Lidhu me ne

Kryesore

“Shqipëria nuk është për femra”, Fevziu flet hapur: Qeveria të ikë

Gazetari i njohur Blendi Fevziu i ftuar në “Shiko kush luan” në Top Channel ka folur për situatën politike në vend, duke u shprehur se do të ishte mirë që qeveria të ikte.

Ndër të tjera ai ka folur për personazhet që do të ftonte në emisionin e tij, si dhe është ndalur edhe te familja e tij.

Fevziu ka thënë se Sqhipëria është vend maskilist, prandaj do të donte që vajzat e tij të jetonin jashtë.

Intervista

Më thuaj tre ndryshimet që duhet të ndodhin tek kjo qeverisje sipas teje?

Blendi Fevziu: Do bënte shumë mirë të ikte qeveria. Ky do ishte ndryshimi më i mirë se do krijonte rrotacion. E dyta, ai që do vinte të kishte besimin absolut të shqiptarëve dhe e treta, ky vend duhet të ketë një lloj perspektive në momentin kur të dyja palët të mendojnë pak më shumë për vendin se sa për karrierat e tyre brenda partive politike.

-A ka një person të njohur që do të doje ta ftoje?

Blendi Fevziu: Janë tre. E para është ish-mbretëresha Geraldinë. Kam qenë i magjepsur nga intervista me të. I dyti është Jusuf Vrioni, edhe ai nuk jeton më dhe i treti është Kadare.

Çfarë është familja për ty?

Blendi Fevziu: Familja është një bërthamë me të cilën ti ndërton pjesën më të madhe të jetës tënde. Në familje kur ka dy mendime të ndryshme, gjithmonë fiton ai i gruas.

A je ti babai që u thua po vajzave gjithmonë?

Blendi Fevziu: Po!

Të ardhmen e vajzave e sheh brenda Shqipërisë apo jashtë?

Blendi Fevziu: Gjyshja më thoshte gjatë komunizmit sa të hapet një shteg, ikni nga ky vend. Unë nuk ika. Besoj nuk jam penduar që nuk kam ikur. Por sot, do më pëlqente që vajzat e mia të mos jetonin në Shqipëri. Ky vend për fatin tonë të keq, ende është shumë maskilisk, nuk ka vlerësimin e duhur për femrat. Kjo është një nga fatkeqësitë e këtij vendi. Nëse shihni emancipimin, shihni raportin me femrat.

BLENDI

MË TEPËR

Kioske10 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix10 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore11 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar12 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix13 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar13 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar15 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix15 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore16 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix16 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook