Lidhu me ne

Aktualitet

Ne-POPULLI-jemi shteti!

Ne-POPULLI-jemi shteti!

Ingranazhi i mendimeve,
në rrënojat e tërmetit ka ngecur,
ora e historisë,
disa vite mbrapa ka ecur!

Tërmeti i 21 Shtatorit,
qe parathënia e tërmetit tjetër,
dhe për shtetet më të pasur,
dy tërmete do të qenë ca si tepër!

Për kurrizin tonë të brishtë,
tepër e më tepër ata janë,
po tërmetet-përmbytjet-thatësirat,
janë bashkudhëtarët tanë!

Si në çdo fatkeqësi tjetër,
edhe në hatanë e këtij tërmeti,
të gjithë fatkeqët,
i mbajnë sytë nga shteti!

Për të gjitha pasojat fatale,
do bëhet hall pa diskutim,
po humbja e jetëve njerëzore,
është një kob i zi pa çmim!

Kur si nga miliona xhinde,
pa mëshirë u tund e u shkund dheu,
solidariteti i Kombit shqiptar,
si një diell i ndritshëm shkëlqeu!

Si një grusht të vetëm njerëzor,
të gjithëve na bashkoi tërmeti,
shteti nuk është as Rama-as Meta,
ne-populli-jemi shteti!

Dje e kuptuam se nuk jemi vetëm,
gjithë Bota nga ne i ktheu sytë,
një duzinë shtetesh solli grupe shpëtimi,
që natën e zezë e kthyen në ditë!

Po eleminimi i pasojave,
s’është aspak një shaka,
dëmet janë vërtet kolosale,
dhe duhen para-shumë para!

Tani jemi ende të mpirë,
po shumë shpejt narkoza do na dali,
dhe veç fjalës së mirë,
gjithkush patjetër diçka duhet të fali!

Miliarderët shqiptarë,
që e kanë bërë pasurinë me tenderat e shtetit,
duhet të mbajnë barrën kryesore,
për të mundur verbërinë e tërmetit!

Kur mendon se mijëra shqiptarë,
kanë mbetur vetëm me rrobat në trup,
ne që kemi akoma një jetë normale,
para mjerimit të tyre na vjen turp!

12.Fisnik i vërtetë nuk është ai,
që cimbis fare pak pasurinë,
po ai-njeriu i thjeshtë,
që ndan në mes varfërinë!

Sot nuk është ditë për romuze,
për ato do kemi kohë të gjatë,
por borgjezët më kollaj falin shpirtin,
se sa të falin paratë!

Bosët e mëdhenj të ndërtimit,
që mijëra apartamente i kanë stok aty,
një pjesë të tyre mund ta falin,
për ata qindra që mbetën pa shtëpi!

Duke filluar nga Luli Basha,
jo si politikan-por si milionier,
mund të fali Një milionë euro,
si shembull për milionierët e tjerë!

Ka disa deputetë socialistë milionierë,
në pasurinë e deklaruar,
dhe ata mund të ndihmojnë menjëherë,
disa miliona duke dhuruar!

Po flas për ata që kanë pambarim,
prona dhe para të thatë,
të falin për vllezrit në hall jete,
se jeta është e shkurtër e vdekja është e gjatë!

Ne-populli i thjeshtë do të falim,
po s’ngrejnë shumë peshë qindarkat tona,
thamë se dëmet janë vërtetë kolosale,
dhe për t’i mbyllur duhen miliona!

Në këto ditë të zisë së madhe,
helmi mediatik të evitohet,
gjithë vëmendja e shoqërisë,
tek njerëzit e shkatërruar të përqendrohet!

Tërmeti s’bën dallime partiake,
ai të gjithë njëlloj i badërdis,
tani që prioritet janë fatkeqët që s’kanë më asgjë,
të zbuten sulmet kundër qeverisë!

Të vazhdojë solidariteti që shkëlqeu,
që u ngrit mbi tërmetin si mrekulli,
sot u bëj thirrje shqiptarëve,
të mos bashkohen veç në fatkeqësi!

Edhe kësaj radhe do t’ja dalim,
se s’jemi pak po mbi Dhjetë milionë shqiptarë,
besoj të gjithë diçka do të falin,
dhe malet mund t’i shembim kur jemi solidarë!

A.DUKA

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook