Lidhu me ne

Kryesore

Meta shuplakë të fortë edhe opozitës: E kanë lënë popullin të pambrojtur para një bande

Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për emisionin “Opinion” në televizionin “Klan” ka shpjeguar gjithë procedurën që ka ndjekur për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe debatin me mazhorancën.

Lidhur me krizën politike, Presidenti ka kritikuar dhe qëndrimet e opozitës. Ai tha se PD dhe LSI i kanë lënë qytetarët të ekspozuar dhe të pa mbrojtur para një bande.

PD dhe LSI janë më shumë pranë qeverisë se sa Presidentit. Me ato akte e veprime që kanë bërë deri tani, siç është dhe djegia e mandateve, e dëshmon këtë. PD dhe LSI i kanë lënë rrugë të hapur kapjes së institucioneve nga Rama. PD dhe LSI e kanë lënë Presidentin të ekspozuar ndaj një bande. Por unë do flasë dhe me popullin dhe ta dinë mirë se unë nuk jam i vetëm. Unë kam popullin dhe do flas me ta. Një deklaratë bëra në Pogradec dhe doli në 1 mijë media ndërkombëtare, ndaj e them që ta dinë mirë ata kur flet Ilir Meta dhe i drejtohet popullit, se….”,- tha Presidenti.

Lidhur me akuzat e PS se kreu i shtetit po pengon reformën, Meta tha se sot janë betuar anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe pas dy vitesh pezullim, kjo gjykatë është funksionale. Në këtë mënyrë, kreu i shtetit tha se roli i tij jo vetëm s’ka qenë bllokues, por ka kërkuar nisjen sa më parë të punës nga gjithë institucionet.

Në emisionin “Opinion”, Presidenti Meta ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me tentativën e PS për të marrë institucionin e Presidentit të Republikës. “Rama kërkon një President që të hedhë nja 2-3 firma në atë zyrë për të hedhur në erë interesat e shqiptarëve dhe interesat e kombit. Ta harrojë! Sa të jem unë në atë zyrë deri në 24 korrik 2022 ato firma nuk do hidhen. Do vijë koha të flas dhe çfarë firma kërkohen. Por e përsërisë ta harrojnë që unë do t’i hedh ato firma!”,- deklaroi Meta.

Lidhur me qëndrimet e disa diplomatëve në Tiranë, Meta tha: “Pse sa herë nderohet një mandat ambasadori unë do pranoj të ndryshoj e të shkel Kushtetutën? Unë do mbroj Kushtetutën e Republikës që kemi miratuar me ndërkombëtarët”.

Duke ju përgjigjur akuzave të PS se ka frikë nga reforma në drejtësi, Presidenti tha “unë të kem frikë nga SPAK i Ramës dhe Ulsit? Boll me këto marrëzira, se na e bëtë Ulsiun si Uliksin”.

I pyetur për akuzat që Dovrani ka bërë sot në një reagim publik kundër institucionit të Presidentit të Republikës, Meta tha: “Asistencë mjekësore nuk i ofroj dot Dvoranit. Ky person ka shqetësim etikën e Presidentit dhe jo faktin që është bërë palë e një plani mafioz për të hedhur në erë themelet kushtetuese të shtetit të së drejtës!”.

Ilir Meta ishte i drejtëpërdrejtë dhe i pamëshirshëm ndaj PS, Kryeministrit, por edhe PD e LSI.

     

 

MË TEPËR

Kryesore21 minuta më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal19 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar19 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike22 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet22 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske23 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar23 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar23 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar23 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske2 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Facebook