Lidhu me ne

Kryesore

Nuk duam që Edi Rama të na dojë si fëmijët e tij


Në vend të dashurisë prindërore, të shfaqi përgjegjësinë të cilën ka marrë përsipër si kryeministër.

Nuk ishte dhe nuk është koha për t’u marrë sot me Edi Ramën, por ai ka aftësinë e papërballueshme për të shkelmuar edhe mundësinë e një ringritje besimi, solidariteti e frymëzimi human që prodhojnë tragjedi të tilla. Të paktën për disa orë të kishte heshtur dhe të largohej nga kamerat. Shqiptarët sot kanë nevojë të ndjejnë njëri- tjetrin

Nga Armand Shkullaku

Në 48 orët e para të tragjedisë, pothuajse të gjithë e ndalëm dorën për të treguar gjendjen katastrofike të shtetit shqiptar për t’iu përgjigjur si duhet një fatkeqësie natyrore të përmasave të tilla. Nuk ishte dhe nuk është koha për të prevaluar kritikat, por apeli për solidaritet, për unitet dhe për humanizëm.

Të gjithë vlerësuam ndihmën e çmuar që mbërriti nga shumë shtete, ku shkëlqeu ajo e trupave profesionale të Kosovës. Askush nuk zgjodhi të merrej me politikë, ndonëse ishte e paimagjinueshme që një qeveri që hedh qindra milionë euro për check- up e sterilizime, për PPP dhe “rilindje” urbane, nuk kishte as pajisjet më elementare për të kompletuar trupat e saj të emergjencës civile. As aparatura termike, as kamera të thjeshta për të depërtuar në rrënoja, as qen të trajnuar për raste të tilla, madje as doreza gome për ata njerëz që bënë gjithçka për të shpëtuar çdo jetë njerëzore. Nuk ishte dhe nuk është koha për t’u marrë tani me të tilla analiza.

Ishte dhe është koha për të ndërtuar ndjenjën e bashkimit. Dhe këtë duhej ta bënte i pari kryeminstri. Ai duhej të shtynte brenda vetes çdo ngacmim për të bërë politikë, qoftë edhe nëse ndihej i provokuar, duhej ta shmangte tërheqjen fatale që ka ndaj kamerave për të shpalosur deliret e tij, duhej ta kyçte protagonizmin dhe marrëzinë për të bërë propagandë në çdo kohë. Kryeministri do të duhej të ndërmerrte një akt të madh pajtimi duke thirrur një këshill apo tryezë të jashtëzakonshme, bashkë me presidentin e Republikës dhe drejtuesit e opozitës. Të bërit bashkë në fatkeqësi të tilla, është një mbështetje dhe siguri për ata mijëra njerëz që gjenden nën goditjen e fatkeqësisë.

Mirëpo Edi Rama nuk bëri asgjë nga këto. Ai nuk e la t’i ikë rasti, kur edhe në sfondin e rrënojave, zgjodhi fjalët për të shigjetuar kundërshtarët politikë apo për të justifikuar koncensionin e rrugës së kombit. Ai, me xhupin e kombëtares veshur, u kujdes të marrë rolin e protagonistit, duke shmangur madje edhe krijimin e një zyre të informimit të publikut. Dhe kulmin e mbërriti mbrëmjen e djeshme, (do ta kishte patur zili edhe Erjon Velija),  kur pasi përzgjodhi sfondin e duhur dhe caktoi vendosjen e kamerave në terren, u shfaq si rastësisht përpara Sokol Ballës për të qëndruar gati 40 minuta live në prime time. Për të na treguar ndershmërinë dhe ndjeshmërinë e tij si kryeministër i shqiptarëvve.

Pa asnjë respekt për ata dhjetra gazetarë, që kanë mbi tre ditë që raportojnë live në kushte tepër të vështira, pa thënë asnjë fjalë falenderimi për ato media që po bëjnë punën që do duhej të bënte një zyrë shtypi e shtabit të emregjencave, pa kërkuar ndjesë për kaosin e raportimit zyrtar, që ende nuk di të thotë me saktësi sa persona janë të pagjetur dhe sa godina gjenden në rrezik, kryeministri kërcënoi se do ta përdorë gjendjen e jashtëzakonshme për të mbyllur ekrane e portale që nuk i shkojnë pas fotove dhe pozave të tij të propagandës. I dehur nga pushteti, ai harroi madje se ligji për gjendjen e jashtëzakonshme për fatkeqësi natyrore, nuk ia jep një fuqi të tillë.

Shqiptarët nga kryeministri i tyre, në këtë tragjedi që i ka goditur, nuk presin as demonstrimin e forcës së pushtetit të tij dhe as intervistat propagandistike. Ata duan të dinë si po organizohet strehimi, ushqimi dhe ndihma mjekësore për të prekurit nga tërmeti. Ku duhet t’i depozitojnë ndihmat apo paratë dhe kush është zyrtari përgjegjës për administrimin e tyre. Cilat janë vendet e ndihmës së parë, numrat e emergjencës dhe ekipet mjekësore pranë zonave të goditura. Ata duan të dinë se cili është plani për ndërtimin e banesave të reja dhe si do të veprohet që njerëzit të kenë sa më parë një vend ku të fusin kokën.

Mirëpo në vend të këtyre, kryeministri i ngushëlloi “i prekur” se i do të gjithë ata njësoj si fëmijët e tij. Në fakt, e vetmja gjë që do dëshironim, është që kryeministri mos të na dojë si fëmijët e tij, por të na respektojë si qytetarë me taksat e të cilëve ka marrë obligimin të administrojë vendin. Në vend të dashurisë prindërore, të shfaqi përgjegjësinë të cilën ka marrë përsipër si kryeministër. Nuk e kemi votuar si baba, por si politikan që është i detyruar të zbatojë angazhimet që ka si pari i qeverisë.

Nuk ishte dhe nuk është koha për t’u marrë sot me Edi Ramën, por ai ka aftësinë e papërballueshme për të shkelmuar edhe mundësinë e një ringritje besimi, solidariteti e frymëzimi human që prodhojnë tragjedi të tilla. Të paktën për disa orë të kishte heshtur dhe të largohej nga kamerat. Shqiptarët sot kanë nevojë të ndjejnë njëri- tjetrin. 

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix23 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar23 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar23 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore23 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar24 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook