Kryesore
Gdhihet me Librin e Shenjtë. A është konvertuar Edi Rama në mysliman?!


Ka pritur të vijë agu që të gjejë frymëzim në Librin e Shenjtë të besimit islam. Në suren që ka dashur të ndajë me të tjerët të bën përshtypje se për herë të parë ka dilemën, nëse i përket së mirës apo së keqes. Kjo të bën të mendosh që dyshimi i kësaj natyre i përket një besimtari, përse jo i një rishtari të sapohyrë në fe.
Natyrisht, Edi Rama e di që përmendja e kotë dhe me qëllim politik të Librit të Shenjtë është gjynah i pafalshëm.
Citimi i Librit të Shenjtë nga Edi Rama:

1. Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme,
2. Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda),
3. Dhe njeriu të thotë: “Ç’ka kjo (që bën këtë dridhje)?”
4. Atë ditë ajo i rrëfen tregimet e veta,
5. Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë.
6. Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre.
7. E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.
8. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.