Lidhu me ne

Aktualitet

Fushatë gjithmonë, qeverisje ndonjëherë


Në epokën e komunikimit ku jetojmë sot, më e rëndësishme për një qeveri është bërë komunikimi se sa qeverisja.

           

edi rama ile ilgili görsel sonucu

 

Ervis Iljazaj

Kush mendon se tërmeti i ka dhënë një mundësi të artë Edi Ramës për të ndërtuar një fushatë elektorale rreth tij e ka gabim. Jo për faktin se nuk po e bën këtë fushatë, por për faktin se Edi Rama është në  fushatë elektorale kostante, dhe rasti i tërmetit nuk përbën ndonjë përjashtim. Pra, fushata është e përhershme, qeverisja e tij ndodh  ndonjëherë.

Në këtë kuptim, për një komunikator të madh si puna e tij, nuk ka rëndësi nëse kjo është fatkeqësi natyrore, debat me gazetarët, apo ligji anti-shpifje, rëndësi ka që  cdo moment kthehet në një fushatë elektorale, pavarësisht se cfarë tematike është në qëndër të tij.

Rasti i tërmetit përbën ndoshta një rast specifik për faktin se është një moment që ka të bëjë me jetën e njërzve, me banorë fatkeqë dhe lotë dhimbjeje të cilat krijojnë shumë emocione. Dhe emocionet, janë arma më e mirë për të përfituar politikisht.

Edi Rama e di mjaft mirë, që tërmeti  mund të përbjë një kartë elektorale të rëndësishme për betëjn e tij politike të ardhshme, prandaj edhe kërkon të dalë nga kjo histori si shpëtimtari i kombit. Në fakt, në raste të tilla të fatkeqësive natyrore, në vëndet me një shtet të konsoliduar, protagonistët janë drejtorët e emergjencave, komisarët e jashtëzakonshëm të caktuar nga qeveria, apo struktura të tjera të specialuzura të shtetit. Ndërsa në rastin e Shqipërisë, i vetmi protagonist është vetë Kryeministri. Ai merr vendimet se ku do të ndërtohet, sa do ndërtohen dhe kush do ti ndërtojë, duke dhënë idenës e se pushteti lokal në Shqipëri është inekzistent, pushtet i cili ka për detyrë të menaxhojë situata të tilla. Në fakt, në vëndet e tjera, kur ka fatkeqësi natyore, kryeminsitrat caktojnë një person që zakonisht quhet komisar i jashtëzakonshëm për tu marrë me fazën e menaxhimit apo rindërtimit. Por, ajo që kërkon Edi Rama në këtë rast është që ti thotë shqiptarëve se ai ka po të njëjtën dhimbje njësoj si fatkeqët, dhe se ai do ti shpëtojë nga kjo pabesi e natyrës.

Për këtë arsye, pavrësisht se i urren televizionet, ashtu sikurse shprehet, nuk bën gjë tjetër vecse  shkon dhe jep shfaqe  me banorët e prekur, duke qëndruar përpara syve të shqiptarëve pa asnjë ndërprerje.

Në epokën e komunikimit ku jetojmë sot, më e rëndësishme për një qeveri është bërë komunikimi se sa qeverisja.

Në fakt, ky nuk është vetëm një fenomen shqiptar, por, është një fenomen që ndodh edhe përtej në vendet e tjera. Mirëpo, fushata permanente, është kthyer në një nga arsyet e keqqeverisjes, dhe është bërë shqetësim nga të gjithë ata që kanë përzemër ruajtjen e sistemit demokratik.

Overdoza e komunikimit nga ana e një qeverie, ashtu sikurse Giovanni Sartori e theksonte, është kthyer në një nga armiqtë më të mëdhenj të demokracisë.

