Lidhu me ne

Kryesore

Shqipëria, paga minimale më të ulët në Evropë, 31% e saj shkon për ushqimet bazë


Grupi kërkimor i kompanisë britanike Picodi, ka bërë një studim në të cilën janë përfshirë 52 shtete të botës, ku është shqyrtuar paga minimale zyrtare dhe përqindja që shkon për të mbuluar blerjet bazike të produkteve ushqimore. Në këtë studim është përfshirë edhe Shqipëria ku, sipas Picodi, nevojitet 31% e pagës minimale për të mbuluar ushqimet bazike.

Nga Entenela Ndrevataj

Shqipëria, paga minimale më të ulët në Evropë, 31% e saj shkon për ushqimet bazë

Grupi kërkimor i kompanisë britanike Picodi, ka bërë një studim në të cilën janë përfshirë 52 shtete të botës, ku është shqyrtuar paga minimale zyrtare dhe përqindja që shkon për të mbuluar blerjet bazike të produkteve ushqimore. Në këtë studim është përfshirë edhe Shqipëria ku, sipas Picodi, nevojitet 31% e pagës minimale për të mbuluar ushqimet bazike.

Në këtë analizë, produktet e përfshira në shportën e ushqimeve bazë janë: qumështi, buka, orizi, veza, djathi, perime, fruta dhe mishi.

Në studimin e publikuar, është marrë për shembull shpërndarja e shpenzimeve për pagën minimale të Hong-Kongut.

Sceenshot i kostos së produkteve bazë ushqimore në Hong Kong

Citizens Channel ka bërë të njëjtën llogari për realitetin shqiptar, bazuar këtë herë në çmimet e indeksuara të platformës Nuembo.com, ku publikohen rregullisht çmimet e produkteve të lidhura me kostot e jetesës.

Sipas këtyre të dhënave një familje shqiptare i duhet një total prej 9,183.14 lekë për minimumin bazik të ushqyerjes që  përfshin: Bukë (10 copë); qumësht (10 l); oriz (2.5 kg); vezë (20 copë); djathë lokal (1 kg); perime (8 kg); fruta (6 kg), mish pule (3 kg) dhe mish viçi (3 kg).

Totali i produkteve bazike, bazuar në shembullin e Picodi.com

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në datën 26.12.2018 u miratua vendimi se paga minimale në shkallë vendi bëhet 26.000 lekë të reja për 174 orë pune në muaj. Ky vendim hyri në fuqi në datën një janar të vitit 2019. Megjithatë, të dhënat Eurostat tregojnë se Shqipëria është shteti me pagën me te ulët në Evropë. Edhe nëse e krahasojmë me shtetet fqinje, shteti ynë rezulton të ketë diferencë përsa i  përket vlerës monetare mujore, të përcaktuar ligjërisht.

Konkretisht, paga minimale në Shqipëri është 210.66 euro, pasuar nga Bullgaria (286.33 euro); për të vijur me Serbinë (307.63 euro); Mali i Zi (331.33) euro; ndjekur nga Turqia (422.26 euro); Rumania (446.02 euro); Greqia (758.33 euro) diferencë e cila është në rritje nëse e krahasojmë Shqipërinë me shtetet e tjera.

Shqipëria në raport me shtetet e tjera në mbulimin e ushqimeve bazë kundrejt pagës minimale/ Picodi

Publikuar më parë tek Citizens-Channel.com.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook