Lidhu me ne

Aktualitet

Sa shqiptarë e duan bashkimin kombëtar?

Sondazhi i fundit, ja sa shqiptarë e duan bashkimin kombëtar

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KFOS) dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipëri (OFSA) – me qëllim që ta bëjnë matjen e qëndrimeve, perceptimeve dhe njohurive të qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës për temat që kanë të bëjnë me ndërveprimet mes shteteve dhe qytetarëve, si dhe bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, qëndrimeve ndaj bashkimit kombëtar, integrimeve europiane dhe çështjeve tjera – e kanë realizuar një hulumtim të opinionit publik, të parin e këtij lloji, në Kosovë dhe Shqipëri.

Hulumtimi është realizuar në periudhën tetor-nëntor 2018. Gjithsej janë intervistuar 2.504 qytetarë: 1.200 në Shqipëri dhe 1.304 në Kosovë (1.004 shqiptarë dhe 300 serbë), njofton Klan Kosova.

Ky hulumtim është strukturuar në pesë blloqe kryesore: 1. Njohuritë dhe kontaktet me njëri-tjetrin; 2. Qëndrimet dhe stereotipat; 3. Vlerat dhe besimet; 4. Politikat e përbashkëta; 5. Qëndrimet ndaj bashkimit dhe dialogut Kosovë-Serbi.

Klan Kosova sjell disa nga rezultatet më të rëndësishme.

Bashkimi Kombëtar

Sa i përket dëshirës për arritjen e bashkimit kombëtar, 63 për qind e respondentëve në Shqipëri dhe 54 për qind e respondentëve në Kosovë janë deklaruar se duan që ky bashkim të arrihet.

16 për qind e respondentëve në Shqipëri dhe në Kosovë nuk e duan bashkimin kombëtar. Shumica e tyre janë nga rajonet urbane, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Gjeografikisht, respondentët në rajonin e Prishtinës dhe në Shqipërinë Qendrore e përbëjnë shumicën e qytetarëve që janë kundër bashkimit kombëtar.

Të pyetur nëse janë të vullnetshëm për ta paguar një taksë e cila do ta mundësonte bashkimin kombëtar, gatishmëria e respondentëve zvogëlohet, sepse 29 për qind e respondentëve në Shqipëri dhe 49 për qind e respondentëve në Kosovë pajtohen me këtë.

Sikur do t’iu ofrohej mundësia për të votuar në referendum, 75 për qind e shqiptarëve në Shqipëri dhe 64 për qind e shqiptarëve në Kosovë do të votonin për bashkimin kombëtar.

Ata që e kundërshtojnë bashkimin në një shtet japin arsye të ndryshme, ndër të cilat më e shpeshta ka të bëjë me besimin se shtetet respektive të Kosovës dhe Shqipërisë funksionojnë më mirë si të ndara.

Gjithashtu, një qëndrim i shpeshtë i kundërshtarëve të bashkimit është i bazuar në dallimet kulturore dhe ato të traditës mes shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Shqipërisë.

– Besueshmëria në “mundësinë reale të arritjes së bashkimit kombëtar” ka pësuar rënie të konsiderueshme kur qytetarët janë pyetur për aspektin real të zbatimit, sepse vetëm 23 për qind e shqiptarëve të Shqipërisë dhe 17 për qind e shqiptarëve të Kosovës janë deklaruar që ky projekt është i mundshëm edhe praktikisht.

– Dallime mes shqiptarëve në Shqipëri dhe shqiptarëve në Kosovë ka edhe në perceptimin e realizueshmërisë së idesë së bashkimit kombëtar.

Derisa shqiptarët në Shqipëri mendojnë që “bashkësia ndërkombëtare” është faktori kryesor që ka fuqi ta mundësojë këtë ide, për shqiptarët e Kosovës këtë kryesisht mund ta bëjnë “liderët e Kosovës dhe Shqipërisë”.

Si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, qytetarët të cilët mendojnë se bashkimi kombëtar nuk mund të bëhet e konsiderojnë bashkësinë ndërkombëtare si pengesën më të madhe.

Si pengesën e dytë më të madhe në Shqipëri e shohin kundërshtimin e Serbisë, ndërsa në Kosovë  – shtetet e rajonit tonë në përgjithësi.

Në kategorinë e qytetarëve që i besojnë realizimit të bashkimin kombëtar, shumica në Kosovë thonë se kjo do të ndodhë brenda 5 vjetëve (39 për qind), ndërsa shumica në Shqipëri konsiderojnë se do të ndodhë brenda 10 vjetëve.

42 për qind e qytetarëve në Kosovë dhe 37 për qind e qytetarëve në Shqipëri mendojnë se “bashkimi kombëtar” dhe “anëtarësimi në BE” i Kosovës dhe Shqipërisë janë procese që e kundërshtojnë njëri – tjetrin.

Nëse do t’iu duhej ta zgjidhnin vetëm një opsion, këta respondentë do t’i jepnin prioritet “anëtarësimit në BE” para “bashkimit kombëtar”.

Ndërveprimi

88 për qind e shqiptarëve të Kosovës e kanë vizituar Shqipërinë, ndërsa 31.6 për qind e shqiptarëve të Shqipërisë e kanë vizituar Kosovën.

18 për qind e serbëve të Kosovës e kanë vizituar Shqipërinë në dy vitet e fundit.

Turizmi është arsyeja kryesore për vizita.

Siguria është problematikë më e madhe për shqiptarët e Kosovës që e vizitojnë Shqipërinë (60 për qind ndjehen të sigurt) sesa për shqiptarët e Shqipërisë që e vizitojnë Kosovën (85 për qind ndjehen të sigurt).

18 për qind e serbëve të Kosovës ndjehen të sigurt kur udhëtojnë nëpër Shqipëri.

Distanca Sociale

Shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës nuk mendojnë krejtësisht njëjtë sa u përket martesave potenciale mes tyre.

75 për qind e shqiptarëve në Shqipëri nuk do të kishin problem të martoheshin me shqiptarët e Kosovës, kurse 56 për qind e shqiptarëve të Kosovës nuk do të kishin problem të martoheshin me shqiptarët e Shqipërisë.

84 për qind e shqiptarëve të Kosovës dhe 67 për qind e shqiptarëve të Shqipërisë nuk dëshirojnë të kenë raporte sociale me serbët.

Kur bëhet fjalë për distancën sociale në raport me popujt e Europës Perëndimore, 65.5 për qind qytetarëve të Shqipërisë do të mund të martoheshin me dikë nga Europa Perëndimore, përderisa vetëm 19.5 për qind e qytetarëve të Kosovës do të ishin të gatshëm për këtë veprim.

Edhe kur janë në pyetje martesat me personat e religjioneve tjera, ekzistojnë dallime mes qytetarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë.

79 për qind e qytetarëve të Shqipërisë nuk e kanë problem të martohen me pjesëtarë të religjioneve tjera, mirëpo vetëm 13.5 për qind e qytetarëve të Kosovës potencialisht janë të gatshëm për këto martesa.

Njohuritë

Shqiptarët e Kosovës janë më mirë të informuar për liderët e institucioneve kryesore të Shqipërisë dhe datat e tyre historike krahasuar me shqiptarët e Shqipërisë në raport me çështjet e njëjta të Kosovës.

Shqiptarët e Kosovës i përcjellin më shumë mediat e Shqipërisë sesa shqiptarët e Shqipërisë mediat e Kosovës.

45 për qind e shqiptarëve të Kosovës i përcjellin mediat e Shqipërisë së paku disa herë në javë, për dallim nga 23 për qind e shqiptarëve të Shqipërisë në raport me mediat e Kosovës.

37 për qind e shqiptarëve të Shqipërisë asnjëherë nuk i kanë ndjekur mediat e Kosovës, kurse 17 për qind e shqiptarëve të Kosovës nuk i kanë ndjekur mediat e Shqipërisë.

Politikat Publike

Respondentët e të dyja vendeve mendojnë se arsimi është më i zhvilluar në Shqipëri sesa në Kosovë, ndërsa sundimi i ligjit, mirëqenia dhe sporti më të zhvilluara në Kosovë sesa në Shqipëri.

Sa i përket perceptimit të korrupsionit, shqiptarët e Kosovës mendojnë se në Kosovë niveli i korrupsionit është më i madh se në Shqipëri, përderisa shqiptarët e Shqipërisë mendojnë se korrupsioni në Shqipëri është më i madh se në Kosovë.

Shqiptarët e Kosovës kanë vlerësim më pozitiv për shëndetësinë në Shqipëri (63 për qind) sesa shqiptarët e Shqipërisë për shëndetësinë e tyre (46 për qind).

Shqiptarët e Shqipërisë mendojnë se Kosova ka potencial më të madh ekonomik, mirëpo shqiptarët e Kosovës mendojnë se Shqipëria ka potencial më të madh.

Dialogu

Mundësia e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë nuk është pritur mirë as nga shqiptarët në Kosovë (mbi 70 për qind janë kundër), as nga shqiptarët në Shqipëri (mbi 52 për qind janë kundër), as nga serbët në Kosovë (mbi 80 për qind janë kundër).

Shkëmbimi i territoreve – Veriu i Kosovës për Luginën e Preshevës – nuk konsiderohet ide e pranueshme edhe nëse kjo rezulton me pranimin e Kosovës nga ana e Serbisë edhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet2 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske2 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar2 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix2 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar2 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike3 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook