Lidhu me ne

Kioske

Ndiheni të lodhur pa shkak, këto janë 14 arsyet kryesore

Ndiheni të lodhur pa shkak, këto janë 14 arsyet kryesore

Mungesa e gjumit nuk është e vetmja arsye nëse ne jemi të lodhur gjatë ditës.

Janë disa arsye të tjera të vogla, të cilat i bëjmë ose jo, ato që më shumë na shkaktojnë lodhjen.

Më poshtë janë të renditura këto arsye dhe mënyra se si ne të arrijmë të jemi plot energji.

1. Të mos stërvitesh kur je i lodhur
Të ndalosh së bëri ushtrime fizike, kur ndjeheni të lodhur mund të ndikojë negativisht tek ju. Nëse ju mendoni se po kurseni energji e keni shumë gabim. Sipas një studimi të bërë në Universitetin e Gjeorgjisë, të gjithë ata persona të cilët filluan të stërviteshin rregullisht tre herë në javë për rreth 20 minuta për seancë, pas gjashtë javësh ndjeheshin më pak të lodhur dhe më me shumë energji.

2. Nuk pini ujë mjaftueshëm
Dehidratimi është një shkak që ju ndjeheni të lodhur, shpjegon Amy Goodson, dietologë në Teksas. Dehidratimi shkakton reduktim në volumin e gjakut, shpjegon Goodson, që e bën gjakun më të trashë. Kjo bën që zemra juaj të pompojë më ngadalë, duke ulur shpejtësinë me të cilën oksigjeni arrin muskujt dhe organet.

3. Ju nuk jeni duke konsumuar hekur mjaftueshëm
Mungesa e hekuri mund t’ju shkaktojë një gjendje plogështie, nervozizmi, dobësie dhe do ju ulë nivelin e pëeqëndrimit. “Kjo ju bën të lodhur për shkak se më pak oksigjen udhëton nëpër muskujt dhe qelizat tuaja”, thotë Goodson.

4. Përpiqeni për të qënë perfekt
Të qënit të përkryer, e cila për hir të vërtetës është e pamundur, ju bën të punoni shumë më shumë dhe të sforconi veten tuaj pa qënë nevoja, shpjegon S. Levine, profesor i psikiatrisë në degën e mjekësisë në Universitetin e Nju Jorkut.

5. Të mendosh negativisht
Supozojmë se ju jeni shumë të frikësuar për të ngarë biçikletën tuaj, sepse keni merakun e ndonjë aksidenti të mundshëm, atëherë ju jeni fajtori i vetëm për këtë “katastrofë”. Të mendosh skenarin më negativë të mundshëm, ju bën të kaloni në një gjendje ankthi dhe të jeni të lodhur mendërisht, thotë Levine.

6. Mosngrënia mëngjesit
Ushqimi që ne hamë, shërben si karburant për trupin tonë dhe kur flemë, trupi ynë vazhdon të përdorë atë që kemi konsumuar darkën e një nate më parë për të vazhduar qarkullimin e gjakut. Pra, kur ne zgjohemi në mëngjes duhet ta furnizojmë trupin tonë me kalori, që të jetë i aftë në përballimin e një dite të re. Anashkalimi i mëngjesit na bën të ndjehemi më të ngadaltë.

7. Kequshqyerja
Kequshqyerja është një nga shkaktarët kryesorë të lodhjes suaj gjatë ditës. Dieta juaj ushqimore duhet të përmbajë të gjithë vlerat ushqyese në mënyrë të balancuar.

8. Ju nuk dini të thoni “jo”
Nëse deri më sot, ju nuk mundni t’i thoni njeriu një “jo” si përgjigje, është koha që ta praktikoni për të mirën tuaj. Nuk është aspak çudi që shefi juaj mund t’ju kërkojë të dilni në punë dhe të shtunën, e ju me shumë mundësi nuk do mund ta kundërshtonit. Ju duhet ta mësoni veten tuaj për të thënë “jo” me zë të lartë, sugjeron Susan Albers, psikologe.

9. Një zyrë e çrregullt
Një tavolinë pune e çrregullt ju shteron energjitë në punë dhe gjithashtu bën që të humbisni përqëndrimin në punë , sipas një studimi të Universitetit të Princeton.

10. Punoni gjatë pushimeve
Të kontrollosh email-et gjatë pushimeve, ndëkohë që në të vërtetë duhet të ishe duke u relaksuar në diell, është një arsye e fortë se përse ju ndjeheni të rraskapitur. Është njësoj sikur dikush të na kthejë në zyrë me forcë. “Kur ne e marrim kohën e pushimit si duhet ne do të jemi më kreativ, produktiv dhe efektive kur të kthehemi nga pushimet”, thotë Lombardo.

11. Konsumimi i një (ose dy) gote vere para gjumit
Një gotë verë para gjumit tingëllon mirë, por në të vërtetë mund të ketë një ndikim negativ. Nëse ne konsumojmë një ose më shumë gota vere para gjumit, atëhere ne me shumë gjasa do të zgjohemi gjatë natës nga alkooli.

12. Të kontrollosh email-in në kohën e gjumit
Drita e dukshme e një tableti, smartfoni, ose ekrani kompjuteri mund të hedhin jashtë ritmin normal të trupit tuaj duke shtypur melatonin, një hormon që ndihmon rregullimin e gjumit dhe të zgjimit, thotë Dr. Towfigh.

13. Konsumi i tepërt i kafeinës
Studimet tregojnë se deri në tre gota kafe në ditë është mirë për ju, por duhet të bëjmë kujdes me tejkalimin e kësaj norme. Një studim ka zbuluar se konsumimi i kafeinës edhe gjashtë orë para gjumit ndikon negativisht.

14. Qëndrimi deri vonë në fundjavë
Të gjithë mezi i presim fundjavat për t’u argëtuar e dashur pa dashur argëtimi mund të na gjejë zgjuar mëngjesin e ditës pasardhëse. Nje çekuilibrim i gjumit mund të ndikojë që ne ta nisim javën më të lodhur.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore3 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet3 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske3 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar3 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix3 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix3 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar3 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike4 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix4 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook