Lidhu me ne

Kryesore

Breshëria e Durrësit një atentat i trefishtë

Atentati i pak ditëve më parë me pasojë plagosjen e prokurorit Arjan Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku dhe bashkudhëtarit të tyre Muharremi, të identifikuar nga mediat si “i forti i Shijakut” ka shkaktuar me të drejtë shumë dyshime e polemika lidhur me aktorët e përfshirë në këtë atentat dhe motivet që i kanë udhëhequr drejt tij.

Ky atentat nuk është domethënës vetëm për faktin se viktimë e tij ka qenë një prokuror, edhe pse normalisht në vetvete do të duhej të ishte shokues një rast i tillë, pasi çfarëdo qofshin arsyet dhe personat e përfshirë në të, një atentat ndaj një funksionari të sistemit të drejtësisë është shenjë e fortë paralajmëruese për një shtet që e konsideron veten të tillë. Ky është atentati i parë, i parë dhe i njohur nga të gjithë. S’ka nevojë për komente.

Por rasti paraqitet mjaft i ndërlikuar pikërisht prej një rrethane që lidhet me prokurorin ndaj të cilit është kryer atentati. Siç tashmë dihet, prokurori Ndoja kishte drejtuar hetimet ndaj drejtorit të kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, të cilit në Gjykatën e Durrësit i është dhënë masa e sigurisë “Arrest në burg”, i akuzuar bashkë me paraardhësit e tij për abuzime në dhënien e titujve të pronësisë në Gjirin e Lalëzit. Normalisht, deri këtu nuk do të kishte asgjë të veçantë sikur, pa pritur në mbështetjeje të drejtorit të Kadastrës së Durrësit të mos ishin deklaruar publikisht dy prej figurave më të larta të ekzekutivit shqiptar: kryeministri Edi Rama dhe zëvendësi i tij, Erion Braçe. Si asnjëherë tjetër në historinë postkomuniste të shtetit shqiptar, vetë Kryeministri dhe zëvendësi i tij u deklaruan publikisht në mbrojtje të të akuzuarit dhe filluan një sulm të ashpër kundër prokurorit të çështjes Ndoja.

Kjo ngjarje në fakt ishte atentati i dytë: atentat kundër sistemit të drejtësisë. Sepse nuk ka shtet ligjor në botë ku Kryeministri dhe zëvendësi i tij shprehen publikisht në favor të një personi të akuzuar dhe në proces gjykimi nga njëra anë, e nga ana tjetër hapin një proces gjykimi publik kundër një funksionari të drejtësisë, që ka një rol kyç në hetime. Më e pakta, kjo mund të quhej intimidim i organeve të drejtësisë nga shefat e ekzekutivit. Dhe nëse vërtetë do të kishim shtet ligjor, Kryeministri dhe zëvendësi i tij do të duhej të ishin thirrur në gjyq. Edhe sikur të besonim se ata kanë pasur qëllimin e mirë “për të mbrojtur” një funksionar “të ndershëm”, para një “prokurori të korruptuar”, prapëseprapë pikërisht ata duhej të shkonin në gjyq si të akuzuar për presion ndaj institucioneve të drejtësisë.

Ngjarja ka marrë përmasa të shumëfishta pikërisht falë kësaj ndërhyrjeje. Dhe siç është normale pyetja: pse një i shumëkërkuar në makinën e prokurorit të shtetit, po aq normale shtrohet edhe pyetja: pse zëvendëskryeministri i vendit shfaqet në Gjykatë dhe bën deklarata në favor të njërës palë në proces dhe pse Kryeministri sulmon në Parlament prokurorin e shtetit? A nuk do duhej që akuzat ndaj tij të shkonin në Gjykatë, ose a është e nevojshme të caktojë qeveria nëse një prokuror është i korruptuar ose jo, pikërisht në të njëjtën kohë kur për funksionarët e drejtësisë po zhvillohet procesi i vetingut? A nuk ngjan ndërhyrja e Kryeministrit dhe zëvendësit të tij si një mesazh për organet e “drejtësisë së re”, se organet “e pastruara” të drejtësisë mund të merren me këdo, por jo me ekzekutivin? Ky është atentati i dytë, edhe ky i parë dhe i komentuar kaq shumë nga të gjithë falë bujarisë së Kryeministrit Rama për ta bërë gjithçka publike. Ka shumë mundësi që “drejtësia e re” e reformuar përmes vetingut, të dështojë që pa lindur, nëse ajo do të jetë modeli i drejtësisë siç po na e ofron Rama.

Atentati i tretë është i padukshëm, i fshehur brenda sistemit tonë të korruptuar. Ai është shumëpërmasor: politik, ekonomik, shoqëror. Zhvillohet në formë seriale, shpërthen aty-këtu në formë spektakolare, zhduket për t’u shfaqur sërish. Në këtë kuptim, ky atentat është vetëm fasada e një sërë aferash ku pleksen njëri me tjetrin shumë aktorë. Procesi i hapur ndaj drejtorit të Kadastrës së Durrësit jo vetëm i ka kërcënuar njëherësh të gjithë këta aktorë, por edhe ka treguar se si makina e tyre funksionon dhe vihet në lëvizje sa herë gjëja shpërthen së jashtmi, aksidentalisht. Dhe, edhe pse nuk ka asnjë provë për përfshirjen e Kryeministrit apo të dikujt tjetër me pushtet në atentatin ndaj prokurorit, (logjikisht ata do të ishin personat e fundit të interesuar për eliminimin fizik të prokurorit, sidomos pas sulmeve publike të bëra ndaj tij), gjithë “interesi” i tyre për çështjen dhe gjithë “mllefi” i tyre ndaj prokurorit të bën të dyshosh se ka një pleksje aktorësh të larmishëm në aferat e pista: politikanë të lartë, grupe kriminale, biznesmenë, të zgjedhur lokalë, organet e ruajtjes së rendit dhe organet e drejtësisë, ku të gjithë së bashku bashkëpunojnë, bashkëndajnë dhe kacafyten për tri gjëra: pushtetin, pasurinë publike dhe paranë.

Dëshmi të bashkëpunimit të tyre i kemi parë përmes zbulimeve të “Bild”-it, por në raste si ky, shohim se si ata funksionojnë, kur mekanizmi kriminal çekuilibrohet, sistemi del jashtë binarësh. Ky atentat tregon qartësisht minën me sahat në të cilën qëndron sistemi ynë i brishtë. Ai është i tmerrshëm sa për atë që shfaq hapur: brutalitetin dhe forcën e goditjes, po aq për atë që na e fsheh: mundësinë e shpërthimeve të tjera të ngjashme edhe më të shpeshta e më tronditëse në të ardhmen. Pika kritike ku kemi arritur është ulëritëse: industria e krimit po shfaqet si e vetmja alternativë për mirëqenien ekonomike të qytetarëve shqiptarë. Makina e krimit me makinën e shtetit janë bërë njësh. Timonieri vetëm dallohet qartë në këtë makinë që rend marramenthi drejt greminës./Panorama

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook