Lidhu me ne

Radar

Horoskopi i muajit Nëntor 2019


Dashi
Muaji nëntor për të lindurit në shenjën e Dashit pritet të jetë mjaft aktiv në dashuri. Beqarët do të jenë në gjendje të përfitojnë nga kjo periudhë për të takuar njerëz të rinj. Dashuritë e reja që lindin në këtë muaj janë të destinuara të zgjasin për një kohë shumë të gjatë. Ky muaj në punë premton të jetë shumë interesant për të lidhur kontrata të mira dhe për të bërë marrëveshje të reja. Falë Jupiterit është e mundur të shfrytëzohen mundësitë më të mira dhe të arrihen rezultate të shkëlqyera në një nivel ekonomik.

Demi
Fillimi i Nëntorit nuk sjell shumë risi në dashuri për të lindurit e shenjës së demit. Për ata që kanë qenë në krizë, vetëm në fund të muajit do të jetë e mundur të gjejnë një klimë më të mirë, si në nivelin sentimental, ashtu edhe në atë familjar. Ata që janë çift duhet t’i kushtojnë vëmendje monotonisë. Në këtë muaj mund të ketë komplikime në punë. Situata profesionale dhe ekonomike sigurisht që do të përtërihet, por duhet të prisni. Sidoqoftë, mundësi të reja profesionale janë në rrugës këtë muaj.

Binjakët
Në këtë muaj ndjenjat kthehen në protagoniste për binjakët dhe historitë e lindura rishtas mund të jenë të rëndësishme. Fillimi i nëntorit duket pozitiv dhe për ata që duan të forcojnë lidhjen. Në punë muaji fillon me disa pakënaqësi të vogla për binjakët. Sidoqoftë nuk duhet të ndjehen të bllokuar nga dyshimet dhe pasiguritë, përkundrazi ata duhet të vazhdojnë, sepse ka ndryshime gjatë rrugës dhe gjithashtu mjaft të favorshme.

Gaforrja
Nga pikëpamja e ndjenjave, muaji Nëntor për gaforret është shumë i qetë. Pas datës 20 të muajit pasioni do të jetë shumë i lartë dhe takimet do të favorizohen. Në punë Dielli dhe Mërkuri punojnë për të lindurit në këtë shenjë, duke favorizuar mundësi. Gjatë këtij muaji do të jetë e mundur të fillojnë projekte të reja, por do të duhet të punojnë shumë për t’i bërë të gjitha javët shumë produktive. Rezultatet do të sjellin fitime të mira.

Luani
Muaji nëntor fillon me disa tensione në dashuri për Luanin. Kjo është arsyeja pse është më mirë të shmangni diskutimet me partnerin. Një zgjidhje për të shpëtuar marrëdhënien mund të jetë të kaloni më shumë kohë në intimitet, mbase duke u zhvendosur në një udhëtim jashtë qytetit, ose një mbrëmje romantike për të zgjuar pasionin. Në vendin e punës, të lindurit në shenjën e luanit do të kenë mundësi të mëdha. Do të kenë kushtet e duhura për të qenë konkurrues dhe për të kapërcyer sfidat. Është gjithashtu koha e duhur për të menduar për një projekt që ishte lënë mënjanë dhe që tani mund të zbatohet.

Virgjëresha
Për virgjëreshën do të një muaj plot konfirmime në dashuri. Ata që janë të pavendosur midis dy raporteve më në fund do të marrin një vendim. Sa i përket punës, ata që lindin në shenjën e virgjëreshës mund të marrin vendime që vijnë si rezultat i një situate që po vazhdon prej muajsh. Virgjëreshat kanë punuar me shumë mund dhe më në fund do të marrin oferta të mira pune.

Peshorja
Këtë muaj personat e lindur në shenjën e peshores duhet të jenë më të kujdesshëm në dashuri, veçanërisht nëse dikush ka përjetuar një krizë kohët e fundit. Është koha për të rikuperuar një raport para se të jetë vonë. Në punë është koha për zgjedhje të rëndësishme. Të lindurit në shenjën e peshores do të vendosin të mbyllin situata që nuk po shkojnë mirë dhe të fillojnë të reja.

Akrepi
Personat e lindur në shenjën e akrepit, të cilët kanë qenë në krizë këtë muaj, mund ta kapërcejnë atë më mirë, duke pasur parasysh qiellin e favorshëm. Ata që kanë një marrëdhënie të fortë bazuar në ndjenja do të favorizohen. Beqarët mund të kenë më shumë mundësi, por do të duhet të përfshihen dhe të hapin zemrat e tyre për njohje të reja. Në nëntor Mërkuri dhe gjithashtu Dielli ofrojnë shanse të shkëlqyera për të përparuar në punë sepse kur ka optimizëm, atëherë vjen fati.

Shigjetari
Të lindurit në shenjën e shigjetarit këtë muaj do të kenë mundësi të provojnë situata të reja në dashuri, ndërsa ata me një lidhje afatgjatë mund të duhet të rishikojnë disa gjëra. Qielli është gjithashtu i favorshëm për beqarët që mund të bëjnë takime me fat dhe të përjetojnë emocione të forta. Pas dy javëve të para, muaji Nëntor sjellë lajme të mira në sferën e punës për shigjetarët. Kështu që shumë mundësi po vijnë mundësi të reja, por do të duhet energji për t’i ndjekur ato.

Bricjapi
Në muajin nëntor dashuria nuk është shumë interesante për Bricjapët. Problemet dhe keqkuptimet do të lindin me partnerin, i cili mund të intensifikojë edhe prishjen e një marrëdhënie sentimentale. Në këtë periudhë, Venusi do të jetë më pozitiv për beqarët që do të jenë në gjendje të bëjnë takime me fat. Periudhë e shkëlqyer për punë, me Mërkurin dhe Marsin e favorshëm. Asnjë mundësi profesionale nuk do të duhet të refuzohet, veçanërisht nëse ka të bëjë me të ardhmen. Ata që kërkojnë një punë më të mirë do të jenë në gjendje të kenë kontakte dhe marrëveshje të reja.

Ujori
Një kohë e bukur për ndjenjat, Venusi është aktiv pothuajse gjatë gjithë muajit dhe sjell një lajm pozitiv. Ekzistojnë gjithashtu mundësi të shkëlqyera për të bërë miq të rinj që mund të bëhen të rëndësishëm në të ardhmen e afërt. Sidoqoftë, mund të ketë keqkuptime mes çifteve për shkak të mungesës së dialogut. Muaji nëntor është pak i komplikuar për sa i përket punës, sepse ka pak zhvillime të reja në sektorin profesional. Kundërshtimi i Mërkurit mund ta bëjë të vështirë avancimin e një projekti.

Peshqit
Fatkeqësisht, Venusi në këtë periudhë nuk është shumë pozitiv me ata të shenjës së peshqve. Në marrëdhënien në çift nuk do jetë e lehtë të menaxhohen ndjenjat nëse ka keqkuptime që kanë vazhduar për një kohë të gjatë. Prandaj është mirë të jeni shumë të kujdesshëm. Beqarët do të kenë disa mundësi për të takuar personin, i cili do të jetë në gjendje të qëndrojë pranë tyre. Dikush ju propozon marrëveshje të reja por vetëm projektet që fillojnë nga viti i ardhshëm do të duhet të vlerësohen.

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

iPad 11 do t’ju lejojë të përdorni Apple Intelligence

Viti 2025, i cili sapo ka filluar, do të jetë plot me produkte të reja për Apple, duke përfshirë iPad...

Mix17 orë më herët

Çfarë kanë të përbashkët Elon Musk dhe Vladimir Putin ?

Shkruar nga Moises NaimElon Musk dhe Vladimir Putin / Apo për faktin se ata mund të mos dinë atë që...

Radar17 orë më herët

Prapaskenat/ Kina po peshon shitjen e TikTok te Elon Musk

Zyrtarët kinezë po vlerësojnë një mundësi që përfshin blerjen e operacioneve amerikane të TikTok nga Elon Musk, nëse kompania nuk...

Radar17 orë më herët

Ndryshimi i politikave të moderimit, çfarë përfshijnë rregullat e reja të Facebook

Shefi i META-s Mark Zuckerberg, majtas, dhe zëvendëspresidenti i Facebook për Politikat Publike Globale, Joel Kaplan, pas një takimi me...

Kryesore23 orë më herët

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi...

Mix24 orë më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet2 ditë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix2 ditë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix2 ditë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske2 ditë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Facebook