Kryesore
“Si prind kërkoj hetimin e atyre që kanë çertifikuar sigurinë e shkollës ku mëson vajza ime”
“Shkolla “Emin Duraku” ku mëson edhe vajza ime, është dëmtuar seriozisht dhe e shpallur e papërshtatshme për frekuentim.
Gazetari Edi Oga ka postuar në rrjete sociale foton e shkollës ku studion vajza e tij.
Oga shkruan:
“Shkolla “Emin Duraku” ku mëson edhe vajza ime, është dëmtuar seriozisht dhe e shpallur e papërshtatshme për frekuentim. Nëse tërmeti do të kishte ndodhur në kohë mësimi, fëmijët mund ta kishin pësuar. Si prind, kërkoj hetimin dhe vendosjen përpara përgjegjësisë së personave/institucioneve që kanë çertifikuar sigurinë e këtyre godinave. Pas kësaj, pres që të ndërhyhet profesionalisht për riparimin e saj dhe çertifikimin zyrtar”.
Publiku pret vënien para përgjegjësisë të atyre që ndihmuan tërmetin të vrasë veçanërisht bashkiakëve të korruptuar deh atyre që nuk zbatuan ligjet për paralajmërimet që dha tërmeti i 21 shtatorit, duke ekspozuar banorët përballë rrezikut fatal.