Pse VIP-at i veshin këpucët një numër më të madh? Truku që duhet ta mësoni edhe ju
Kemi parë shpesh që në tapetin e kuq apo në evente të tjera VIP-at veshin këpucë me takë që janë numër më i madh se numri i tyre. E kemi vënë re shpesh te Meghan Markle. Dukesha e zbaton gjithmonë këtë rregull dhe jo më kot. Ka disa arsye pse të famshmit zgjedhin të veshin këpucë më të mëdha dhe pasi t’i mësoni do të bënit mirë të fillonit ta zbatonit edhe ju këtë truk.
Arsyeja kryesore janë kallot. Është e pashmangshme që pas shumë orësh mbi taka të mos të të formohen kallo, sidomos nëse këpucët janë të reja. Nëse këpucët i merrni një numër më të madh do ta shmangni këtë problem. Po ashtu, një tjetër arsye është qarkullimi i gjakut, sidomos për vajzat që i mbajnë takat për shumë orë veshur. Pak kohë pasi i kë veshur këpucët kanë tendencën ta shtrëngojnë këmbën dhe si rrjedhojë shkaktojnë enjtje dhe probleme me qarkullimin. Një numër më i madh këpucësh do ta evitonte këtë problem.
Tani e dini edhe ju, për të shmangur problemet me këmbët, sekreti janë takat një numër më i madh.