Të gjitha kanë nga një palë xhinse… ose 15, nëse themi të vërtetën. Por me daljen e modeleve të reja, ndonjëherë bëhet e vështirë të gjesh me çfarë këpucësh shkojnë. Na lini t’jua bëjmë më të lehtë.
Xhinse të gjera kovë me taka të plota
Xhinset e drejta kovë kërkojnë pak lartësi që të funksionojë iluzioni i këmbëve të gjata, por që të duken moderne, nuk duhen veshur me taka të holla. Zgjidhja? Një takë platformë. Nallane apo çizme, po të jetë taka e trashë, je gati për dimrin.
Xhinse boyfriend me atlete sportive
Një siluetë casual, siç është ajo e xhinseve boyfriend, duhet të kombinohet me të njëjtin stil këpucësh casual. Zgjidhni një palë të rregullta si ‘Adidas Stan Smiths’ në vend të atyre që janë të fryra, por gjëja më e rëndësishme për t’u parë është kyçi. Përndryshe, pamja bëhet shumë rep.
Xhinse boyfriend me taka me rripa
Alternativa tjetër është ekstremi tjetër: një palë sandale për fustan. Përsëri, duhet patjetër t’i përthyesh xhinset dhe këpucët të duken.
Xhinse skinny me çizme deri te kyçi
Të mbledhura ose të përthyera, xhinset e ngushta duken gjithmonë bukur me një palë xhinse deri te kyçi. Është një zgjedhje shumë e mirë dhe rinovon pamjen e përhershme me çizme deri te gjuri.
Xhinse skinny me gjysmë shapka të sheshta
Dëshiron një alternativë për balerinat? Një palë këpucë të mbulura vetëm te majat e gishtave.
Xhinse të gjera treçerekshe me taka me rripa
Ke blerë edhe ti një palë xhinse të gjera të prera. Merr një ide nga perëndeshat e street-style-it dhe kombinoji me një palë taka të dukshme. Një palë me lidhëza ose me rrip te kavilja ekuilibrojnë format.
Xhinse të gjera treçerekshe me çizme me taka
Me rënien e temperaturave, nxirr çizmet e tua me taka nga dollapi.
Xhinset drejt me këpucët e sheshta pa lidhëza
Ashtu si kthehen në modë xhinset me kopsa, ashtu duhet të kthesh gjithë look-un e shkollës.
Kominoshet me këpucët e sheshta pa lidhëza
Si vishen kominoshet pa u dukur si 13-vjeçare? Duke i kombinuar me këto këpucë njëlloj të sofistikuara të frymëzuara nga veshjet e burrave.
Xhinse të zeza me çizme të zeza
Një ngjyrë do të thotë një linjë shikimi dhe kjo është baras këmbë të gjata. Kjo është formula.
Xhinse të bardha me këpucë me taka
E bardha në dimër, ose edhe thjesht në vjeshtë, po hyn në modë. Po, mund ta mbash, por nëse do të bësh një hyrje të rëndësishme, mos e shkatërro atë duke veshur atlete. Bëhu moderne duke veshur takat më elegante.