Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, thotë shpesh se Shqipëria nuk është ajo që pasqyrojnë mediat. Se mediat në Shqipëri ‘’ cmëndin’’ shqiptarët me lajme të zeza apo me lajme të pa rëndësishme, që nxjerrin një vënd që nuk është aspak i tillë. Madje, i këshillon qytetarët e tij ndonjëherë të fikin televizonet dhe mos të dëgjojnë lajme sepse do të jetojnë më mirë.
Në fakt, në disa raste ka dhe të drejtë. Mediat në Shqipëri pasqyrojnë ndonjëherë një gjendje e cila ritë antkhin dhe shqetësimet e shoqërisë, duke e kthyer raportimin e lajmeve publike në një problem të psikologjisë së masave që po bën e këtë shoqëri të pasigurtë për të tashmen dhe për të ardhmen.
Por, ndodh ndonjëherë që një lajm mediatik siç ishte ai i atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, që ka qenë kryesori në ditët e fundit në të gjitha mediat, të pasqyrojë pikërisht momentin e Shqipërisë ashtu sikurse është në të vërtetë.
Ja disa të dhëna që e bëjnë ngjarjen e atentatit ndaj prokurorit si pasyqirmin më të mirë të gjendjes ku nodhet sot shqoëria dhe politika shqiptare.
E para, atentati ndaj një funksionari të shtetit ndodhi në mes të ditës, në një nga rrugët më të qarkulluara të Shqipërisë. Fakt ky që tregon se krimi i organizuar ka arritur ato nivele dhe atë guxim sa nuk e ka për gajle fare të bëjë atentate të tilla spektakolare, fiks si në Sicilinë e viteve 60-70. Dihet që një nga problemet më të mëdha që ka vëndi sot është pikërisht krimi i organizuar dhe lidhjet e tij me funksionarë të shtetit shqiptarë. Te gjitha emrat që u përfolën si pjesamarrës në atë ngjarje kishin një mik, një kushuri apo të afërm të punësuar në vënde të rëndësishme të administratës të shtetit.
E dyta, shënjestra e atentatit ishte një prokuror, i cili gjendej në atë moment në shoqërinë e personave të përfolur në botën e krimit. Edhe ky është një fakt që flet qartë për gjendjen dhe korruptimin e pushtetit gjyqsor të Shqipërisë, që ka qenë një nga plagët më të mëdha të 30 viteve të tranzicionit shqiptar. Praktikisht , sot Shqipëria ndodhet pa pushtet gjyqsor, dhe ata që janë ende duke ushtruar funksionin janë totalisht pa asnjë kontroll, duke parë boshllëkun insitucional që ekziston në pushtetin gjyqsor. E vetmja shpresë e Shqipërisë është mbarimi i Reformës në Drejtësi sa më shpejt të jetë e mundur. Zgjatja e saj pa fund po krijon një kosto të madhe shoqërisë shqiptare si në aspektin e funksionimit të shtetit, por gjithashtu edhe në aspektin ekonomik.
E treta, nga të gjitha të dhënat konflikti ka ndodhur për arsye pronësie. Një konflik që ka në mes pasuri të mëdha në bregdetin shqiptar, diku të rrëmbyera, diku të blera me para të pista apo diku të fituara në mënyrë të kundrra ligjshme dhe korruptive. Cështja e pronës në përgjithësi, dhe ajo e bregdetit adriatik në vecanti, janë po ashtu një nga plagët më të mëdha të shoqërisë shqiptare. Një cëshjte e cila ka marrë dhe po merr jetë njërzisht. Edhe Pas 30 vitesh që nga ndryshimi i regjimeve, ende problemet me pronën në Shqipëri janë shkaku kryesor i konflikteve shoqërore, por edhe moszhvillit të ekonomisë.
E katërta, ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit dhe personazhet kanë të bëjnë me atë qytet. Fatkeqësisht vitet e fundit është përmendur shpesh si burim dhe vatër i krimit të organizuar. Kjo nuk është ngjarja e parë që lidh krimin me atë qytet. Jo vetëm kaq, por Durrësi është bërë qendër e lidhjeve të politikës me krimin. Nuk është nevoja të përmendim raste konkrete, pasi qytetarët shqiptarë e dinë fare mirë dhe ngjarjet janë akoma të freskta. Në këtë kuptim, ai që duhet të ishte qyteti më i bukur dhe më i zhvilluar i Ballkanit, është kthyer në vitet e fundit në qytetin më të inkriminuar të tij.
A nuk janë këto problemet më të mëmdha që ka shoqëria dhe shteti shqiptar në këto momente?! Prandaj, nëse ka një ngjarje që pasqyron më së miri gjendjen e Shqipërisë sot, është pikërisht atentati ndaj prokurorit të Durrësit. /Gazeta Liberale