Lidhu me ne

Kryesore

Faktet/ Ku manipulon Erion Veliaj me rrëmbimin e Kopshit Botanik

Kryebashkiaku Veliaj i është kundërvënë sot me një gjuhë vulgare dhe të ulët, protestës së mbi 100 e ca pedagogëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që protestojnë kundër shkeljes së autonomisë universitare me kalimin e Kopështit Botanik në pronësi të Bashkisë së Tiranës.
Ashtu sikurse ka bërë në të gjitha konfliktet ku shteti është përballur në mënyrë arbitrare me qytetarët (që nga teatri e deri tek unaza e re), duke shpikur një debat irreal me armiq imagjinarë, ashtu Veliaj ka bërë edhe këtë radhë. Ai ka dashur ta minimizojë problemin si një protestë të dhëndrrit të Berishës, të Monika Kryemadhit dhe të rektorit Mynir Koni, të cilin e mbron Ilir Meta.

“Mbledhje e jashtëzakonshme e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Saliut. Po mblidhuni ndonjëherë për shkencë me të njëjtin pasion, me të njëjtin zell, me të njëjtin nerv”, tha Veliaj gjatë një takimi me pjestarë të maratonës së Tiranës, ku futi si pykë edhe sulmet ndaj rektorit: “PD e mori gjysmën e bëri asfalt dhe beton, Mynyri mori 5 mijë lekëshat e nuseve dhe për këtë mbledh senatin”, e bastardoi nivelin e debatit ai.

Por, fakti është se në protestën e zhvilluar këtë të mërkurë para Gjykatës administrative, që po shqyrton këtë çështje, gjendeshin profesorë dhe specialistët të parkut, pavarësisht nga bindjet e tyre të majta dhe të djathta. Dhe kjo për disa arsye të thjeshta, që arkitekti i propagandës bajate të bashkisë kërkon t’i fshehë përmes sharjesh dhe provokimit të konfiketeve fallco.

Së pari, vendimi i qeverisë i mes korrikut 2019 që i kalon 15 ha truall në pronësi të Bashkisë, shkel autonominë e Universiteteve sepse këtë tokë shteti ia ka lënë në përdorim që në vitet ’60 Universitetit dhe kanë qenë punonjësit e tij që e kanë ngritur nga hiçi në këmbë kopshtin Botanik. Së dyti, ai është në kundërshtim me Ligjin e arsimit të Lartë (shiko poshte), pavarësisht të cilit, Ministria e Arsimit e kaloi në mungesë të plotë transparence tek Erion Veliaj. Së treti, megjithëse kanë këto barriera mbrojtëse, shumë pedagogë që protetstonin sot, nuk ishin 100 përqind kundër administrimit të kësaj prone nga Bashkia.

“Ata kanë më shumë para dhe më shumë fonde dhe mund të gjendej një marrëveshje, që pa prekur aspektin shkencor, pa prekur vendimarrjen për anën profesionale dhe praktikat e mësimdhënies, që ata ta menaxhonin Kopshtin Botanik”, tha njëri nga pedagogët që protestonte sot për Lapsi.al. “Por- vazhdoi ai- bashkia është sjellë në mënyrë arrogante. Përfaqësues tanët në biseda me njerëzit e Veliajt i kanë kërkuar projektin. Ç’plane kanë, ku do ndërhyjnë, në mënyrë që mos dëmtojnë bimë tejet të ralla që gjenden vetëm aty. E dini përgjigjen që kanë marrë:  Do ta bëjmë shumë të bukur”, tha ai.

Pra bashkia jo vetëm do t’i rrëmbejë fakultetit të Shkencave këtë pasuri, duke e bërë pronë të vet, por nuk do as të bëjë transparencë se cila do të jetë kostoja e tij shkencore mbi pasurinë që gjendet aty. Kjo i ka bërë shumë pedagogë të protestojnë të revoltuar. Kjo gjithashtu e ka detyruar edhe Erion Veliajn të sillet për të kushedi të satën herë si mashtrues, duke shitur në publik një debat të politizuar: pra jo si kur është fjala për të ruajtur një pasuri shkencore, por për të konsumuar sherrin e radhës me Jamarbër Malltezin dhe Mynir Konin.

Nenet e Ligjit për arsimin e lartë që shekelen:

Neni 3/ Liria akademike dhe Autonomia e institucioneve

Në piken d thuhet se: “Institucionet e arsimit të lartë gëzojnë liri akademike, autonomi financiare, organizative… për të administruar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme që institucionet zotërojnë ligjërisht, në përputhje me misionin e tyre”.

Neni 5/Roli i shtetit në arsimin e lartë

Në piken dh thuhet se shteti “garanton paprekshmërinë e institucioneve të arsimit të lartë dhe të territorit të tyre”./Lapsi

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar8 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix10 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix10 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix10 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix10 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar10 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix10 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix11 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix11 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook