“Dua të shfaqem ndryshe në sytë e publikut” – La “Zonë e lirë” në mes të sezonit; Xheni Brahaj ose “Sofia” e Arjan Çanit
La “Zonë e lirë” në mes të sezonit; “Sofia” e Arjan Çanit rrëfen çfarë e detyroi të largohet
Xheni Brahaj është bukuroshja që ka shoqëriar Arian Çanin në “Zonë e lirë”, të cilën moderator njëjtë si të gjitha velinat e tjera e pagëzoi me emrin ‘Sofi’.
Këtë të premte, sapo nisi transmetimin e radhës të programit, Çani lajmëroi se Sofia nuk do të jetë më pjesë e “Zonë e lirë”, duke njoftuar edhe se audicionet për “Sofinë” e ardhshme janë të hapura.
Ndonëse Çani nuk dha asnjë detaj në lidhje me arsyen se pse Xheni e la programin pothuajse në mes të sezonit, ka qëne vetë ish-velina që ka reaguar për “Albeu.com”, duke rrëfyer arsyen që e çoi drejt këtij vendimi:
“Emisioni Zonë e Lirë ka qenë një nga shkallët e para të karrierës time. Tani jam shkëputur sepse synimet e mia janë në rritje. Hoqa dorë sepse tashmë dua të shfaqem ndryshe në sytë e publikut, jo vetëm si një velinë e bukur” – ka treguar ajo.