Nuk ka rëndësi nëse jemi në moment zgjedhjesh apo në moment qeverisje, e rëndësishme është zhvillimi i fushatës konstante. Është e njohur nga të gjithë që Edi Rama, armën më të fortë tij ka komunikimin me publikun. Por, komunikimi, edhe pse është pjesë shumë e rëndësishme e politikës së sotme, ka një vlerë të caktuar efikasiteti. Është një armë që përtej një pike dhe limiti nuk ka asnjë vlerë, sepse herët apo vonë duhet të bësh llogaritë me realitetin.

Dhe fatkeqësisht, pavarësisht propagandës, pavarësisht shfaqjeve që ngjajnë të një fushate elektorale, pasojat ekonomike dhe shoqëorore që shkaktoi ky tërmet  janë shumë të mëdha për tu mbuluar, qoftë edhe nga një komunikator i madh si Edi Rama. Flitet për një dëm rreth një mlliard euro si kosto financiare që do të rëndojnë mbi shpinën e shqiptarëve. Në këtë kuptim, nëse kjo situatë nuk menaxhohet sic duhet, ajo do të ketë një ndikim të madh në ekonominë e vëndit, në rrogat e shqiptarëve, në pensione , apo në rritjen ekonomike. Dhe në kët mënyrë, do të krijojë pakënaqësi të natyrshme ndaj qeverisë, e cila mund të kthehet në një kosto politike për të. /Gazeta Liberale

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore1 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Mix1 ditë më herët

Studimi: Depresioni kalon nëpërmjet stomakut

Sipas një studimi, njerëzit depresivë hanë ndryshe nga ata të shëndetshëm. Kjo njohuri mund të japë impulse për forma të...

Mix1 ditë më herët

Vakti i mëngjesit: Ja gabimet që “sabotojnë” rënien në peshë

1. E anashkaloni plotësisht mëngjesin Ndërsa disa studime raportojnë se anashkalimi i mëngjesit mund të çojë në marrje pak më...

Radar1 ditë më herët

“Vula e PD do kalojë në Strasburg”, Basha flet edhe për zgjedhjet e 11 majit

Lulzim Basha i kooalicionit Demokratët Eurotlantik ka folur lidhur me listat, koalicionet dhe 11 majin e zgjedhjeve parlamentare që na...

Kritike1 ditë më herët

Berisha, mall i skaduar që pengon PD të fitojë zgjedhjet!

Shkruar nga Spartak Ngjela Spartak Ngjela Prandaj, sikurse edhe kuptohet, gjendja e Partisë Demokratike ka vetëm këtë shpresë për të...

Mix1 ditë më herët

Horoskopi ditor, nuk do të mungojë dashuria dhe pasioni

Dashi Gjatë kësaj dite nuk do të mungojnë kënaqësitë për shumë çifte. Dikush do të kurorëzojë një ëndërr dashurie, ndërsa...

Mix1 ditë më herët

9 vite me Danny Fujikawa, por Hate Hudson refuzon të martohet! Ja pse?!

Kate Hudson gjatë paraqitjes së saj në “The Dreë Barrymore Show” ka pranuar se edhe pse ka 9 vite me...

Mix1 ditë më herët

Shtëpia prej 5 milionë dollarësh ku Meghan Markle filmoi serialin e saj: Pse s’zgjodhi rezidencën e saj?

Prona luksoze në Kaliforni ku Meghan Markle xhiroi serialin e saj të ri të Netflix “With love, Meghan” është bërë...

Mix2 ditë më herët

Celine Dion e ftuara speciale në ”Eurovision Song Contest 2025”?

Organizatorët e Eurovision Song Contest (ESC) shpresojnë të mirëpresin këngëtaren dhe ish-fituesen Céline Dion si një mysafire speciale në finalen...

Kryesore2 ditë më herët

Kur do i mbyllë Rama, bigbrother, përputhen apo ishulli tundimeve?!

Koment nga ARDIT HAXHIJA Kur do i mbyllë Rama, bigbrother, përputhen apo ishulli tundimeve?! Edi Rama po përpiqet ta shesë...

Facebook