Prej 17 vitesh në Amerikë, si duket aktorja e njohur shqiptare Pavlina Mani (foto)
Aktorja e njohur shqiptare Pavlina Mani prej 17 vitesh ndodhet në Amerikë së bashku me bashkëshortin e saj, regjisorin Pirro Mani.
Ata kanë qëndruar larg aktiviteteve kulturore dhe nuk kanë qenë pjesë e jetës publike.
Gjatë një vizite në shtëpinë e tyre, gazetari Dalip Greca ka ndarë në rrjete sociale disa fotografi nga mikpritja e ngrohtë e çiftit Mani.
“Sot paraditë, së bashku me Veiz Belliun, ishim mysafirë të mirëpritur tek miqtë tanë të mirë, artistët e shquar Pirrro Mani dhe Pavlina Mani, që jetojnë në Harrison, Neë York. Na pritën sic dijnë ata, me bujari dhe ngrohtësi. Biseduam për më shumë se dy orë për artin, historinë, skenën, fare pak për politikën, nuk ia vlen të humbësh kohë me të. Pavlina ndërkohë e shtroi tavolinën që në krye të herës. Faleminderit miq!”, shkruan Greca.
Kujtojmë që roli i fundit që aktorja ka luajtur ka qenë në serialin “Njerëz dhe fate”, ku luante rolin e Dritës krah Robert Ndrenikës.