Lidhu me ne

Gatime

Blerina Bombaj: Ushqimet e rekomanduara për shëndetin e zemrës


Çfarë rekomandohet për parandalimin e ripërtëritjes së një episodi kardiak, ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik që duhet të kryeni 

Sëmundjet kardiake janë shkaku kryesor i vdekjeve sot për sot në pjesën më të madhe të botës. Shumë energji dhe para janë shpenzuar nga komuniteti shkencor për gjetjen e ilaçeve për sëmundjet e zemrës dhe shumë pak është investiguar roli i ushqimit në parandalimin dhe trajtimin e këtyre sëmundjeve. Në këtë artikull, dietologia klinike Blerina Bombaj jep një përmbledhje të të dhënave shkencore dhe rekomandimeve dietetike për trajtimin e pacientëve pas një episodi kardiak. Disa studime epidemiologjike kanë treguar se ndryshimi i stilit të jetesës  (ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik, pesha trupore normale dhe ndërprerja e alkoolit/duhanit), kanë ulur me 45-80% incidentet kardiake. Sa më të mëdha ndryshimet në këto aspekte, aq më e madhe mbrojtja nga episodet kardiake.

Dieta DASH – Dieta që ul tensionin

Në studime të shumta, dieta DASH (Dietary Approach to Stop Hypertension) rezulton me efekt pozitiv në uljen e dështimit kardiak, incidenteve dhe hipertensionit.

Kjo dietë konsiston në:

-Konsum të rritur të perimeve, frutave, fasuleve, drithërave integrale, frutave të thata,

-Konsumin e 3 racioneve peshk të kaltër në javë, mundësisht peshq të vegjël që konsumohen bashkë me hala,

-Uljen drastike të yndyrës së bulmetit dhe marrjen e 3 racioneve qumësht – kos pa yndyrë,

-Konsumin e jo më shumë se 3-4 vezëve në javë,

-Konsumin vetëm të vajrave bimor, jo më shume se 2-3 lugë të mëdha në ditë,

-Uljen drastike të mishit të kuq dhe nënprodukteve të tij,

-Kufizim të sheqerit,

-Minimizim të kripës.

Krahasuar me rekomandimet tradicionale dietetike për shëndetin e zemrës, dieta DASH ka ndikuar më shumë në elasticitetin e arterieve të mëdha, në kapacitetin e të ushtruarit dhe në cilësinë e jetës, dhe të gjitha këto, pa rënë në peshë.

Dieta Mesdhetare, mbrojtje e vërtetuar

Dieta mesdhetare ka disa të përbashkëta me dietën DASH, si p.sh. konsumi i rritur i fruta/perimeve, frutave të thata dhe fasuleve, peshkut dhe kufizimi i mishit të kuq. Ndryshimi qëndron se dieta mesdhetare nuk është aq e varfër në yndyre sa dieta DASH, përfshin pak bulmet dhe nënprodukte si djathi, vajin e ullirit si yndyrë kryesore, erëzat e njoma dhe konsumin e moderuar të verës së kuqe. Sikurse edhe dieta DASH, dieta mesdhetare ka treguar efekte veçanërisht mbrojtëse ndaj dështimit kardiak dhe ripërsëritjes së episodeve.

Dieta pas Infarktit

Rekomandimet deri më tani theksojnë një dietë të bazuar në ushqime me prejardhje bimore, të varfër në yndyrë dhe të pasur në fibra dhe antioksidante.

Ushqimet që mbrojnë nga dështimi kardiak;

-Perimet,

-Frutat,

-Fasulet,

-Drithërat e plotë,

-Proteinat e sojës,

-Vaji i ullirit,

Ushqimet që mendohet të kenë efekt mbrojtës, për të cilat të dhënat nuk janë shumë bindëse:

-Frutat e thatë dhe farat,

-Mishi i pulës,

-Peshku i yndyrshëm,

-Bulmeti,

Ushqimet që lidhen me rrezik kardiak të rritur:

-Mishi,

-Ushqimet me kripë (përfshirë frutat e thata dhe farat e kripura),

-Ushqimet e skuqura,

-Peshku i skuqur,

-Pijet e sheqerosura.

Mesazhi përfundimtar

Zëvendësoni bukën e bardhë me bukë të zezë dhe orizin/makaronat e bardha me variantin integral,

Zëvendësoni çdo lloj yndyre me vaj ulliri të shtypur në të ftohtë,

Bazoni dietën tuaj në ushqime bimore si drithërat, fasulet, perimet, frutat dhe frutat e thata,

Largoni mishin dhe veçanërisht sallamet, proshutat, produktet e tymosura,

Evitoni konsumin e konservave,

Konsumoni 3 herë në javë peshk të vogël të kaltër,

Konsumoni 2 herë në javë fasule ose thjerrëza si vakt kryesor dhe shtoni shpesh nëpër sallata fasule me ngjyrë ose qiqra,

Zgjidhni kosin pa yndyrë nga bulmeti dhe sasi të moderuara djathi, mundësisht pa kripë,

Eliminoni kripën sa më shumë

Nëse konsumoni alkool preferoni verën e kuqe dhe atë me pakicë,

Ecni çdo ditë të paktën 30 minuta me ritëm të shpejtë,

Konsumoni bashkë me mëngjesin sipas stinëve: lëng shege, lëng thane, lëng boronice ose lëng portokalli. Nëse nuk merrni mjekim, mund të konsumoni edhe lëng qitro.

Mos konsumoni më shumë se 6 vezë në javë.

Kontrolloni vitaminën D në gjak dhe sigurohuni të jetë në nivele optimale, ndryshe merrni suplement.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

E veshur e gjitha me të kuqe, Dua Lipa magjeps ndjekësit me pozat e fundit

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, ka postuar në Instagramin e saj disa foto ku shfaqet e veshur e gjitha...

Sport2 ditë më herët

Skandal pas derbit të Stambollit, Jose Mourinho kap për hunde trajnerin e Galatasaray (VIDEO)

Jose Mourinho është bërë sërish protagonist, por edhe këtë herë jo për bëmat në fushën e lojës. Fenerbahce e tij humbi...

Mix2 ditë më herët

Së shpejti, Syzet inteligjente Meta, Hypernova

Meta është gati të lançojë një version premium të syzeve të saj inteligjente Ray-Ban Meta, me një ekran të integruar....

Sport2 ditë më herët

VIDEO| Sandro Tonali “sfidon ligjet e fizikës”, gol i jashtëzakonshëm i italianit në Premier League

Një gol i jashtëzakonshëm, i denjë për çmimin Puskas është realizuar mbrëmjen e së mërkurës nga italiani Sandro Tonali në...

Aktualitet2 ditë më herët

“Je bashkë me Ramën në marrëveshje”, Basha i përgjigjet ndjekësit: Më ke ngatërruar me shokun Sali! Ai bashkoi votat me kryeministrin

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatet për deputetë Taulanda Jupi dhe Diana Toma, zhvilloi një takim...

Radar2 ditë më herët

Gazetari Marin Mema për Margarita Xhepën: Disa njerëz lindin për të prekur zemrat dhe për të mbetur aty përgjithmonë!

Marin Mema dhe Margarita Xhepa Gazetari Marin Mema i ka dedikuar një postim divës së kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa e...

Kryesore2 ditë më herët

Urdhri i Doktorit/ 7 deputetët e listës së mbyllur të PD në Tiranë, do mbledhin vota për Ilir Metën

Sali Berisha / Njëzetë kandidatë të listës së hapur në Tiranë, kanë denoncuar te Sali Berisha, skandalin që anëtarët e...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira që duhet t’i hani në mëngjes

Studime të shumta kanë konfirmuar se mëngjesi është me të vërtetë një vakt i rëndësishëm. Njerëzit që janë mësuar të...

Mix3 ditë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix3 ditë më herët

Doni fëmijë të zgjuar? 8 mënyra për të stimuluar trurin e tyre

Sipas një studimi të ri  lojërat ‘video games’ çdo ditë mund të rrisin fuqinë e trurit të fëmijëve. Në një...

Facebook