Lidhu me ne

Kryesore

Pse Trump nuk do ndryshojë dot politikën e jashtme të SHBA-së

Nga Andrew Bacevich “Los Angeles Times”

* Le ta pranojmë për një moment, që Donald Trump është i pandershëm. Megjithatë, historia nuk është asgjë tjetër, veçse një përrallë e tejmbushur me ironi. Megjithë mangësitë e tij të shumta, Trump duket se po synon të rivlerësojë rolin e Amerikës në botë.

Ai synon të përshtasë politikën amerikane, me kushtet aktuale globale, dhe t’i japë fund luftërave të saj të pafundme, duke filluar që nga Siria. “Kombet e mëdha, nuk zhvillojnë luftëra të pafundme”. Kështu deklaroi presidenti amerikan në fjalimin e tij vjetor për vitin 2019.

Ajo që sjell kjo deklaratë në dukje naive, është një propozim radikal për të rrëzuar paradigmën e sigurisë kombëtare të SHBA-së. Të pranosh marrëzinë e luftërave të pafundme të këtij vendi, vë në dyshim zakonet që Uashingtoni i sheh si thelbin e “udhëheqjes globale amerikane”:(1) pozicionimin e forcave amerikane në qindra baza jashtë vendit; (2) ndarjen e planetit në komanda ushtarake rajonale; (3) garancinë për sigurinë e dhjetëra kombeve, pavarësisht nga vlerat sapo aftësia e tyre për t’u vetëmbrojtur; (4) ruajtja e aftësisë për të projektuar pushtetin edhe në cepat më të largëta të botës; (5) mbajtja në gatishmëri nr.1 e disa mbushjeve bërthamore; (6) kërkimi i “teknologjive të përparuara”, që do të eliminojnë rreziqet e qenësishme të luftës; (7) përballimi i kostove të një burokracie të madhe të sigurisë kombëtare; (8) shpërfillja e ndikimit korruptues të kompleksit ushtarak-industrial; në (9) shitjen e armëve dhe mbi të gjitha në (10) shpenzimet ushtarake.

Gjatë viteve 1960, industria ushtarake u testua në Vietnam. Aktivizmi ushtarak u rrit. Gjatë presidencave të ndryshme të Xhorxh H.W Bush, Bill Klinton, Xhorxh W.Bush dhe Barak Obama, Shtetet e Bashkuara ndërhynë ose sulmuan në Panama, Irak, Somali, Haiti, Bosnje, Kosovë, Afganistan, Sudan, Afganistan, Libi, Jemen, Siri, disa vende të Afrikës Perëndimore dhe për një kohë të shkurtër në Pakistan.

Rezistenca në lidhje me përdorimin e forcës u zhduk. Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, pati një autorizim për ta përdorur lirisht forcën ushtarake. Dhe kjo i dha komandantit të përgjithshëm liri të plotë për të “frenuar dhe parandaluar” terrorizmin kudo, dhe në çfarëdo lloj mënyre të nevojshme.

“Lufta globale kundër terrorizmit”, është tani e përqendruar në kufirin Turqi-Siri. Duke pasur parasysh mbulimin mediatik të tërheqjes së papritur të trupave amerikane atje, shumëkush mund të arrijë në përfundimin se çështja kryesore është fati i kurdëve, me ushtrinë e SHBA-së që konsiderohet si përgjegjësja e vetme për mirëqenien e tyre.

Braktisja e kurdëve nga Amerika, cilësohet padyshim si një akt mizor dhe imoral. Megjithatë, zgjeroni pak këndvështrimin, dhe rezultati do të duket më pak mbresëlënës. Në Afganistan, talibanët nuk e pranuan kurrë humbjen, dhe sot po kërcënojnë qeverinë afgane të instaluar nga Perëndimi.

LEXO EDHE:  Basha kundër Trump/ Demokratët me republikanët

Nëse dikush mund të thotë se e ka fituar luftën në Irak, ky lloj nderi duhet t’i përkasë me siguri Iranit. Dhe përkundër qindra mijëra të vdekurve dhe triliona dollarëve të shpenzuar, Shtetet e Bashkuara nuk janë asfare pranë përmbushjes së qëllimeve të saj të deklaruara politike në rajon.

Tani presidenti i Shteteve të Bashkuara, thotë se dëshiron t’i japë fund kësaj situate. Në kundërpërgjigje, shumë demokratë dhe republikanë këmbëngulin që Trump të mos bëjë atë që ai e ka deklaruar. Udhëheqësi i shumicës republikane në Senatit, Miç Mekonell, që është zakonisht mbrojtësi më i fortë i presidentit, denoncoi kohët e fundit vendimin e Trump, përmes një editoriali të botuar në “The Washington Post”, duke këmbëngulur se “sistemi ndërkombëtar i pas Luftës së Dytë Botërore, që ka garantuar një epokë të paparë paqeje, prosperiteti , dhe zhvillimi teknologjik, duhet që të ruhet”.

Nëse ju e besoni që bota sot, i ngjan asaj që ekzistonte pas Luftës së Dytë Botërore – me një ekonomi amerikane dominante, Evropën e dobët dhe të brishtë, Kinën e varfër dhe të prapambetur, dhe një krizë klimatike që as që imagjinohej – argumenti i Mekonell do të zinte vend.

Por ajo botë nuk ekziston më. Mjerisht, vendosmëria e Trump për të ndryshuar qasjen e SHBA-së ndaj konflikteve të huaja, nuk shtrihet përtej efektit të zhurmës. Edhe tërheqjet e trupave amerikane nga Siria, rezultojnë pak më shumë se sa një ripozicionim.

Për rrjedhojë, nismat diplomatike që mund t’i hapin vërtet rrugë përfundimit të luftërave të pafundme – rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike normale me vendet e tjera, ose ndalimin e shitjeve të armëve për kombet që përdorin armë të prodhuara nga SHBA- as që merren në  konideratë për t’u shtruar në tryezën e bisedimit.

Frikërat nuk janë të paarsyeshsme:Siria është një minë me sahat. Shtojini kësaj një amerikan të mirë, dhe politika amerikane e sigurisë mund të ndryshojë. Por që ta përfundojë me sukses këtë detyrë të nevojshme, duhet dikush që ka më shumë vendosmëri, qëndrueshmëri dhe forcë më të madhe karakteriale sesa Donald Trumpi.

Shënim:Andrew Bacevich është analist politik. Libri i tij më i ri “Epoka e iluzioneve:Si Amerika e shpërdoroi fitoren e saj në Luftën e Ftohtë” botohet së shpejti.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook