Lidhu me ne

Kryesore

“Më pëlqen bulevardi me foto partizanësh. Historia, koha ta përdorim, jo të na përdorë”

“Më pëlqen bulevardi me foto partizanësh. Historia, koha ta përdorim, jo të na përdorë”

Rudina Xhunga e ftuar sot në edicionin e lajmeve në News 24, u pyet për debatin në kuadër të festimeve për 75-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë dhe vendosjen e fotove të heronjve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“U ndjeva mirë kur i pashë ato foto dhe përgëzoj organizatorët e një nisme kaq pozitive. Por mendoj se nuk duhet të jetë vetëm simbolike. Do të duhej të kishte një moment, kur në Bulevard të ndalohen makinat dhe sheshin t’u lihet këmbësoreve, sidomos fëmijëve dhe të rinjve për të parë e njohur emër për emër, cila është Margarita Tutulani, cili është Qemal Stafa.

Ata mbase mendojnë se Qemal Stafa është krijim i kinematografisë shqiptare. Apo Margarita Tutulani është një vajzë, sërish e krijuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re”. Edhe e drejtë. Kanë qenë vite të tëra, të tejmbushura me propagandë, dhe pastaj njerëzit kanë bërë të kundërtën, duke mos besuar më.Mua, për Margaritën një 20-vjeçare, e cila u vra prej të njëjtit plumb që vrau vëllanë, Kristaq Tutulanin, më tregoi motra e tyre, Aferdita Tutulani. 

I morën nga burgu dhe i ndaluan në Gosë të Kavajës, i nxorën jashtë dhe qëlluan mbi Kristaqin. E motra Margarita, 20-vjeçarja Margarita, u sul ta përqafonte, apo mbronte dhe vdiq nga i njëjti plumb.
Afërdita Tutulani, motra e tyre, më tregoi në emision, se ajo ishte e vogël, kur i takoi për herë të fundit. Por nuk harroi kurrë, fytyrën engjëllore të motrës pas hekurave të burgut, ditën kur e pa për herë të fundit.

Mbase po t’i tregojmë fëmijëve për Margaritën dhe Kristaqin, e të tjerë djem dhe vajza idealistë, që dhanë jetën për atdheun, që e deshën atdheun dhe nuk e vodhën a plaçkiten, mbase do t’ia kursejmë vetes ca orë debati për Rrumin, Rrajën e ku di unë, ca shumë personazhe si këta, që janë futur me përdhunë në jetën tonë.

Se nuk janë të gjithë kaq pis e kaq zi. Se nuk i kanë vjedhur të gjithë pronat në këtë vend. Se ka pasur në këtë vend edhe njerëz idealiste, njerëz që e kanë dashur Shqipërinë dhe kanë dhënë jetën për të.”,- tha gazetarja.

Ola Bruko: Pse ende ka debat për këtë çështje në ditët e sotme? Pse nuk ndodh kjo në vendet e tjera?
Rudina Xhunga: Sepse ne jemi ende një vend i pazhvilluar që e mban veten lidhur në debate që u ka ikur koha. Të tipit: a ka mes tyre kriminelë apo nuk ka? Ata njerëzit që e kanë në shesh portretin, dhanë jetën për Shqipërinë, për Shqipërinë antifashiste, që u bashkua me frontin e së mirës, që e mundi të keqen. E ka mbyllur bota këtë debat. Ne të fundit. Si gjithmonë.
Kam qenë në Borovë, ku vdiqën 107 veta. Unë shkova dhe bëra një emision në varrezat e Borovës. Intervistova historianë dhe doja patjetër një njeri të asaj kohe. Gjeta një burrë që po qante te një varr. E pyeta kë qan. Më tha: “Babanë! Isha 8-muajsh kur e vranë, babai im ishte me partizanët më tha, morën 10 burra, të parët dhe i pushkatuan. Mua nëna më mbrojti, se më fshehu. Shpëtova, jetova, po qaj, edhe pse tani jam gjysh, se nuk pata kurrë një fotografi të babait tim. Nuk e imagjinoj dot, si ishte babai im.”

Si babai i atij njeriu, vranë 106 të tjerë, mes tyre dhe priftin e fshatit. I vranë në kishë, i dogjën, i therën fëmijët. Ndodhi një masakër. Tani ju që shkoni në Korçë, dreqi e mori, lakrorë shkoni e hani, vetëm. Nuk ndaloni ndonjëherë në ato fshatra dhe të shikoni me sytë tuaj, historinë?

Të kuptoni që është bërë luftë, që i kanë vrarë shqiptarët, që kanë qenë pjesë e luftës, pjesë e të mirës, pjesë e fitimtarëve. Ambasadori gjerman, në atë kohë, Hofman shkoi në Borovë, i premtoi muzeun, dhe nuk hodhi ide absurde, se mos nuk kanë qenë gjermanët që ju kanë vrarë, se mos keni vrarë njëri-tjetrin.

Dua të them në botë ky debat është mbyllur. Është mbyllur. Lufta antifashiste ishte lufta që solli çlirimin nga fashizmi, që na bëri bashkë me fitimtaret në anën e duhur.

Do të ketë shumë debate këto kohë,derisa të mbarojë nëntori. Njerëzit janë të ndarë në llogore, edhe 75 vjet me pas se gjaku nuk bëhet ujë. Unë kam pasur të ftuar, kohe më parë në studio, në një debat të pazakontë për Luftën, Pëllumb Xhufin dhe Uran Butkën. Fëmija historian i një partizani dhe fëmija historian i një ballisti. I pyeta për prindërit. U krijua një moment emocional, se në fund të fundit, përtej historisë flisnin për baballarët e tyre. Dhe çfarëdo ta kesh pasur babanë, ti e do babanë tënd, të kaluarën tënde. Nuk dalim dot nga llogoret, është një brez i ideoligjizuar.

Edhe brezi im, serish është indoktrinuar, do të jenë fëmijët tanë që do të flasin, pyesin dhe tregojnë pa komplekse, madje jo vetëm nuk do të lejojnë t’i përdorë historia, po do e përdorin atë, duke e aktualizuar atë. Unë besoj se shumë nga monumentet e luftës, lapidare, etj mund të kthehen në shërbim të turizmit, sepse ku ka pasur luftë, ka një histori për të treguar. Nga kisha e Zahos në Vuno, te vendi i harruar i Konferencës së Mukjes apo Kulla e Bujanit, ku mund të bashkohen të rinj e të reja nga Gjakova, deri te Vlora, si dikur kur u takuan bashkë në Bujan. Tani jo më për të shpëtuar nga copëtimi, por nga shpopullimi. Ka gjithmonë një vend ku mund të bëhemi bashkë dhe të gjejmë çfarë na bashkon me Kosovën.

Nëse në Shqipëri do të kishte më shumë debate për mënyrën sesi mund ta përdorim historinë, nuk do të kishte mundësi që historia të na përdorte ne, në debate shterpë për gjermanin e fundit.

dritare.net

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook