Fotot e LSA/ Si në Siri, pamjet e frikshme të përleshjes te unaza
Skena të frikshme po ndodhin Astiri, gjatë përplasjes së banorëve që mbrojnë shtëpitë dhe forcave të policise që mbështesin aksionin e IKMT per shembjen e banesava në vijim të punës për Unazen e Re.
Banoret kanë kundershtuar me dhune policinë, duke hedhur gurë në drejtim te tyre. Nuk ka munguar edhe perdorimi i molotovit, aq sa në disa zona janë parë ndertesa në flakë.
Janë shënuar të lënduar edhe nga forcat e policisë edhe nga banorët, ndërkohë që të tjerë banorë duken të vrapojnë për të shpëtuar.