse Ramës është e kotë t’i përgjigjesh kështu.

Atij duhet t’i përgjigjesh me seriozitet. Nuk mbaj mend një paradoks si ky aktuali, një kryeministër që ka kaq dështime, i cili çdo gjë e mbështet mbi propagandën, njerëzit ikin. Është shndërruar në psikozë, ekonomia është ku thërret qameti. Unë nuk shoh një kryeminstër me bilanc më të dobët në këto 30 vite. Nga 2020, pres që të këtë më shumë arsye, të kultivojnë besim ndaj njerëz tjetrës dhe të ketë një reformë zgjedhore që të japë garanci maksimale për një proces të lirë dhe të ndershëm. Vendosja në krye të SPAK, një hetues të komunizmit, ti shton më tej marazet për këtë drejtësi.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook