Lidhu me ne

Kryesore

Aktori i njohur Leonardo DiCaprio i bashkohet protestës për mbrojtjen e lumit Vjosë

Aktori i njohur i bashkohet protestës për mbrojtjen e lumit Vjosë

Fushata e nisur prej vitesh nga ambientalistë shqiptarë dhe të huaj për të mbrojtur lumin Vjosa në Shqipëri, ka tërhequr së fundmi vëmendjen e mediave ndërkombëtare, si dhe të shumë personaliteteve të njohura në botë.

Pas një grupi shkencëtarësh që po instalojnë një laborator fiks në Vjosë, vjen lajmi se aktori Leonardo DiCaprio, fitues i çmimit Oscar, ka reaguar gjithashtu kundër vendimit të Qeverisë shqiptare për të ndërtuar tetë hidrocentrale në Vjosë.

Vjosa është lumi i vetëm në gjendje të egër i mbetur në Evropë.

Në profilin e tij në Instagram, ku ndiqet nga 37 milionë njerëz, Di Caprio ka shpërndarë videon dhe tekstin e The Associated Press ku flitet për planet që i japin fund veçantisë së lumit shqiptar.

Në postimin e Dicaprio, thuhet ndër të tjera:

Ky është lumi i fundit i egër në Evropë. Por për sa kohë?

Lumi Vjosa përshkon shpatet e mbuluara me pyje nga malet e Pindit në Greqisderi në brigjet e Adriatikut në Shqipëri.

Qeveria e Shqipërisë ka vendosur në lëvizje planet për të ngritur digë në Vjosë për të gjeneruar energji elektrike të nevojshme për një nga vendet më të varfëra të Evropës, me tetë diga të planifikuara për ndërtim përgjatë lumit.

Është pjesë e “bum”-eve të hidrocentraleve botërore, kryesisht në Azinë Juglindore, Amerikën e Jugut, Afrikë dhe në pjesë më pak të zhvilluara të Evropës. Por kritikët thonë se përfitimet e hidrocentraleve janë të mbivlerësuara – dhe theksojnë dëmet që digat mund të sjellin.

Digat bllokojnë rrjedhën natyrale të ujit dhe sedimenteve. Ato gjithashtu mund të ndryshojnë kiminë e ujit.

Lumenjtë janë një pjesë thelbësore e ciklit global të ujit. Ato veprojnë si arterie të natyrës, duke mbartur energji dhe lëndë ushqyese nëpër peizazhe të gjera, duke siguruar ujë, ushqim dhe industri.

 

 

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook