Lidhu me ne

Aktualitet

Rroftë qeni!


Qeni ka më shumë dije, më shumë logjikë, më shumë informacion se ne . Nuhatje as nuk diskutohet! Ndofta edhe ndershmëri!

Nga Artan Fuga 

Të gjithë dëshirojmë shumë që njerëzit e dëmtuar të jenë në vend të sigurt, dëmet të riparohen sa më shpejt dhe urojmë që kurrë mos përsëriten të tilla drama kombëtare!

Ndërkohë njeriu nuk ka si të mos dojë të dijë se përse u shkaktua ky tërmet, në një zonë kaq të ngushtë me kaq shumë lëkundje, kaq i rëndë, me një vazhdimësi kaq të zgjatur?

Mirë na thonë që tërmeti nuk parashikohet, por pasi ndodh, a mund të dihen shkaqet konkrete se përse ndodhi?

Mbase po, mbase jo! Nuk e di sepse nuk e njoh fare këtë shkencë.

Por nuk kam si të mos pyes: Po tru kanë disa që na japin shpjegime gati ideologjike? Që në vend të shpjegimeve sizmologjike na japin shpjegime mitologjike.

Pa asnjë provë!

Pa asnjë observim!

Pa asnjë argument!

Dhe në vend të këtyre na venë titullin “inxhinjer”, kështu e ashtu!

Po kthehemi në kohën përpara Bekonit ku autoriteti, statusi, i dikujt ishte prova dhe argumenti që ato që ai thoshte duhej të merreshin si të vërteta.

Unë jam Biri i Zotit!
Unë jam Mesia!
Unë jam Skënderbeu!
Unë jam Don Kishoti i Sanço Pançes!

Mjaft o mjaft se na u hap barku! Në keni shpjegime shkencore thuajini, nëse nuk keni, rrini mo pa folur se nuk ua kërkon njeri pa i ditur t’i shpikni! Nuk e pret këtë njeri nga ju!

Institutet rrinë.
Qendrat shkencore heshtin!
Akademia nuk ndihet!
Mendimi nxin!

Dashke shpjegime ti?

Dikush na thotë që pllaka afrikane dhe pllaka europiane që nis andej nga Turqia, kalon në Shqipëri e mbaron në Itali e Spanjë u fërkokan, i hipkan njera tjetrës dhe ja, prandaj tërmeti i 26 nëntorit!

Mirë pllakat që u fërkokan, por këtu nën Hamallaj a poshtë Kurbinit e gjetën të shfryjnë, e gjetën t’i hypin njera tjetrës?!!!

Cfarë shpjegim leshi është ky?

Unë pyes se përse në këto tridhjet km katrorë ka pasur lëkundje kaq të mëdha, ai më thotë jo Afrika, jo Spanja, jo Turqia!!!

Turqia i hypën Europës dhe Europa i hipën Afrikës përsipër!

Eshtë si t’i them se përse më zuri gripi, dhe dikush të më thotë se gripi ka ardhur nga Madakaskari!!!

Unë kërkoj konkreten, ai na flet për universalen!!! Ngrehu nga varri Aristotel! Mirë sizmikën që e qajmë, por bazat e logjikës i dimë apo jo?

Cfarë sizmologjike? Logjiken shkurt fare a e kemi?

Merr frymë toka – thotë dikush tjetër shkencëtar – letrar!

O po mirë, një njëmijë vjet më parë shpjegohej tërmeti me atë që toka ishte mbi kurrizin e një breshke dhe sa herë breshka krruante kurrizin, toka dridhej dhe shkaktoheshin tërmetet.

Ne kërkojmë sizmologji, ai na bën letërsi!

Llafollogji!

Po rri ore rri!

Se ka tre goditje thonë këta shkencëtarrucat. Një, dy, treeeee

O pika që nuk na bieeee!

Mirë i tha njeri: Ore po këtu ka pasur qindra lëkundjeeeee!

Dhe shkencëtari që shpjegon gjithçka u përgjigj : Tre lëkundje qe ndjen opinioni publik!

Këtu thashë : Më ra tavani në kokë pa tërmet!

Ku e di tërmeti se çfarë ndjejmë ne njerëzit! Tërmeti vazhdoka derisa ne njerëzit ta ndjejmë tre herë!!!

Tre herë!!! Cili tërmet? Pse tre dhe jo dy!

Mirë sizmikë nuk kemi si duket, përqasje sizmologjike nuk kemi, po logjikë a nuk kemi të drejtë të kemi!

Se pastaj na ndodh si ai shkencëtari tjetër që na tha se nuk e matëm dot sa zgjati tërmeti se na u fikën dritat në observator!!!

Aman bre po as një gjenerator nga ato të kafeneve nuk keni patur?

Hajde pastaj mos puth qenin!

Hajde pastaj mos dekoro qenin!

Hajde pastaj mos bërtit : Rroftë qeni!

Qeni ka më shumë dije, më shumë logjikë, më shumë informacion se ne . Nuhatje as nuk diskutohet! Ndofta edhe ndershmëri!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook