Lidhu me ne

Kryesore

Partia “Zgjidhja”: Fonde ka, por ato i vjedh qeveria me klientët e saj

Partia “Zgjidhja”, nëpërmjet një deklarate për shtyp, ka deklaruar se qeveria po mashtron shqiptarët duke thënë se nuk ka fonde për të rritur pagat dhe pensionet, ndërsa po paguhen përditë e më shumë taksa dhe tarifa.

Sipas “Zgjidhjes”,  vetëm për vitin e ardhshëm shqiptarët do të paguajnë nëpërmjet taksave në buxhet mbi 14.6 miliardë lekë (rreth 120 milionë euro) si pagesa për 14 kontratat koncensionare me PPP, që sipas Ministrisë së Financave, është 15.8% më e lartë se pagesat e këtij viti.

Në përfundim të deklaratës, “Zgjidhja” u ka premtuar shqiptarëve se vetëm me të në pushtet taksat e tyre do të shkojnë për zhvillimin e ekonomisë, rritjen e pagave, pensioneve, të ndihmës ekonomike dhe për financimin e sektorëve jetikë shtetërorë.

Deklaratë shtypi e partisë “Zgjidhja”

Fonde ka, por ato i vjedh qeveria me klientët e saj

Qeveria thotë se nuk ka fonde për të rritur pagat, pensionet dhe pagesën për familjet me ndihmë ekonomike, sepse i mungojnë rreth 100 milionë euro të ardhura nga tatimet dhe doganat.
Mashtrim! Shqiptarët paguajnë përditë e më shumë taksa dhe tarifa, por ato vidhen. Fonde ka, por ato do të shkojnë për klientët e qeverisë. Vetëm për vitin e ardhshëm shqiptarët do të paguajnë nëpërmjet taksave në buxhet mbi 14.6 miliardë lekë (rreth 120 milionë euro) si pagesa për 14 kontratat koncensionare me PPP, që sipas Ministrisë së Financave, është 15.8 për qind më e lartë se pagesat e këtij viti. Rruga e Arbrit, sterilizimi i mjeteve kirurgjikale, skanimi i automjeteve në dogana, Rruga e Kombit apo pagesat për inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit, do të gllabërojnë fondet që mund të shkonin për rritjen e ekonomisë, të pagave, pensioneve, ndihmës ekonomike, apo në buxhetin e sektorëve publikë që po falimentohen qëllimisht nga qeveria.
‘Zgjidhja’ është e bindur se me këtë qeveri nuk do të ketë ditë të bardhë për shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve.
‘Zgjidhja’ u ka premtuar shqiptarëve se vetëm me të në pushtet taksat e tyre do të shkojnë për zhvillimin e ekonomisë, rritjen e pagave, pensioneve, të ndihmës ekonomike dhe për financimin e sektorëve jetikë shtetërorë, që çdo shqiptar të jetojë me dinjitet. Çdo qindarkë e paguar prej tyre me anë të taksave do t’u kthehet në mirëqenie, ndërsa klientët e qeverive të Berishës dhe të Ramës do t’i paguajnë një në një këto qindra milionë euro që po përfitojnë padrejtësisht.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore18 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar18 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix22 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix22 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix22 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet22 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal22 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske23 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore23 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore4 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook