Lidhu me ne

Kryesore

Sikur Edi Rama të imitonte zgjedhjet e Kosovës, aq bukur sa imiton Dash’ Shehin

Nga Enkel Demi

Kryetari i qeverisë, Edi Rama bën prova para pasqyrës të imitojë sa Ismail Qemalin, sa Dash’ Shehin. Nuk e njihnim më parë talentin e tij për sojin e imitatorit, por qysh pas suksesit të bojatisur me Edi Palokën, tani askush nuk ia vë në dyshim këtë aftësi të rrallë.

Tani, pas zgjedhjeve të Kosovës, ku zgjedhjet u zhvilluan dhe u numëruan brenda 24 orëve, të gjithë i kërkojnë të imitojë këto zgjedhje. Të jetë besnik i këtij imitimi, ta bëjë sak si ata, mos t’i lërë gjë mangut dhe kemi për t’ia ditur për nder sa të jetë jeta.

Kjo, sepse dardanët rrëfyen që vjedhja e zgjedhjeve, terrori mbi to, “tërmetet”, “çunat problematikë” e më the të thashë, nuk kanë të bëjnë me racën e shqiptarit a fisin e tij. Shqiptarët dinë të bëjnë zgjedhje, të kuvendojnë, të ndryshojnë, ndaj nuk ka nevojë për shumë komente. Ramush Haradinaj la ndenjësen e kryeministrit dhe nuk u kap pas tij me mish e me shpirt, jo më të lëshonte rrënjë. Ani, se në zgjedhje nuk mori atë që priste, ndoshta atë që meritonte, tha që bëra mirë se rezultati i zgjedhjeve rrëfeu nevojën e një shumice të re.

Partia Demokratike e Kosovës njohu rolin e saj në opozitë, kurse e hëna është një ditë e zakonshme pune në shtetin e dytë të shqiptarëve, të cilët padrejtësisht jetojnë në varfëri, madje as të drejtën e lëvizjes së lirë nuk e gëzojnë.

Në anën tjetër e Shqiptarisë duket sikur është e pamundur të bësh një palë zgjedhje, jo më të ndërmarrësh ndryshimin thelbësor. Qeveria në koalicion me banditët vodhi zgjedhjet, edhe kur ishte e vetme në to. Grabiti, megjithëse nuk kishte garë. Ky është ves, por jo ves i shqiptarëve si u mësuan të na i shisnin deri më tash, pasi ata, shqiptarët e Dardanisë nuk kanë as më shumë e as më pak se këta të trungut amë.

Të vetmen gjë që ata nuk e kanë është Rilindja, kjo sëmundje ngjitëse, e cila për fat u fut në karantinë dhe nuk e molepsi Kosovën. Sado që virusi “baton” u mundua të përhapet, nuk e sëmuri gjysmën tonë të shëndetshme. Prandaj, Shqiptaria sot i gëzohet gjysmës me jetë që mund të shërojë gjysmën tjetër të kapur nga tumori i Rilindjes, i cili me këtë që ngjau të djelën është e sigurtë se është beninj, pasi shqiptarët nuk janë malinj.

Ndaj, me shpresë te Zoti që ta yshtë edhe më prijësin në tabiatin e tij të imituesit, në mënyrë që nga rakija e Dashit ta ngrejë bërrylin e të shkojë te zgjedhjet e Ramushit.

MË TEPËR

Kioske15 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix15 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore16 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar18 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix18 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar19 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar20 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix20 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore21 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix21 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook