Lidhu me ne

Aktualitet

Varfëri plus tërmet, baraz braktisje!

Nga Artur ZHEJI

Më duket sikur e kam ditur gjithmonë, që në fëmijëri, se nga Kosova, e zbuluar sëpari nga rrëfimet e gjyshes sime gjakovare, do të na vinin një ditë vetëm të mira. Si komb dhe si njerëz që flasin të njejtën gjuhë, që bëjmë sherrnaja të ngjashme, por që mbi të gjitha, kemi shumë nevojë për njeri tjetrin.
Autokolona e gjelbërt, e ndihmës dhe e Dashurisë, që u nis me gatishmëri prej Dardanëve, ngrohu shpirtrat e të shumtëve, këtu në Shqipërinë e kamzhikuar nga varfëria dhe skamja, nga tërmeti dhe paniku kombëtar.
Nëse ka patur një skemë, për ta zbrazur Shqipërinë nga banorët e saj autoktonë, kjo “skemë” apo ky plan, ka funksionuar më së miri prej vitesh. Porse Tërmeti dhe tërmetet, duken se i erdhën në ndihmë, antishqiptarëve që më së shumti na udhëheqin, me ligësinë dhe marrëzinë e tyre.
Sepse askush sot, nuk mund ta thotë me saktësi, kush ishte vrasësi më i madh që na mjeroi kaq rëndë, tërmeti apo korrupsioni i ndërtimeve dhe varfëria jonë e thellë, kur, për paradoks, jemi një Vend që kemi sëtepërmi për frymë popullsie pasurira të pafundme natyrore.
Donin deri dje, përmes mediave të shërbëtore apo të nënshtruara, të na mbushnin mendjen se “Eksodi” i shqiptarëve nga Atdheu i tyre, ishte një normalitet gati planetar.
E pra, natyral, i palidhur nga qeverisjet e nga qeverisja dhe dështimet e tyre.
Një eksod popullor pra, sipas Kryedemagogut, frymëzuar nga aventurizmi dhe nga hedonizmi (dëshirë patologjike e të shijuarit të jetës), një shtysë nomade, madje gati e adhurueshme, e një populli në kërkim të “El Dorados” (apo Parajsës së personalizuar…).
Porse ky tërmet, zbuloi Varfërinë ulëritëse, që është e përditshmja e më të shumtëve, banorë të zymtë të Shqipërisë “hallemadhe”. Shtëpira dhe pallate të ngulura cekët në rërën e plazheve (edhe te bizneset e miqve) apo të kënetave, fytyra njerëzish, më së shumti mjerane dhe të paushqyera ose të kequshqyera, ngelur befas dhe padrejtësisht, në Qiell të hapur.
Kanë filluar që tash që shkruaj, nga njoftimet që kam, përgatitjet për një Eksod të ri, sepse duket se edhe toka, po kërkon të na shkundë nga trojet dhe shtëpitë tona. Ky Eksod i ri, është si një përbindësh me dy koka. Të Mjeruarit që duan të ikin nga sytë këmbët, për një copë bukë më shumë dhe ku toka nuk tundet e shkundet si këtu, dhe pasanikët e rinj, që duan të shijojnë paratë e fituara apo të vjedhura.
Është pra kjo situatë, nga më të rëndat në historinë tonë moderne.
Elita e këtij Vendi, nëse ka mbetur akoma një e tillë, duhet të ndërgjegjësohet për këtë, o sot o kurrë më, të paktën për këto 50 vitet e ardhshme që vijnë…
Por Kosova fisnike hapi dyert dhe duket se një pjesë të gjakderdhjes së largimeve do të na e lehtësojë bujarisht, sepse janë të shumtë shqiptarët e Shqipërisë, që kanë zgjedhur e po zgjedhin si strehë të parë, Tokën e tyre Veriore, ku flitet shqip.
Ndërkohë që Aeroporti, gumëzhin nga largimet lluksoze, të mijëra të tjerëve, veshur me Gucci, Valentino dhe plot pordhë katundi nëpër brekë….
Nuk besoj sot te ndonjë Mrekulli rindërtuese që do të na rikthejë Besimin.
Por dikur, në këtë mjerim kombëtar pa kufinj, Zoti i shqipëtarëve duhet të shfaqet herët a vonë, nuk e di se në çfarë trajte, por besoj se kemi mbritur skajin e të Keqes…

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Receta që shëron tiroidet, çfarë ju duhet dhe si ta përgatisni

LËNGU I SELINOSË 1 racionLëngu i selinosë shqeto dhe i freskët është një nga lëngjet më të fuqishme shëruese që...

Mix22 orë më herët

Shenjat e para të diabetit! Mësoni çfarë duhet dalluar në kohë

Paradiabeti është faza e parë e diabetit. Mjekët e konsiderojnë atë si një shenjë paralajmëruese. Paradiabeti ndodh kur niveli i...

Mix22 orë më herët

5 ushqimet që na rrisin imunitetin këtë periudhë

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe...

Mix22 orë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix23 orë më herët

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë?

Shkencëtarët kanë zbuluar se është më e sigurt që gratë të kenë një fëmijë në një periudhë të caktuar nëntëvjeçare....

Mix23 orë më herët

Shenjat e horoskopit të cilave u hapet “porta e parave”!

Dashi Vëmendja juaj tani është te financat tuaja. Mërkuri në Demi nga 10 deri më 25 maj është i mirë...

Mix23 orë më herët

Një nuse si Demi Lovato: historia e fustanit të saj!

Muzikantja dhe aktorja Demi Lovato dhe kantautori Jordan “Jutes” Lutes janë zyrtarisht të martuar! Çifti u takua në studio në...

Mix1 ditë më herët

Publikohen fotot e Britney Spears me Sean “Diddy” Combs

Foto të rikthyera nga arkiva tregojnë Britney Spears duke festuar me Sean “Diddy” Combs në një klub nate në Las...

Radar1 ditë më herët

Berisha akuzon Bashën: E braktisi votën e shqiptarëve në 2021, dërgoi raport të turpshëm tek ndërkombëtarët

Gjatë një debati në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza...

Radar1 ditë më herët

Myslim Murrizi: ’97-ën e bënë amerikanët, ndryshe nuk rrëzohej Berisha

Ish deputeti Myslim Murrizi dhe analisti Arjan Curri janë përfshirë në një debat në emisionin Top Story, ku po diskutohej...

Facebook