Lidhu me ne

Kryesore

A do të fitojë ndonjëherë në tenderat e mëdhenj oferta më e ulët? Apo gishtin e Borchardit…

Nga Klodian Tomorri

Thonë se ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron asnjëherë. Drejtorët e Rilindjes funksionojnë në mënyrë të ngjashme. Sapo shkarkohet njëri se ia jep tenderin ofertës më të lartë, tjetri në radhe bën të njëjtën gjë. 

Pas rrugës Kardhiq-Delvinë dhe Unazës së Tiranës, rasti më i fundit është tenderi 3.8 milione euro për fazën e dytë të Lungomares, në segmentin nga Fusha e Sportit deri tek Uji i Ftohtë.

Tenderi për investimin simbol të qeverisë në qytetin e Vlores, u zhvillua në 12 shtator. Në garë morën pjesë 6 kompani, ku oferta më e ulët u paraqit nga Curri SHPK me 2.9 milionë euro, ose 900 mijë euro më pak se vlera limit. Por Fondi Shqiptar i Zhvillimit e skualifikoi me pretendimin se nuk përmbushte kriteret teknike, duke shpallur fituese ofertën e dytë, atë të kompanisë Fusha.

Skema ështe identike me Kardhiqin dhe Unazën. Skualifikohen ofertat më te ulëta me pretendimin se nuk përmbushin kriteret teknike dhe tenderin e marrin kompanitë me çmimim më të larte. I vetmi ndryshim është institucioni prokurues, këtë herë jo Autoriteti Rrugor Shqiptar, por Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Kjo administratë ka një rekord të pasur me tenderat fiktivë, të paracaktuar. Një pjesë e madhe e tenderave të mëdhenj bëhen vetëm me një ofertues real, ndërsa ofertat e tjera janë fiktive, që shërbejnë si koperturë për të legjitimuar garën. Kur në ndonjë rast kompanitë besojnë se do të ketë me të vërtetë garë dhe garojnë seriozisht, atëherë institucionet përdorin planin B për të shpallur fituese kompaninë që duan. Këto janë kriteret teknike.

Përdorimi i kritereve për të skualifikuar ofertat e ulëta dhe paracaktuar fituesin e tenderave është pranuar dhe nga vetë Agjencia e Prokurimeve. Në shumë raste madje, kriteret i harton vete kompania që është paracaktuar si fituese. Ndaj në shumë prokurime mund të gjesh kritere të çuditshme si pasja e një vinçi që peshon X ton, apo pasja e 257 punonjësve.

Këtë radhe kriteret e Fondit Shqiptar të Zhvillimit duan fituese kompaninë Fusha në tenderin e Lungomares. Fundja drejtori i Fondit të Zhvillimit vjen nga radhët e Bashkisë së Tiranës dhe ndoshta i njeh mirë kapacitetet teknike të kompanisë Fusha. Por a është i drejtë ky vendim? Fjalën e fundit do ta thotë Komisoni i Prokurimit.

Por derisa Komisioni të thojë fjalën e tij, tradita u konfirmua sërish. Edhe këtë herë, oferta më e levrdisshme për qytetarët, ajo që u kursente atyre 200 mijë euro, u shpall sërish e pavlefshme. Dhe nëse merr vetëm 3 tenderat e fundit në infrastrukturë, Kardhiqin, Unazën dhe Lungomaren, në total bëjnë 5 milionë euro, që mund t’u ishin kursyer qytetarëve, por që u tretën në llogari formale dhe të fshehta. Me 5 milionë euro ndërtohet një rrugë e mirë fshati, dy shkolla dhe një pavion i madh spitali.

Në këtë pikë mbase i duhet bërë një pyetje qeverisë. A do të fitojë ndonjëherë në tenderat e mëdhenj oferta më e ulët?

Apo gishtin e Borchardit.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook