Lidhu me ne

Kryesore

Gazetari italian: Në Shqipëri, rasti i vetëm në botë që një kryeministër ka TV-në e tij


“Duke e parë nga jashtë, situata për median shqiptare duhet thënë se është dukshëm e vështirë. Edhe duke folur me kolegët, vërej se është një gjendje e vështirë për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme me politikën, që madje nuk pranon as pyetjet, në njëfarë mënyrë.

Gazetari italian: Në Shqipëri, rasti i vetëm në botë që një kryeministër ka TV-në e tij

Gazetari i “Rai 3” Valerio Cataldi e ka provuar vetë reagimin e ashpër të qeverisë shqiptare, pas një reportazhi që ai bëri për narko-trafikun në Shqipëri dhe lidhjet e mafies shqiptare me politikën.

Kritika ishte mjaft e fortë nga kryeministri Edi Rama, që e quajti gënjeshtar.

Por nuk mbaroi me kaq.

Në adresë të tij u bënë edhe kërcënime nga persona me emra falsë, një prej të cilëve i fliste për “pushkë me dylbi” dhe që “të ruante krahët”.

Gazetari i “Rai 3” mendon se politika shqiptare po e ndrydh informacionin.

Ai shton se raste të ngjashme ka edhe në Itali, por jo kaq shqetësuese sa në vendin tonë, ku pabesueshmërisht, kryeministri e ndërton vetë komunikimin publik.

Gjatë një interviste, ai flet për median në Shqipëri dhe situatën e vështirë në të cilën ajo ndodhet.

“Duke e parë nga jashtë, situata për median shqiptare duhet thënë se është dukshëm e vështirë. Edhe duke folur me kolegët, vërej se është një gjendje e vështirë për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme me politikën, që madje nuk pranon as pyetjet, në njëfarë mënyrë.

Pra, situata është problematike.

Nuk kam parë në asnjë vend një kryeministër që ka TV-në e vet dhe në mënyrë autonome bën komunikimin e vet politik.

Vërtet një gjë që nuk mendoj se ka precedent tjetër. Është e padëgjuar.

Përtej kësaj, ka shumë kolegë shqiptarë që rrezikojnë jetën çdo ditë, kërcënohen çdo ditë nga kriminaliteti që bëhet edhe më i fortë në Shqipëri edhe pse ka përpjekje ta fshehin. Për më tepër që përjetojnë agresionin e vazhdueshëm të politikës”, thotë ai.

Si e shpjegoni këtë marrëdhënie të kryeministrit me rrjetet sociale dhe me median në përgjithësi? Ai është shumë i pranishëm.

Kjo është diçka absolutisht e pabesueshme. Besoj se nuk ka asnjë shembull tjetër në botë të një kryeministri që e ndërton vetë komunikimin politik.

Dua të them që përkufizimi i gazetarisë është “qeni i rojës së politikës”.

U krijua për të kontrolluar çfarë ndodh, çfarë politika bën njëfarësoj. Sipas meje mundësia që të jesh i pranishëm, të shikosh, mos të bësh pyetje sepse politika e ndërton vetë informacionet e vet, atëherë do të thotë se ka një ndrydhje totale të domethënies së gazetarisë, Pra ideja është që kemi të bëjmë me një politikë që ndalon, që nuk do që të ketë asnjë lloj kritike e nuk pranon që i bëhen pyetje.

Pra, një qeveri që nuk pranon përballje me shtypin e lirë, që nuk pranon kritikë apo thjesht pyetje nga gazetat që kanë për detyrë që t’i servirin publikut kontradiktat, vështirësitë apo pikat e dobëta të mundshme të politikës, gazetaria është qeni i rojës së politikës dhe nëse politika ndalon kryerjen e këtij roli, do të thotë që nuk ka asnjë dëshirë që të marrë pyetje, të marrë kritika, të ketë një marrëdhënie me shtypin e lirë që është demokratike. Pra të themi që kemi një sjellje të një qeverie totalitare që me demokracinë nuk ka të bëjë fare.

Lidhur me gazetarët shqiptarë ai shprehet:

Unë besoj se gazetarët shqiptarë kanë vetëdije mjaft të fortë. Ajo që nuk duhet të ndodhë është që ndoshta në njëfarë mënyrë rrjedh si pasojë normale, pra është e kuptueshme që mund të ketë një auto-censurim, pra gazetarët do kërkojnë që të liminojnë dhe evitojnë problemet, pra të evitojnë diskutime jokomode. Kjo nuk duhet bërë.

Por kam njohur shumë kolegë me mjaft vlerë në Shqipëri dhe e di se ka vetëdije dhe vendosmëri për ta çuar përpara punën e tyre dhe të bëjnë edhe aleanca ndërkombëtare që u mundësojnë që të dalin nga izolimi që përndryshe bëhet mbytës. Ky vlen si shembull kudo, vlen në Shqipërinë, vlen në Itali, apo për çdo shtet tjetër.”

Politiko

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook