Kryesore
“Ndihma më e madhe? T’i kërkosh llogari qeverisë për taksat”
Nga Gjergj Erebara
Ndihma më e madhe që mund t’i japësh familjeve në nevojë, ato të goditura nga tërmeti dhe ato të tjerat, të cilat kanë tërmet gjithë kohës, është t’i kërkosh llogari qeverisë se si i përdor taksat tona, ta mbash përgjegjëse kur haptazi i vjedh dhe ta detyrosh të bëjë politikat që ti pëlqen, p.sh., të riparojë herë pas here shtëpitë e më të varfërve të më të varfërve, ose të japë ndihmë ekonomike për ta, ose të ofrojë shërbim shëndetësor të paguar me taksat tona pa pasur nevojë për spitale private për të varfër.
Sa për orientim, nja dy shifra:
A janë ndihmat e grumbulluara deri tani, 1-5 milionë euro?!
Bukur! Tani mëso këtë tjetrën: çdo ditë përgjatë të gjithë këtij viti ne kemi paguar 11 milionë euro taksa e tatime. Në total afro 4 miliardë euro. (P.s. në këtë shifër nuk përfshihen taksat koncesionare të tilla si taksa e rrugës së kombit, taksa e kolaudimit, taksa e aeroportit të rinasit, taksa e sigurimeve të makinave, taksa e komisioneve bankare etj. etj. etj. Lista është e gjatë).
****
Marrë nga faqja e autorit në FB