Lidhu me ne

Temporal

Europa duhet të shmangë pesimizmin

Ana Palacio

Gjatë dekadës së fundit, reflektimet dhe parashikimet e domosdoshme të fundvitit janë bërë gjithnjë e më të zymta.

Ky pesimizëm është i kuptueshëm: pabarazia është rritur ndjeshëm në pjesën më të madhe të botës; vlerat demokratike dhe normat e qeverisjes janë gërryer vazhdimisht; dhe teknologjia i ka shndërruar shoqëritë dhe ekonomitë tona shumë shpejt, aq sa shumë ndihen të trullosur dhe të pasigurt.

Por ne duhet të kujdesemi që të mos lejojmë që parashikimet e zymta të bëhen profeci vetë-përmbushëse.

Merrni për shembull Bashkimin Europian. Ndërsa vëmendja e tyre ndërkombëtare ka rënë, europianët kanë filluar të ndihen gjithnjë e më të pafuqishëm, si individë, si kombe dhe si një bllok. Pa një vizion unifikues për të ardhmen, BE-ja e ka humbur hovin e saj dhe ka rënë viktimë e pasivitetit dhe frikës nën maskën e nostalgjisë.

Por e kaluara,e cila për shumë europianë s’ka ekzistuar kurrë, dhe e tashmja të cilës ata i shmangen nuk është dhe aq e keq sa duket. Europa mbetet një superfuqi ekonomike dhe rregullatore, me një potencial masiv diplomatik. Nëse europianët e pranojnë këtë dhe rifitojnë vetëbesimin e tyre kolektiv, e ardhmja e tyre mund të jetë e ndritshme.

Thirrja që europianët “të kenë besim te vetja” mund të duket naive dhe e thjeshtë. Por është një parakusht për veprim efikas.

Kjo nuk do të thotë të ndiqni platforma të mëdha federale ose të bëni premtime jorealiste, siç është formimi i një ushtrie europiane. Përkundrazi, gjëja e fundit që i duhet BE-së është një retorikë e lartë dhe premtime të pamundura. Mombajtja e premtimeve të tilla në të kaluarën nga ana e saj ka kontribuar në ndjenjën e madhe të dobësisë dhe cinizmit që ndihet sot.

Në vend të kësaj, BE-ja duhet të bëjë progres konkret për të rritur besueshmërinë e saj.

Këtu, ka arsye për shpresë – duke filluar me Komisionin Europian të konfirmuar rishtas, të udhëhequr nga Ursula von der Leyen.

Edhe pse Komisioni i ri është përkushtuar një retorike madhështore tepër të njohur, ai mishëron gjithashtu një shkallë të pazakontë realizmi. Kjo nuk është askund më e dukeshme sesa në përzgjedhjen e një presidenteje gjermane për herë të parë që nga vitet ’60.

Për më tepër, BE-ja ka treguar një gatishmëri për të eksploruar potencialin e konfigurimeve të ndryshme bashkëpunuese për të nxitur agjendën e politikave.

Për shembull, ka një vrull në rritje për një Këshill Europian të Sigurisë, një propozim i paraqitur nga Franca dhe Gjermania, për të forcuar politikën e jashtme europiane dhe për të mbështetur bashkëpunimin përsa i takon sigurisë me një Mbretëri të Bashkuar post-Brexit.

Një Mbretëri e Bashkuar e tillë do të krijohet shumë shpejt, duke pasur parasysh fitoren dërrmuese të Partisë Konservatore të kryeministrit Boris Johnson në zgjedhjet e fundit. Johnson bëri fushatë me një premtim për ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga BE-ja deri më 31 janar, dhe përmbushja e këtij afati do të ishte një rezultat i mirë.

Sado i padëshirueshëm të jetë Brexit, zvarritja e procesit nuk ka sjellë ndonjë dobi. Përfundimi i sagës 3.5 vjeçare do të lejojë një qartësi strategjike më të madhe.

Një tjetër burim kryesor pasigurie mund të hiqet gjithashtu vitin e ardhshëm: Presidenti amerikan Donald Trump.

Ndoshta asnjë zhvillim nuk e ka nxitur më shumë pasigurinë mes europianëve sesa sulmet tekanjoze të Trump ndaj marrëdhënies transatlantike gjatë tre viteve të fundit.

Nëse ai mposhtet në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, marrëdhëniet nuk do të kthehen thjesht në gjendjen e tyre para zgjedhjes së Trump, por parashikohet që ato të ndreqen dhe europianët do të jenë në gjendje të psherëtijnë të lehtësuar.

Edhe një fitore për Trump, megjithatë, do të sigurojë lloj qartësie. Do të jetë e qartë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të llogariten më si një partner strategjik. Në vend që të përpiqet të largoje Trumpin, aq më pak të mbështetet tek ai, Europa duhet të ecë përpara më vete.

Një arsye e fundit për shpresë në lidhje me perspektivat e Europës në vitin 2020 është pranimi nga ana e saj për kërcënimin që paraqet Kina për rendin ndërkombëtar liberal.

Në mars, BE-ja e etiketoi Kinën një “rival sistematik”. Në fillim të këtij muaji, në takimin e liderëve të NATO-s në Londër, BE-ja vazhdoi më tej, duke pranuar se fuqizimi i Kinës përbën “sfida që duhet t’i adresojmë së bashku si Aleancë”.

Kjo ngjall shpresat se Europa nuk do të verbohet aq shumë nga premtimi për financime dhe investime kineze sa të mos i qëndrojë vlerave të saj dhe të mbrojë interesat e saj afatgjatë.

Sfidat me të cilat përballet Europa – përfshirë menaxhimi i emigracionit dhe zhvillimi i një strategjie të re për Afrikën – mund të jenë të mëdha, por zor se janë të pakapërcyeshme.

Progresi do të kërkojë vizion strategjik, vullnet politik dhe zvatime efikase. Por së pari, ai do të kërkojë më tepër vetëbesim.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore4 orë më herët

“Adriatik Lapaj më mashtroi. Ai është kurth i Sali Berishës për të përçarë votat e djathta” – Akuzat e Dash Sulës

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka rrëfyer ngjarjet rrokamboleske me të cilat është përballur 72 orët e fundit duke akuzuar përveç...

Radar4 orë më herët

“Kemi një ballist këtu, që pasi na njohu s’na u nda më” – Kandidati buzëqesh vesh më vesh pasi Rama e përmendi

Ish-kandidati i PD-së në zgjedhjet e vitit 2017, Halit Valteri, buzëqeshi vesh më vesh pasi kryeministri Rama e përmendi në...

Mix4 orë më herët

Monologu i Sam Rockwell në “The White Lotus” bëhet viral!

Sam Rockwell befasoi shikuesit me një paraqitje surprizë në sezonin e tretë të “The White Lotus”, duke interpretuar një monolog...

Radar5 orë më herët

Nard Ndoka: Berisha s’është politikan më i mirë se unë, Majko adoleshent!

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka deklaruar se është një politikan më i mirë se kreu i PD-së, Sali...

Mix5 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që janë njerëz më të mirë se sa duken

Nëse dikush ju pyet se cila është shenja juaj e zodiakut, ka disa përgjigje që priten me siklet, madje edhe...

Radar5 orë më herët

Pse Donald Trump e mbylli “Zërin e Amerikës”

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për mbylljen e agjencisë së lajmeve “Zëri i Amerikës” të financuar nga qeveria federale...

Sport5 orë më herët

Hamdi Salihi mes 50 golashënuesve më të mirë të Europës për shekullin e 21-të.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, është renditur i 28-ti në Europë në listën për golashënuesit më të mirë të...

Gatime5 orë më herët

Video / Recetë e thjeshtë për Tiramisu (pa vezë)

Tiramisuja është ëmbëlsira e çdo feste dhe e çdo periudhe të vitit. Ka padyshim një nga shijet më të veçanta...

Radar5 orë më herët

10 mistere amerikane për Gërdecin

Çdo 15 Mars media ofron detaje dhe fakte të përsëritura mbi dosjen ‘Gërdeci’. Fakte të stërthëna apo detaje të përzgjedhura...

Radar4 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Facebook