Lidhu me ne

Aktualitet

Rezultatet 2019 / Ish-komandantët e UÇK-së dalin në opozitë

Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit në Kosovë. Kur janë numëruar rreth 85% e kutive të votimit, partia e drejtuar nga Albin Kurti ka marrë 25,88% të votave e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24,87% të votave.

Diferenca mes dy partive që kryesojnë është rreth 7 mijë vota. Kjo ishte një garë e rëndësishme mes 2 partive të opozitës pasi do të përcaktonte se cila do të jetë ajo që do të përcaktojë kryeministrin e ardhshëm mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

REZULATATET PER 85% TE VOTAVE

LËVIZJA VETËVENDOSJE!                     25,88% ose 31 deputetë
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS  24,92% ose 30 deputetë
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS  21,01% ose 25 deputetë
AAK – PSD                                                    11,58% ose 14 deputetë
NISMA – AKR – PD                                    4,97% ose 0 deputetë (nuk kalon pragun)
SRPSKA LISTA                                             6,38% ose 10 deputetë
Minoritete të tjera                                                            10 deputetë

Menjëherë pas shpalljes së rezultateve simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur festën në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës. Një numër i madh i tyre janë parë me flamuj kombëtar afër statujës së heroit kombëtar, por mungonin flamujt e Kosovës.

Reagimet e para

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha për mediat se që nesër do të trokasë në derë LDK-së për bashkëpunim. Kurti tha se do ta krijojë qeverinë sa më shpejt, ndërsa shtoi se e ka synim që kabinetin ta formojë me LDK-në.

“Kurrë nuk më kanë uruar qytetarët më shumë. Është hera e parë që po marrë urime më shumë se kur kam dalë nga burgu i Serbisë. Kjo është më e rëndësishmja, të tjerat besoj që do të pasojnë nesër. Nga politikanët s’ma ka uruar kush, por kjo nuk ka rëndësi për mua”, – tha Kurti.

Ndërsa kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani foli nga selia e partisë duke deklaruar se do të presin që të numërohet edhe vota e fundit dhe të shpallet fituesi përpara se të mbajnë qëndrime. Megjithatë ajo tha se opozita ka dalë fitimtare dhe nëse do të fitojë Kurti ajo tha se do ta urojë.

“Rezultati siç po shihet do të përcaktohet nga votat me kusht dhe nga votat e mërgatës. Pas numërimit të votave me kusht dhe votave të mërgatës do të kemi një rezultat përfundimtar. Do të presim rezultatin final” – tha Osmani.

PDK pranon humbjen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa tha se partia që ai drejton do të kalojë në opozitë, për t’i shërbyer kombit dhe shtetit. Ai falënderoi votuesit që besuan tek PDK-ja.

“PDK-ja do të kalojë në opozitë. Por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombin dhe shtetin. I jam mirënjohës mijëra njerëzve që i takuam këto ditë”, – tha ai në konferencë për mediat.

Zhgënjen edhe Haradinaj

Pas dorëheqjes për shkak të thirrjes në Hagë, AAK-ja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj u duk se pati rritje në opinionin publik, por ajo nuk u përkthye në vota. Koalicioni i AAK-së së Haradinajt me PSD-në ka mërrë një rezultat zhgënjyes me vetëm 11,55% të votave. Ai ka bërë një koment në Facebook, por nuk flet për rezultatin duke u përqendruar te standardet e procesit.

“Vendimi im për t’ia kthyer sovranit vendimmarrjen, pikërisht në kohë udhëkryqi për Kosovën, sot u vërtetua që ishte veprim i drejtë. Gara e drejt dhe e qetë, e ngriti Kosovën dhe qytetarët e saj në një standard të ri të pjekurisë politike dhe demokratike, duke shërbyer si model shembull në rajon. Për këtë meritore janë të gjitha partitë politike, pa dallim” – shkruan Haradinaj.

Limaj jashtë parlamentit

Një rezultat akoma më zhgënjyes mori një tjetër ish-komandant i UÇK-së. Famir Limaj dhe partia e tij NISMA që bëri koalicion me AKR-në e Behgjet Pacollit nuk arriti të marrë 5% të votave duke rënë në 4.97%. Pritet të numërohen votat e fundit, votat me kusht dhe votat e emigrantëve për të përcaktuar nëse

NISMA do të hyjë në parlament.

Zgjedhjet e parakohshme erdhën si pasojë e dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj, dhe shpërbërjes së Kuvendit. Zgjedhjet kanë qenë më të qetat e mbajtura ndonjëherë në Kosovë kur janë raportuar një numër shumë i vogël incidentesh. 

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar23 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix1 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix1 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar1 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix1 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix1 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix1 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook