Lidhu me ne

Kryesore

Pano Soko: Si po na vjedh Erion Veliaj, 1 km rrugë 10 milionë USD

Pano Soko: Si po na vjedh Erion Veliaj, 1 km rrugë 10 milionë USD


Pano Soko

Erion Veliaj përpara se te flasë per taksa të reja duhet të fillojë të tregojë një here ku i ka çuar taksat qe ka marrë deri tani.

Sot Tirana ka më pak rrugë, ka më pak ujë, ka më pak hapësira të gjelbërta, ka më pak parqe dhe më pak pemë se katër vjet vjet më parë. Atëhere ku kanë shkuar taksat që kemi paguar?

 

Në 4 vjet zotëria ka shpenzuar rreth 600 milionë USD taksa. Ka shpenzuar rreth 140 milionë USD më shumë se paraardhësi i vet. Ku kanë shkuar këto lekë?

Vetëm nga taksa e ndikimit në infrastrukturë janë mbledhur në katër vjet mbi 120 milionë USD. Ku dhe si janë përdorur këto lekë për qytetarët? Çfarë kanë marrë qytetarët mbrapsht nga këto lekë që jane detyruar të paguajnë te çmimet e rritura të shtëpive?

Janë pagguar në katër vjet rreth 13 milionë USD tarifa parkimi të cilat shkojnë për gjelbërimin e kryeqytetit. Gjithsej Bashkia ka mbjelle (e deklaruar nga vete ajo në buxhet-po e pranojmë për një moment se i ka mbjellë aq) rreth 150.000 pemë, që me një kosto 5$ për fidan, i bie të jenë harxhuar 750.000 USD. Ku kanë shkuar 12.25 milionë USD që mbeten? Përse iu merren qytetarëve këto lekë, për çfarë përdoren që qytetari duhet të parkojë me lekë, kur deri para katër vjetësh parkimi ishte falas dhe kur pemët kushtonin kaq pak?

Janë mbledhur taksë për infrastrukturën arsimore 25 milionë USD këto katër vjet. Iu tha qytetarëve na jepni lekë se do t’iu japim shkolla. Ku janë shkollat? Ku janë shpenzuar 25 milionë USD? Nëse shkollat nuk do të ndërtohen nga taksat e Bashkisë, por do të ndërtohen me PPP, pra do të financohen nga privati i cili do të fillojë të paguhet pas përfundimit të punimeve, atëherë përse qytetarët i kanë paguar këto lekë deri më sot? Ku kanë shkuar këto lekë?

U rrit çmimi i ujit me pretekstin se do të bëhej ujësjellësi dhe do të kishim ujë TË PIJSHËM, 24 orë në ditë. Ku është uji i pijshëm, 24 orë? Ku shkuan 11 milionë USD që u mblodhën nga rritja e çmimit deri tani? Çfarë morën qytetarët për çmimin e rritur që po paguajnë?

U rrit tarifa e pastrimit për qytetarët dhe aktualisht Bashkia grumbullon nga qytetarët 5-fishin e asaj që grumbullonte në 2014. Përse? Çfarë shërbimi morën qytetarët shtesë për të justifikuar këtë rritje marramendëse të kostos që paguajnë?

U 10-fishua tarifa për zënien e hapësirës publike për biznesin. Lekët që u janë mbledhur qytetarëve për këtë tarifë janë rritur me 600%. Çfarë morën qytetarët mbrapsht nga këto lëkë shtesë që po paguajnë?

Bashkia Tiranë ka programuar për investime rreth 200 milionë USD këto katër vjet. Nëse i marrim trashë, trashë veprat “e mëdha” të financuara nga Bashkia janë vetëm Sheshi Skenderbej 13 milionë USD, zgjatimi i bulevardit Zogu I që kushtoi 4 milionë USD, Rikualifikimi i Komunës së Parisit 8 milionë. Këto janë veprat e mëdha që janë financuar nga Bashkia këto katër vjet. Të gjitha shkojnë 25 milionë USD. Nëse po imagjinojmë që janë përdorur dhe 25 milionë USD të tjera për rrugët e lagjeve, shtrime pllakash trotuari të dëmtuara, dhe rikualifikime urbane sheshesh mes pallateve, ku kanë shkuar 150 milionë USD të tjera? Cilat janë veprat që kanë kushtuar kaq shumë dhe që qytetarët s’i shohin?

Bashkia ka vendosur rekord botëror për kostot më të larta, kur 600 m bulevard po e riparon duke shtruar me asfalt me plot 6 milion USD. Pra riparim rruge me kosto 10 milion USD për një Km. Kur ndërkohë Rruga e Kombit u ndërtua nga e para, u ça mali, u hap trase e re, u ndërtua një tunel 5.4km i gjatë dhe kostoja ishte po 10 milionë USD/KM dhe të gjithë ramë dakord që aty u abuzua me rreth 200 milionë USD. Po kur riparon 600m rrugë ekzistuese, kur vetëm do të shtrosh asfalt dhe do të rinovosh ca kanalizime, me kosto 10 milionë USD/KM sa është abuzimi?

Kostoja e ndërtimit të një shkolle në programin e ndërtimit të 17 shkollave me PPP, shkon 4 milionë Euro. Nëse një shkollë ka mesatarisht 2400 m2 ndërtim dhe një m2 kushton 350 Euro, atëherë një shkollë duhet të kushtojë mesatarisht 1 milionë USD, nëse vendosim dhe mobilimin me banka, derrasa, karrige etj.. Pse duhet qytetarët të paguajnë 4 milionë USD për një gjë që kushton 1 milion nëse do të ishte ndëtuar nga buxheti i Bashkisë, aq më tepër kur ata paguajnë 8 milionë USD taksë për arsimin çdo vit?

Çfarë ka blerë bashkia me 500 mijë USD shpenzime interneti që ka realizuar në 2017? Ç’do të thotë të shpenzosh 100 mijë USD për faqe interneti që kushton maksimumi 5.000 USD? Çfarë i duhen Bashkisë 100.000 Euro kamera dhe lente kamerash, a thua është Kinostudio Shqipëria e Re, kur një super kamer moderne kushton 3000 USD?

Erion Veliaj duhe të përgjigjet një herë për këto, përpara se te fillojë të mendojë për taksa të reja. Aq më tepër taksa diskriminuese. Ky, djali nga Tërpani, bën sikur është 5 breza nga xhamia e tabakëve.

Që ta dijë Erioni, qytetarët e gjithë Shqipërisë paguajnë lekë për ato institucione shteterore që na e bezdiskan Erionin sepse sjellin njerëz. Ato institucione dhe njerëzit që punojnë në to, lekët e pagave që i marrin nga taksat e gjithë shqiptarëve, i shpenzojnë vetëm në Tiranë. Ai qytetari nga Berati që paguan pagat e punonjësve të Ministrisë, nuk merr asgjë mbrapsht në qytetin e vet për lekët e taksave që ka paguar, sepse ato lekë shpenzohen në Tiranë, përfitimin e konsumit e merr vetëm Tirana. Bashkia Berat s’përfiton asgje. E po kështu çdo Bashki tjetër. Dhe përsa kohë qytetarët paguajnë taksat, kanë gjithë të drejtën t’i përdorin falas çdo institucion publik.

Trafikun nuk e shkaktojnë të ardhurit. E shkakton babëzia e Erionit që ka dhënë leje ndërtimi në çdo hapësirë të mundshme që mund të përdorej për të zgjeruar pak rrugët. Në 2017 ka dhënë 450 mijë m2 leje ndërtimi, në 2018 ka dhënë 950 mijë m2, në 2019 vetëm 3 muajt e parë ka dhënë 500 mijë m2 leje ndërtimi. Këto e shkaktojnë trafikun. Dhe korsitë e biçikletave që i kanë ngrënë rrugët 1/3 e gjerësisë. Këto e sjellin trafikun.

Tirana ka qënë kryeqytet përpara Erion Velisë, se mos kujton Erioni se u bë i tillë tani që u bë ai Kryetar. Tirana nuk ka pasur nevojë për taksa diskriminuese ansjëherë. As tani nuk ka nevojë për taksa. Ka nevojë për menaxherë të vërtetë. Jo për hajdutë që iu përvidhen jargët si ujqër të urritur për lekë taksash, as për mashtrues mediokër që e kanë mendjen tek Facebook dhe Instagrami. Ka nevojë për dikë që jeton në qytet, jo në vilat me pishinë në komplekset luksoze, kodrave jashtë qytetit. Ka nevojë për dikë që di dhe që do, jo për dikë që as di dhe as do.

E pra Erion Veliaj nuk është një nga këta. Atij thjesht i ra bingoja që të bëjë ca lekë dhe është aty të bëjë ca lekë. Ai vetëm për kaq e vret mendjen. Pas tij, flaka le të bjerë, ai e mbaroi misionin..

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar18 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix18 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix18 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix18 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix18 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix18 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar19 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix19 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix19 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook