Lidhu me ne

Aktualitet

“Krimi në Shqipëri, ekskluzivitet i Rilindjes”/ Deklarata e fortë e Armand Shkullakut

“Krimi në Shqipëri është një ekskluzivitet i Rilindjes”, kështu është shprehur nga studio e “Opinion” analisti i njohur Armand Shullaku, teksa temë e diskutimit ishte atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe lidhjet e krimit me politikën.

Në vijimësi të  opinionit të Alfred Pezës, se “ngjarja nuk duhet lënë sipërfaqësore, por të hetohet për të gjetur përgjegjësit deri në palcë”, analisti Shullaku ia ka faturuar Rilindjes ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në vend, teksa shprehet se për çdo rast politikani të implikuar me krimin, kryeministri Rama u ka dalë në mbrojtje atyre deri në fund.

“Për mua Rilindja është një thes që kudo që të futësh dorën do të nxjerrësh një kriminel. Nuk ka shanc. Po si ska një mor Fredi. Spo gjen një njëri sakllam që ta ketë të hajrit”, ka përfunduar Shullaku.

“ Si ka mundësi që sa herë që sa herë që ndodh diçka në Shqipëri është e lidhur me Rilindjen. Krimi në Shqipëri është një ekskluzivitet i Rilindjes. Më thoni një rast, sepse në këtë emision kryeministri e ka thënë këtë disa herë. Për çdo rast që ne i kemi dhënë, për shembull për Rrahjen ka thënë që polici është maskara, qen bir qeni, horr, Emiljano Nuhun do ta ndjekim hap pas hapi. Ka dalë në mbrojtje të Elvis Rroshit, dhe shumë të tjerëve.. Ka dalë këtu dhe i ka marrë në mbrojtje që të gjithë me zë dhe me figurë. Kajmakun po ashtu, të gjithë i ka marrë në mbrojtje dhe të gjithë i kanë dalë me probleme. Atëherë për mua Rilindja është një thes që kudo që të futësh dorën do të nxjerrësh një kriminel. Nuk ka shanc. Po si ska një mor Fredi. Spo gjen një njëri sakllam që ta ketë të hajrit”, është shprehur Shullaku

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore3 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar3 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix4 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet4 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook