Kush janë 100 personat ‘non grata’ në SHBA, mes tyre 14 shqiptarë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur non grata disa zyrtarë të korruptuar në mbarë botën, mes tyre janë deputeti i parlamentit shqiptar, Tom Doshi, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Këta zyrtarë, bashkë me falimjarët e tyre (në total 14 persona) u ndalohet hyrja për gjithë jetën në SHBA.
Ajo ç’ka bie në sy është se në mbarë botën, SHBA-të u kanë ndaluar hyrjen 100 personave, ku 14 pre tyre janë shqiptarë. Pra një numër tejet i madh për një shtet të vogël si Shqipëria. Zyrtarët e tjerë të korruptuar janë nga vende të botës së tretë, si Zimbabve apo Sudani dhe 1 rast është nga Rumania.
Sekretari Amerikan i Shtetit, kur ka prova të besueshme për zyrtarë të huaj që kanë kryer korrupsion madhor ka të drejtën të vendosë ndalimin e hyrjes në SHBA në bazë të nenit Neni 7031 (c). Ai ka të drejtën të vendosë skualifikimin përgjithmonë të zyrtarëve të korruptuar dhe anëtarëve të familjes.
Pra, personat që shpall non grata SHBA janë Big-ët e korrupsionit! Këtu përfshihen zyrtarë që kërkojnë para në shkëmbim të favoreve shtetërore, ata që ndërhyrje në procese gjyqësore dhe ata ndërhyjnë në procese zgjedhore.
Deri më sot janë bërë të ditur publikisht 100 persona në mbarë që u ndalohet hyrja në SHBA, ku 14 prej të cilëve janë shqiptarë.
-Më 14 shkurt 2018 iu ndalua hyrja në SHBA, ish-prokurorit Adriatik Llalla, gruas dhe dy fëmijëve të tij. Llalla u larguar nga sistemi i drejtësisë dhe besohet se ka kërkuar azil në Gjermani. Llalla dyshohet se ka përvetësuar prona dhe pasuri të paligjshme sa ishte kryeprokuror.
-Më 16 prill 2018 iu ndalua hyrja në SHBA, Tom Doshit, gruas dhe fëmijëve të tij. Doshi është aktualisht në parlament si deputet i PSD (krahu i djathtë i Ramës). Doshi akuzohet nga SHBA për korrupsion domethënës, por në vendin tonë ai nuk po hetohet.
-Më 30 korrik 2019 iu ndalua hyrja në SHBA, Vangjush Dakos, gruas dhe dy fëmijëve të tij. Dako doli në përgjimet e Bild, duke folur me persona me precedentë kriminalë. Dako dyshohet për korrupsion dhe blerje votash (dosja 339/1).
Gazeta Mapo ka kryer një kërkim dhe sjell informacion mbi zyrtarët e tjerë në botë që u ndalohet hyrja në SHBA:
-Anselem Nhamo Sanyatwe- Zimbabve- Ish-komandant i Brigadës së Gardës Presidenciale dhe ambasador në Tanzani, i akuzuar për korrupsion dhe shtypje të protestave pas-zgjedhore.
-Salah Gosh- Sudan- Ish-drejtues i Shërbimit të Inteligjencës. Akuzohet për korrupsion dhe torturë. Në një rast u akuzua se kishte 1 miliard dollarë në një llogari bankare.
-Liviu Nicolae Dragnea- Rumani- Ish-kryetar parlamenti. I dyshuar për korrupsion domethënës. I dënuar për mashtrim elektoral. I dënuar për abuzim me detyrën.
-16 shtetas arabë, të dyshuar si të implikuar në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.
-Felix Ramon Bautista Rosario- Republika Dominikane- Ish-anëtar i Senatit. I dyshuar për korrupsion domethënës. I hetuar për dhjetëra kontrata ndërtimesh infrastrukturore.
-Muslim Khuchiev- Rusi- Kryeministër i Republikës Çeçene- I dyshuar për shkelje të të drejtave të njeriut, i akuzuar për tortura, zhdukje dhe ekzekutime ekstraligjore.