Lidhu me ne

Kioske

Thëniet më të bukura për lumturinë

Screen Shot 2016-05-12 at 19.58.55

  1. Suksesi është të marrësh atë që do. Lumturia është të duash atë që merr.

  2. Nuk është ajo që ke, apo kush je, apo cfarë po bën, ajo që të bën të lumtur apo të lumtur. Eshtë ajo që mendon për të.

  3. Nëse do të pushtosh frikën, mos rri në shtëpi e të mendosh për të. Dil dhe gjeji vetes punë.

  4. Mos ki frikë nga armiqtë që të sulmojnë. Kij frikë nga miqtë që të lajkatojnë.

  5. Folini dikujt për veten e tij dhe ai do të të dëgjojë për orë të tërë.

  6. Mosveprimi ushqen dyshim dhe frikë. Veprimi ushqen vetëbesim dhe kurajë. Nëse do të pushtosh frikën, mor rri në shtëpi dhe të mendosh për të.

  7. Mund të bësh më shumë miq në dy muaj, duke u interesuar për të tjerët, nga sa mund të bësh në dy vite duke u përpjekur të bësh të tjerët që të interesohen për ty.

  8. Bëji punët e vështira në fillim. Punët e lehta bëhen vetë.

  9. Kur ke të bësh me njerëz, mbaj mend që nuk ke të bësh me krijesa të logjikës, por me krijesa të emocioneve.

  10. Cilido budalla mund të kritikojë, dhe të dënojë – dhe shumica e budallenje e bëjnë. Por duhet karakter dhe vetëkontroll për të qenë mirëkuptues dhe të falësh.

  11. Kam arritur në konkluzionin se ka vetëm një mënyrë për të marrë më të mirën nga një debat – dhe kjo është ta shmangësh. Shmange, ashtu si do të shmangie gjarpërinjtë dhe tërmetet.

  12. Pjesa më e madhe e gjërave të rëndësishme në jetë janë arritur nga njerëz që kanë vazhduar të përpiqen, edhe atëherë kur nuk kishte më shpresë.

  13. Emrat janë tingulli më i ëmbël dhe më i rëndësishëm në një gjuhë.

  14. Kur urrejmë armiqtë, ne po u japim pushtet mbi ne; pushtet mbi gjumin tonë, oreksin tonë, tensionin tonë, shëndetin tonë dhe lumturinë tonë.

  15. Njerëzit rrallëherë kanë sukses, nëse nuk argëtohen me atë që bëjnë.

  16. Lumturia nuk varet nga kushte të jashtme, ajo kontrollohet prej qasjes mendore.

  17. Mos harro, sot është e nesërmja për të cilën shqetësoheshe dje.

  18. Nëse do të jesh entuziast, vepro me entuziasëm.

  19. Veprimet flasin më fort se fjalët, dhe një buzëqeshje thotë: “Ti më pëlqen, ti më bën të lumtur. Gëzohem që të shoh”.

  20. Cdokush në botë kërkon lumturinë – dhe ka një mënyrë të sigurtë për ta gjetur. Kjo është përmes kontrollit të mendimeve tona. Lumturia nuk varet nga kushtet e jashtme. Varet nga kushtet e brendshme.

  21. Vetëm dija që përdoret ngec në mendje.

  22. Nuk mund ta fitosh një debat. Nuk mundesh, sepse nëse e humb, e ke humbur; dhe nëse e fiton, e ke humbur.

  23. Edhe Zoti nuk propozon që të gjykosh një njeri deri në ditën e tij të fundit, atëherë përse duhet ta bëjmë ti dhe unë?

  24. Bëhu më i zgjuar se të tjerët nëse mundesh; por mos ua thuaj atyre.

  25. Kriticizmi është i rrezikshëm, sepse lëndon krenarinë e vyer të një personi, dëmton ndjesinë e tij të rëndësisë dhe shkakton pakënaqësi.

  26. Mos harro, lumturia nuk varet nga ajo se kush je apo cfarë ke, por varet vetëm nga ajo që mendon.

  27. Cfarëdo që të ndodhë, gjithmonë ji vetvetja.

  28. Asgjë nuk mund të të sjellë paqe, përvec vetes tënde.

  29. Një arsye përse zogjtë dhe kuajt nuk janë të palumtur, është se ata nuk po përpiqen t’u bëjnë përshtypje zogjve dhe kuajve të tjerë.

  30. Nëse nuk të zë gjumi, atëherë ngrihu dhe bëj dicka, në vend që të rrish shtrirë e të vrasësh mendjen. Eshtë shqetësimi që të vë përfund, jo mungesa e gjumit.

  31. Je i mërzitur me jetën? Atëherë duhet t’i hysg një pune tek e cila beson me gjithë zemrën tënde, të jetosh për të, të vdesësh për të, dhe kështu do të gjesh lumturinë që kishe menduar se nuk mund të ishte kurrë e jotja.

  32. Merakosou më shumë për karakterin se sa për reputacionin tënd, sepse karakteri tregon atë që je, ndërsa reputacioni thjeshtë tregon atë që të tjerët mendojnë se je.

  33. Thelbi i gjithë artit është që të gjesh kënaqësi kur jep kënaqësi.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook