Lidhu me ne

Radar

Manipulimet, shtirja dhe hipokrizia në një lidhje

Manipulimet, shtirja dhe hipokrizia në një lidhje

Dr. Adem Harxhi

Shëndeti dhe kënaqësia seksuale arrihen më mirë, kur dy partnerët e trajtojnë njëri-tjetrin si të barabartë, kur janë mendjehapur dhe të kujdesshëm.

Manipulimet, shtirja dhe hipokrizia nuk janë shprehje e  respektit dhe mirësisë.

Manipulatorët janë egoistë, që i fshehin dhe shtrembërojnë qëllimet dhe dëshirat e tyre të vërteta. Në çdo marrëdhënie ata përpiqen të arrijnë gjerat që atyre u pëlqejnë: seksin, egoizmin, pushtetin  dhe kontrollin.

Djemtë dhe vajzat që shfrytëzojnë të tjerët, për të plotësuar nevojat e tyre, nuk përjetojnë emocione të çiltra dhe miqësi të forta.

Ata, me pretekste fallco mund ta “vjedhin” një marrëdhënie, por ata dikur nuk do të ndjehen mirë as me veten. Ata do të ndjehen të vetmuar dhe të hidhëruar. Sjellja e tyre nuk lëndon vetëm viktimat, por edhe ata vetë.

Seksi, kurrë, nuk duhet të jetë një detyrim.

Në qofte se dëshironi të bëni seks me një person që e doni, shprehjani atij dëshirën tuaj. Mos prisni që  ai të ndjejë atë që ndjeni ju.  Mos përdorni kurrë shprehje si kjo : ” Në qoftë se më do me të vërtetë, ti duhet të bësh seks me mua”. Këtu dëshira ngatërrohet me detyrimin.

Që të tregoni se jeni të kujdesshëm dhe të ndjeshëm, gjuha që përdorni, duhet të jetë plot dhembshuri. Kur ju përdorni  moralizime me tepri, ju e keni humbur dhembshurinë. Për shembull, është krejt pa ndjeshmëri dhe shkatërruese, po qe se i etiketoni si “kurva”, “kurvarë”, ”bredharakë” dhe me terma të tjera të papërshtatshme, ata që bëjnë më shumë seks nga ju.

Përpiquni të jeni vetja juaj, që të gjeni mënyrën më të mirë për të vepruar sëbashku. Nuk është as e shëndetshme e as tërheqëse, kur përpiqeni të bëheni si dikush që nuk jeni.

Mos e gjykoni e mos e krahasoni veten me të tjerë. Vlera juaj unike, nuk qëndron në ngjashmërinë me shokët, ose me yjet e medias. Ju do të dukeni kallp, po qe se imitoni të tjerët dhe nuk paraqiteni si vetia juaj.

Që të jeni vetia, ju duhet të ndjeni e të dini se kush jeni në të vërtetë. Përqendrohuni në përsosjen dhe lartësimin e personalitetit tuaj. Vetëm kështu, do të bëheni më interesantë dhe më specialë. Për të qenë të ndershëm dhe të dashur me të tjerët, ju duhet të jeni të ndershëm me veten dhe ta doni veten tuaj. Ju duhet të jeni të vërtetë me veten, që të jeni të vërtetë me të tjerët.

Është me rëndësi të jeni të ndershëm, por duhet të tregoni simpati e dhembshuri për shokët e shoqet.

Në qofte se djemtë i trajtojnë vajzat si të barabarta…

Në qofte se djemtë i trajtojnë vajzat si të barabarta, shoqërisht dhe ekonomikisht, vajzat do të inkurajohen për më shumë seks, madje, për seks më të mirë. Me këtë dua të them se vajzat duhet të jenë po aq të lira sa edhe djemtë, për të filluar marrëdhënien. Barazia i bën më të përshtatshëm kufijtë fizikë dhe emocionalë midis djemve dhe vajzave.

Kjo ndihmon që pëlqimi të jetë i ndërsjelltë. Kur vajzat dhe djemtë  ndjehen mirë dhe të barabartë me njëri-tjetrin, e kanë më të lehtë të zhvillojnë Diskutimin Para Seksit, që është i domosdoshëm, përpara se ata t’i thonë “po” ose “jo”  uverturës seksuale.

Në të gjitha llojet e marrëdhënieve që mund të keni, seksi, duhet t’u ndihmojë të përmirësoni cilësinë dhe kuptimin e marrëdhënies. Të kënaqesh me seks, nuk është e pamoralshme. Ata që nuk bëjnë seks, nuk janë më të moralshëm nga ata që e duan seksin.

Po qe se e trajtoni njëri-tjetrin si të barabartë dhe jeni të ndershëm, të hapur, të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm, seksi nuk ka si të jetë  imoral.

Pse Suedia është më pak violente

Studimet në të gjitha kulturat e botës tregojnë, sa më represive të jetë një shoqëri lidhur me seksin, aq më shumë inkurajohet frustrimi, agresioni  dhe violenca seksuale. Suedia është më pak violente, nga ç’janë shumë vende të tjera. Pse? Sepse në Suedi ka më shumë mbështetje për kënaqësinë seksuale dhe për edukimin seksual.

Nuk është e shëndetshme e as normale, që kënaqësia seksuale të kufizohet e të shtypet, ose të censurohet. Për të vendosur në se duhet të jeni seksualë, ju duhet të vini në peshore faktet pro dhe kundrat. Do të ishte gjë e mençur, që ju t’i bënit vetes këto pyetje:

  • ” A dëmtohet dikush nga që unë bëj seks?”,

  • “ A do të përfitoj unë dhe i dashuri im i mundshëm, prej seksit ?”

  • “ A më bën të lumtur kjo marrëdhënie seksuale?”

Natyrisht, ju nuk mund të dini nëse dikush do të lëndohet. Ju nuk mund të dini nëse një sëmundje infektive seksuale, ose një shtatzëni e padëshiruar do të ndodhë. Por, ju e keni një  mjet të mençur në dispozicion. Ky mjet është Diskutimit Para Seksit. Ky diskutim do t’u lejojë të llogarisni rreziqet e mundshme dhe përfitimet që do të keni nga seksi. Para se të filloni seksin, bashkërisht,  duhet të vendosni të jeni të përgjegjshëm dhe të praktikoni seksin më të sigurtë.

Seksi duhet të jetë aktivitet serioz, por në të njëjtën kohë duhet të jetë edhe gëzim, edhe lojë, edhe kujdes edhe kënaqësi e madhe. Në këtë seri artikujsh për të rinjtë, ju do të mësoni për takimet, për të ashtuquajturit  shokë për përfitime dhe hooking up-et. Ju do të mësoni për të mirat dhe të këqijat e tyre. Revistat e adoleshentëve dhe të rinjve, si dhe web-sitet, i trajtojnë, vazhdimisht këto zgjedhje seksuale. Disa, i ngatërrojnë “hooking-upet” me  “shokët për përfitime”.

Ju duhet të dini, se këto dy nocione janë dy lloj zgjedhjesh të ndryshme. Të jesh një shok i vërtetë, siç ndodh në marrëdhëniet “shokë për përfitime”, është krejt ndryshe, nga të bësh seks me një të huaj, të cilin, kurrë, nuk e ke njohur më parë, siç ndodh ne “hooking-up”, ose seksin rastësor.

Pavarësisht zgjedhjes që keni bërë, ju e keni të vështirë të kontrolloni tërësisht ndjenjat tuaja, kur jeni duke bërë seks. Nuk është mirë të shtireni sikur nuk çani kokën për dashnorin, kur në të vërtetë shqetësoheni për të.

Tregoni kush jeni, pa i mbytur ndjenjat tuaja dhe pa u përpjekur të jeni zotërues. Kur jeni emocionalë, kjo nuk tregon dobësi. Krejt ndryshe, kjo tregon se jeni të shëndetshëm dhe normalë.

Në qoftë se, gabimisht, e shikoni seksin si një lojë

Në qoftë se, gabimisht, e shikoni seksin si një lojë, të jeni të sigurtë, që askush nuk do ta fitojë këtë lojë. Të dy mund të jeni të humbur. Disa nga ju,  mund të kenë më shumë se një partner, ndonëse, emocionalisht, janë më të lidhur me njërin prej tyre. Kjo tregon se ata nuk janë akoma gati për jetën seksuale. Dhe, shumica nga ju, nuk janë akoma gati dhe të aftë, që të jenë seriozë dhe të përkushtuar ndaj një personi tjetër. Deri sa e vërteta është kështu, atëherë, pse nuk prisni deri sa të rriteni edhe pak. Duke pritur, ju do të bëheni emocionalisht më të përshtatshëm dhe do të ndjeni  se jeni  gati?

Po nuk vepruat kështu, ka shumë mundësi, që ju të shkoni nëpër një seri marrëdhëniesh dramatike dhe prishjesh të dhimbshme. Këtë askush nuk e dëshiron. Vetëm zgjedhjet e mençura që do të bëni, do t’u japin qetësinë mendore. Juve nuk u duhen dramat e forta. Lërini dramat e forta për “soap” operat e televizionit.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

E veshur e gjitha me të kuqe, Dua Lipa magjeps ndjekësit me pozat e fundit

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, ka postuar në Instagramin e saj disa foto ku shfaqet e veshur e gjitha...

Sport3 ditë më herët

Skandal pas derbit të Stambollit, Jose Mourinho kap për hunde trajnerin e Galatasaray (VIDEO)

Jose Mourinho është bërë sërish protagonist, por edhe këtë herë jo për bëmat në fushën e lojës. Fenerbahce e tij humbi...

Mix3 ditë më herët

Së shpejti, Syzet inteligjente Meta, Hypernova

Meta është gati të lançojë një version premium të syzeve të saj inteligjente Ray-Ban Meta, me një ekran të integruar....

Sport3 ditë më herët

VIDEO| Sandro Tonali “sfidon ligjet e fizikës”, gol i jashtëzakonshëm i italianit në Premier League

Një gol i jashtëzakonshëm, i denjë për çmimin Puskas është realizuar mbrëmjen e së mërkurës nga italiani Sandro Tonali në...

Aktualitet3 ditë më herët

“Je bashkë me Ramën në marrëveshje”, Basha i përgjigjet ndjekësit: Më ke ngatërruar me shokun Sali! Ai bashkoi votat me kryeministrin

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatet për deputetë Taulanda Jupi dhe Diana Toma, zhvilloi një takim...

Radar3 ditë më herët

Gazetari Marin Mema për Margarita Xhepën: Disa njerëz lindin për të prekur zemrat dhe për të mbetur aty përgjithmonë!

Marin Mema dhe Margarita Xhepa Gazetari Marin Mema i ka dedikuar një postim divës së kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa e...

Kryesore3 ditë më herët

Urdhri i Doktorit/ 7 deputetët e listës së mbyllur të PD në Tiranë, do mbledhin vota për Ilir Metën

Sali Berisha / Njëzetë kandidatë të listës së hapur në Tiranë, kanë denoncuar te Sali Berisha, skandalin që anëtarët e...

Mix4 ditë më herët

3 ushqimet më të mira që duhet t’i hani në mëngjes

Studime të shumta kanë konfirmuar se mëngjesi është me të vërtetë një vakt i rëndësishëm. Njerëzit që janë mësuar të...

Mix4 ditë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix4 ditë më herët

Doni fëmijë të zgjuar? 8 mënyra për të stimuluar trurin e tyre

Sipas një studimi të ri  lojërat ‘video games’ çdo ditë mund të rrisin fuqinë e trurit të fëmijëve. Në një...

Facebook